Mite dhe të vërteta për alternativat pa tym

29 Korrik 2021, 08:00Lifestyle TEMA

Keqkuptimet në lidhje me alternativat pa tym janë jashtëzakonisht të përhapura, fatkeqësisht edhe mes njerëzve të cilët mund të përfitonin me së shumti prej tyre. 

Për duhanpirësit e rritur, kalimi nga cigare tradicionale në alternativë pa tym mund të jetë një shpëtim. Nëse numri më i madh i duhanpirësve amerikanë do të kalonin në cigare elektronike, parashikohet se kjo do të shpëtonte rreth 6,6 milionë jetë. Në të mirë të shëndetit publik, është kritike që mitet mbi alternativat pa tym të çmitizohen, në mënyrë që njerëzit të mund t’i kuptojnë këto produkte siç duhet. Ky artikull sqaron disa prej keqkuptimeve më të përhapura në lidhje me alternativat pa tym. 

Mit: Alternativat pa tym janë po aq të dëmshme sa cigaret tradicionale

Fakt: Alternativat pa tym (produktet me ngrohje, cigaret elektronike) vlerësohen të çlirojnë së paku 95% më pak kimikate të dëmshme se cigaret tradicionale. Studime nga shkencëtarë të pavarur kanë treguar se produkti me ngrohje IQOS emeton deri në 99% më pak disa kimikate të caktuara sesa një cigare e zakonshme. (lexo këtu) Po kështu, për cigaret elektronike, ka institucione të rëndësishme të shëndetit publik të cilat thonë se reduktimi i dëmit nga cigaret elektronike në krahasim me cigaret e zakonshme, është rreth 95%. 

Mit: Nikotina shkakton kancer

Fakt: Jo, nikotina nuk shkakton kancer. Nikotina, edhe pse shkakton varësi, nuk klasifikohet si një karcinogjen dhe shfaq edhe aspekte pozitive, pak a shumë si kafeina. Dëmi i cigareve vjen jo nga nikotina, por nga katrani dhe nga mijëra kimikatet që çlirohen nga djegia me tymin. Produktet me ngrohje nuk kanë proces djegieje dhe çlirojnë aerosol, jo tym, kështu që këto kimikate nuk çlirohen. 

Mit: Produktet me ngrohje janë njësoj si cigaret elektronike

Fakti: Jo, produktet me ngrohje janë kategori krejt tjetër nga cigaret elektronike. Produktet me ngrohje ngrohin një fije duhani pa lejuar të fillojë procesi i djegies, duke shmangur çlirimin e mijëra kimikateve të dëmshme të tymit. Kurse cigaret elektronike funksionojnë duke avulluar një lëng me nikotinë. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje