Rrëfehen punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam: Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezët

27 Korrik 2021, 20:36Lifestyle TEMA

Motrat binjake Louise e Martine Fokken janë tashmë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam, me gjysmë shekulli eksperiencë në industrinë e seksit, dhe të dyja së bashku kanë thonë se kanë shërbyer më shumë se 335,000 burra gjatë dekadave.

Amsterdami njihet për zonën e tij “me drita të kuqe” ku pretendohet se mund të plotësosh edhe dëshirat më të egra.

Por megjithse punonjëset atje “shkojnë e vijnë”, dy motrat Louise e Martine Fokken kanë shumë më teper eksperiencë se të tjerat.

Ato kanë ftuar tashmë titullin “vejushat më të vjetra të distriktit” në vitin 2012 para se të dilnin në pension.

Për to është bërë një dokumentar i titulluar “Motrat Fokkens”, si dhe një libër që dokumenton jetën e tyre.

Dy motrat tashmë në të 70-at, flasin hapur për të kaluarën e tyre, duke rrëfyer se kanë shërbyer më shumë se 335,000 klientë gjatë viteve.

Louise e Martine banojnë në apartamentin e tyre në Ijmuiden, në perëndim të Amsterdam. Fëmijët e Louise janë marrë prej kohesh në kujdesin e shtetit. Ajo tregon një fotografi që e mban në raft, ku shihen fytyrat e vogla të buzëqeshura.

Duke folur me The Guardian, Louise shpjegon sesi hyri në industrinë e seksit.

“Buri im më rrihte në rrugë kur isha në të 20-at.”

“Më thoshte se nëse nuk fitoja para do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja shumë, kështu që duhet ta bëja”.

Ndërkohë Martine ishte duke lindur fëmijën e saj të parë kur mësoi se e motra po punonte në dritaret famëkeqe.

Ajo nuk e kishte kuptuar që Louise ishte keq për para, prandaj ofroi ta ndihmonte.

Louise shton: “Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe vendin e zuri Martine, por burrat nisën t’i kërkonin punë”.

“Kështu nisëm të punonin të dyja, nganjëherë përfundonim në të njëjtën dritare të dyja bashkë”, thote ajo duke iu referuar vitrinave te xhamta ku reklamoheshn vajzat.

Motrat thonë se brenda industrisë së seksit, ato mbronin njera-tjetrën.

“Ne i dimë hilet, e dimë çfarë duan ata. Dimë si t’u flasim atyre e madje si t’i bëjmë të qeshin”, thotë Louise, duke shtuar se nuk kanë shumë pendesa për punën e tyre.

Louise doli e para në pension prej artritit, dhe Martine e ndoqi pak kohë më vonë.

Ajo shton se kjo industri është përkeqësuar me kalimin e kohës. “Më parë jetonte e gjithë familja me fitimet tona, kurse tani vjen zyra e taksave e të kërkon të paguash shuma të çmendura. Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezet. Hijenat erdhën në vitet 2000, krimi i organizuar i prostitucionit.”

Martine shton për BBC: “Edhe djemtë janë ndryshe sot, ata pijnë më shumë, janë të shëndoshë e nuk të respektojnë. Ata duhet të ecin me biçikleta sic bejne holandezët, e jo vetëm të pijnë gjithë kohës”.

4 komente në “Rrëfehen punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam: Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezët”

  1. Sara says:

    mire e keni ju mi teze po kush ju degjon, tani u bohet barku si kacek maje BMW-ve dhe kur shkojne ne hale nuk u zbresin

    1. Ata Jane meshkuje prestituta per veti says:

      Ata njerze që rrahin grate a po një femer dhe e shvytzone për të fituare lek për veti dhe e hjedhin në rruge për të punuare si prostitute jane njerzit më të lige të keti planeti dhe Jane prestituta për veti poshte barbarizmi njerzore

  2. Pordhe me rigone.... says:

    Po ne Albanistan ku sunitet I rrahin grate gjithe jeten, qe ne muajin e pare pas martese!?
    Nese ecet me kete logjike i
    bie qe gjithsa keto haneme te rrahura te behen……poutana!!!
    Mgjs raste ka shume,kshq jane te besueshme arsyet se perse keto e filluan kete “sport” shume heret…..
    Pra sunita jeni njishi, keshtu vazhdoni,rrijini grate,motrat e kusherirat se u siguroni vend pune……

  3. labi says:

    Kur nje haneme behet putane deri diku eshte normale,pasi ne gjith boten grate edhe behen putana,ca nga halli e ca nga malli,por kur burrat behen putana si ne Gerqi kesaj si i behet,mjafton nje shetitje rrugeve te Athines e do zbulosh kryeqytetin e bythaxhive,kjo semundje ka rene e te minoritaret e Shqiperise.aq sa komentet e tyre i lexojme dhe ne gazetat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje