FOTOT: Mbesa e princeshë Diana martohet me miliarderin 62 vjeçar

26 Korrik 2021, 15:43Lifestyle TEMA

Mbesa e Princeshës Diana i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj miliarder, gjatë fundjavës në Romë. Lady Kitty Spencer, 30 vjeç dhe Michael Lewis, 62 vjeç, i thanë po njëri-tjetrit në kështjellën italiane të shekullit 17-të të Shtunën, pas tre vitesh lidhje.

Mes të ftuarve ishin ylli britanik i muzikës pop Pixie Lott, kontesha Emma Ëeymouth dhe i preferuari i mediave londineze Mark Francis Vandelli.

Dasma e mbrëmjes u zhvillua në Villa Aldobrandini në Frascati, e cila mburret me pamje mahnitëse të kryeqytetit italian. Mes të ftuarve ishin dy motrat e nuses Lady Kitty, Eliza e Amelia.

Ata shin gjithashtu me shumë miq e familjarë të tjerë për të festuar dasmën.

30 vjeçarja Lady Kitty, është bija e vëllait të Diana, Earl Spencer.

Shumë nga të ftuarit mbanin veshje nga shtëpia italiane e modës, Dolce & Gabanna, duke respektuar vendndodhjen e eventit. Edhe fustani i vetë Lady Kitty është krijuar nga shtëpia vendase e modës, për të cilën ajo është përfaqësuese globale.

Kitty ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto para ceremonisë, ku duket se bën festën e beqarisë me mikeshat e saj.

Në foto Lady Kitty mban një fustan me pika bardhë e zi, gjithashtu të bërë nga Dolce & Gabanna.

Lajmi për lidhjen e çiftit ishte dhënë prej vitit 2018 dhe fejesa ishte njoftuar në fund të 2019.

Zhurmat thonë se çifti janë prezantuar nga ministri britanik i mbrojtjes Liam Fox.

 

1 komente në “FOTOT: Mbesa e princeshë Diana martohet me miliarderin 62 vjeçar”

  1. shikoni kur te dali Robert Berisha e te thoj : K´saj i ka mungu dashuria e Babes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje