David Beckham merret në pyetje nga policia italiane

26 Korrik 2021, 09:56Lifestyle TEMA
David Beckham merret në pyetje nga policia italiane

David Beckham është marrë në pyetje nga policia italiane pasi fëmijët e tij u panë duke realizuar disa sporte ujore në një jaht luksoz në bregdetin e Amalfi.

Në fotot e marra nga “The Sun”, futbollisti, 46-vjeçar u pa duke biseduar me policinë në anijen e ankoruar pasi fëmijët e tij Cruz, 16 dhe Harper, 10, shijuan disa xhiro me jet ski.

Në Itali duhet të jesh mbi 18 vjeç për të drejtuar një jet ski dhe kjo ishte arsyeja pse policia i ndaloi ata.

Të dy Cruz dhe Harper kishin veshur jelek shpëtimi. Futbollisti ka thirrur fëmijët përsëri në jaht dhe ata menjëherë ankoruan jet skitë. Biseda mes tij dhe uniformave blu zgjati për më shumë se një orë, por gjithçka u zgjidh miqësisht pasi Beckham u tregoi atyre të gjitha dokumentat e nevojshme. Madje një prej tyre i kërkoi atij të realizonin një selfie së bashku. Beckham momentalisht po shijon disa ditë pushimi me familjen.

1 komente në “David Beckham merret në pyetje nga policia italiane”

  1. Rregullat jane nje per te gjithe. says:

    I lumte policise Italiane qe zbaton rregullat askush nuk eshte mbi ligjin sado pasuri te kesh. Te jesh kush te duash zbato rregullat shoku me femijet e tu te llastuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje