FOTOT: Nga darka me Ramën tek vizita në Krujë, familja Lipa tregon mbresat nga Shqipëria: Na bëtë të ndihemi pjesë e familjes suaj

25 Korrik 2021, 11:00Lifestyle TEMA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila  prej dy ditësh ndodhet ne Tiranë së bashku me familjen dhe të fejuarin e saj, ka takuar personazhe të njohur si dhe ka vizituar disa vende.

Së fundmi Dukagjin Lipa, babai i këngëtares, ka ndarë në rrjetet sociale mbresat e familjes nga vizita në Shqipëri.

Në disa foto të ndara në ‘Instagram’, Dukagjin Lipa, Dua dhe partneri i saj Anëar shfaqen në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda, si dhe kryebashkiakut Veliaj me bashkëshorten.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore shqiptare me kryeministri Edi Rama ishte një përvojë e veçantë. Faleminderit që na bëtë të ndihemi pjesë e familjes tuaj. Me dashuri dhe respekt, familja Lipa”, shkruan ai në postim.

Një takim me këngëtaren e pati edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Ndërsa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”,- shkruajti Yuri Kim.

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila që prej ditës së djeshme ndodhet ne Tiranë së bashku me familjen dhe të fejuarin e saj, ka takuar personazhe të njohur si dhe ka vizituar disa vende.

Së fundmi Dukagjin Lipa, babai i këngëtares, ka ndarë në rrjetet sociale mbresat e familjes nga vizita në Shqipëri.

Në disa foto të ndara në ‘Instagram’, Dukagjin Lipa, Dua dhe partneri i saj Anëar shfaqen në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda, si dhe kryebashkiakut Veliaj me bashkëshorten.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore shqiptare me kryeministri Edi Rama ishte një përvojë e veçantë. Faleminderit që na bëtë të ndihemi pjesë e familjes tuaj. Me dashuri dhe respekt, familja Lipa”, shkruan ai në postim.

Një takim me këngëtaren e pati edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Ndërsa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”,- shkruajti Yuri Kim.

3 komente në “FOTOT: Nga darka me Ramën tek vizita në Krujë, familja Lipa tregon mbresat nga Shqipëria: Na bëtë të ndihemi pjesë e familjes suaj”

  1. Vizitat ne Atdheun e te pareve eshte gjithmon i bukur , i kendshem ,impresionues
    ku gjaku vallzon brenda venave me bukur se ne asnji vend te botes.
    Nji vizite e duhur dhe e sukseseshme e Yllit Shqiptare me Fame Boterore Dua Lipa
    dhe Familjes se saj ne Shqiperi .
    Atdheu i shqiptareve ke ndjenje te vecant e shte mjaft Mbreselenes …

  2. shqeto says:

    Di te kendoje kjo labçe, myzeqareçe, me çifteli? Po nuk di keto, kot e keni. Populli yne keto do, ndersa te rinjte qe ngaterrojne vargjet e poeteve shqiptare me njeri tjetrin, ndoshta kete duan.

  3. Yyyp xhixhi says:

    Hallall familja Lipa. Po dhenderri me duket pak si pusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje