Qyteti legjendar: Ja cila është historia e vërtetë e Trojës

24 Korrik 2021, 21:40Lifestyle TEMA

Nga Avery Hurt

“Discover Magazine”

Ka Perëndi zemërake dhe ndërhyrëse në jetën e njerëzve, një gjysmëperëndi që vritet dhe një hero fatkeq, dashuri dhe thyerje zemre, triumf dhe humbje. Nuk është çudi pse “Iliada” ka ndikuar për mijëra vjet në letërsinë perëndimore.

Fjala “Iliad” vjen nga “Ilion”, një emër i lashtë për Trojën dhe historia zhvillohet në ditët e fundit të rrethimit 10-vjeçar të atij qyteti. Zakonisht poema e famshme i atribuohet Homerit, një poeti grek që shkroi në fundin e shekullit VIII-të ose fillimin e shekullit VII-të Para Krishtit.

Homeri mund të ketë qenë autori i vetëm, ose ai ishte ndoshta personi që shkroi i pari një poezi të përshtatur nga një traditë e gjatë gojore. Në çdo rast, ngjarjet e përshkruara në poezi ndodhën disa qindra vjet para se të shkruhej “Iliada”.

Njëlloj si me legjendat mbi mbretin Artur në Britaninë e Madhe, historia e Trojës është treguar në shumë mënyra të ndryshme nga shumë njerëz të ndryshëm. “Iliada” e Homerit është vetëm rrëfimi i një pjese të historisë (dhe nuk përfshin episodin e kalit prej druri). Gjithashtu si legjendat arturiane, është e vështirë të dihet se sa legjenda bazohet në diçka që ka ndodhur vërtetë. A pati Luftë tëTrojës? A ishte Troja një qytet i vërtetë?Gjatë 150 viteve të fundit, arkeologët u janë përgjigjur disa prej këtyre pyetjeve. Por ka akoma shumë për të mësuar rreth Trojës dhe legjendave që rrethojnë qytetin antik.

Në shekullin XIX, studiuesi anglez Frenk Kalvert shkoi si një diplomat britanik në Turqi, dhe u vendos pranë Hisarlik në Turqinë Perëndimore. Si një arkeolog i aftë (edhe pse pa shumë përvojë), Kalvert bëri një gërmim paraprak, duke besuar se do të zbulonte vendndodhjen e Trojës, bazuar në kërkimet e mëparshme të bëra nga gazetari dhe studiuesi skocez Çarls Meklaren.

Por Kalvert nuk kishte para për të financuar një ekspeditë të plotë. Ndërkohë Hajrih Shlieman e pati këtë mundësi. Ai ishte një biznesmen i pasur gjerman dhe arkeolog autodidakt. Gjatë shekullit XIX, shumica e studiuesve mendonin se Lufta e Trojës ishte një legjendë pa asnjë bazë të vërtetë.

Shlieman donte t’u tregonte që ata e kishin gabim. Kur Kalvert i tha Shlieman se Hisarliku mund të ishte në të vërtetë Troja e lashtë, Shlieman hoqi dorë nga interesat e tij në biznes, dhe e përdori të gjithë pasurinë e tij për të gjetur qytetin antik.

Në vitin 1870 ai filloi të gërmonte në vendin që kishte identifikuar Meklaren dhe Kalvert. Dhe ai ishte i sigurt se rrënojat që zbuloi i përkisnin Trojës. Megjithatë, Shliman bëri shumë gabime. Ai nuk ia njohu meritat Meklaren dhe Kalvert për identifikimin e vendbanimit të lashtë.

Po ashtu ai nisi gërmimet para se të kishte leje zyrtare nga qeveria turke. Por gabimet e tij më të rënda ishin të natyrës arkeologjike. Në sezonin e tretë të gërmimeve, ai hapi një hendek të madh 14 metra të thellë. Duke qenë i vendosur të gjente Trojën legjendar, Shliman kaloi nëpër duart shumë shtresa që bartnin dëshmi arkeologjike të rëndësishme, duke hedhur mënjanë gjithçka që nuk ishte në funksion të qëllimit të tij.

Gjithsesi, arkeologët kanë vazhduar gërmimet në këtë sit, dhe kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme në mbetjet e qytetit apo qyteteve. Në fakt, ishin 9 lloje relikesh. Sa herë që shkatërrohej Troja, më shpesh nga zjarri apo tërmeti, të mbijetuarit e rindërtonin qytetin mu mbi rrënojat e Trojës së mëparshme.

Pushtimi dhe rindërtimi i vazhdueshëm i këtij qyteti, ka ndodhur ndoshta për shkak të vendndodhjes së tij. Troja pozicionohej në hyrje të Dardaneleve, një ngushticë që lidh Detin e Zi me atë Egje, një pozicion kyç për rrugët tregtare. Ajo kishte një pozitë strategjike edhe për tregtinë në rrugë tokësore, pasi ndodhej përgjatë rrugës midis Anadollit dhe Evropës.

Troja e parë, një fshat i vogël, daton rreth vitit 3.000 para Erës Sonë, në epokën e hershme të bronzit.

Troja e dytë ishte një vendbanim disi më i madh i rrethuar nga një mur i fortë. Rreth viteve 1750-1180 Para Krishtit në Epokën e Vonë të Bronzit, qytetet ishin bërë edhe më të fortifikuara. Troja e VI dhe VII ishin të rrethuara me mure të trashë të pjerrët që përmbanin godina mbresëlënëse.

Por a janë të vërteta legjendat mbi të? Cila nga Trojat ishte ajo e Homerit? Në dallim nga Shliman, arkeologët që studiojnë sot sitin arkeologjik nuk po përpiqen të gjejnë prova që snë një mënyrë apo tjetrën vërtetojnë atë që rrëfen “Iliada”. Gjithsesi, ajo që ata kanë gjetur ofron disa të dhëna.

Shliman mendonte se Troja e dytë ishte në fakt ajo e poezisë së Homerit, por të dhënat nga karboni dhe analiza e qeramikës kanë treguar se ajo është të paktën 1.000 vjet më e vjetër për t’iu përshtatur përshkrimit të“Iliadës”. Më shumë kanë të ngjarë t’i përkasin Troja VI dhe VII, pra deri në Epokën e Bronzit të Vonë.

Troja VI u shkatërrua nga një tërmet, dhe jo nga ushtritë e Agamemnonit. Të mbijetuarit rindërtuan qytetin, por edhe ai u shkatërrua brenda një brezi. Qytetit u dogj dhe u plaçkit, dhe më e rëndësishmja, u rindërtua jo nga të mbijetuarit, por nga një popull tjetër.

A është kjo Troja e Homerit? Ndoshta. Disa arkeologë mendojnë se ka të ngjarë që lufta që e shkatërroi Trojën VII,të ketë qenë pikërisht lufta që frymëzoi “Iliadën” dhe vepra të tjera. Të tjerët nuk janë dhe aq të sigurt. Në çdo rast, letërsia nuk supozohet të jetë histori.

Në kohën kur Homeri shkroi poemën e tij, 500 vjet pas Luftës së Trojës, qyteti ishte tashmë një gërmadhë.

Ka të ngjarë qëkur poeti donte të tregonte një histori të Perëndive dhe heronjve njerëzorë, ai të përdorte si frymëzim dhe si mjedis rrënojat e Trojës. Pavarësisht nëse poema bazohet në një histori të vërtetë apo ishte thjesht një trillim i shkëlqyer, historia e Trojës është ende e dashur gati tre mijë vjet më vonë. / bota.al

16 komente në “Qyteti legjendar: Ja cila është historia e vërtetë e Trojës”

  1. Scutari says:

    Gjithmonë kam qenë kurioz se si ka ardhur dorëshkrimi i poemës deri në kohën moderne….të gjithë e anashkalojnë këtë fakt.

  2. Tz says:

    O koqe gazetar kush eshte e verteta e Trojes se nuk e morem dot vesh…..legend apo e vertete

  3. Abc says:

    Enea zbriti ne jug ne kerkim te vijes me te shkurter detare drejt apenineve per te themeluar Trojen e Re, Romen sot.Mali i Mnelles-Menelaut….kerkoni ne hisarlik per te 10Troje.Une e kam lexuar librin e Shliman mbi Kerkimet ne hisarlik, Shliman kerkonte flori – ar ne kuptimin e vertet te fjales ar-ke-log- dhe shume pak ieinteresonte historia.Shliman ka bere kerkime edhe ne More para atyre ne hisarlik.Pyesni bankierin e arkeologjis shqiptare z.Ceka tju kendoje kengen e shekullit te 3 Para eres sone dhe Bylinin ilir qe u themeluau nga Pirro Neptolemi, biri i kembeshpejtit Akil-Achilete-aq i lehte.

    1. Abc ,

      cfar derdellit o psikopat .
      Kaq ne gjake i keni genjeshtrat mbi Historine sa jeni edhe kaq qesharake e madje Ordinere me Historine
      sa nuk lat Histori te Botes ,pa ja veshur termin Pederast Grek !

      Rruga “detare ” drejt Apenineve? !!!!!!!!!!
      Ne Apenine te cilat jane vargmalet e larta Italiane deti eshte Km larg Prralles Troyes e para ,
      e dyta ,
      ajo eshte rruga e ndjekur nga Hanibali i cili sulmoj Romen ,histori qe zhvillohen ne periudha Historike ne ndryshme ,
      nderkohe qe Enea Bytrheci Prrallave te Troyes ,eshte km larg ne Ender me Apeninet or bythqim greqie qe late name
      me fallsifikimet greke mbi Historine !
      Pra Shlimani jot ,ka treguar pralla ne gjendje te dehur dhe ka ngatarruar Kekun me Sufllaqin
      o funderinat e njerezimit ,qe jo rane te gjitha maskat e ju doli bytha zbuluar para Botes !

  4. L'imperatore Diocleziano says:

    Emertimi Troje (mendimi im) ne gjuhen shqipe ka kuptim toke, vendi im (p.sh keto jane trojet tona).
    Edhe aventurat e Odisese ne ishujt e Sicilia kane me shume kuptim nese ai niset nga ballkani perndimor sesa nga ngushtica e Dardaneleve.
    Scutari ka te drejte: askush nuk di te thote si ka ardhur ky doreshkrim ne kohen moderne.

    1. ben says:

      Troja = troje. Kjo eshte pa dyshim fjale shqipe.
      Ne kete artikull permendet edhe vend ndodhja e Trojes, ngushtica e Dardaneleve. Fjala Dardanele lidhet pa dyshim me Dardanet, fisin e fuqishem ilir qe zoteronin keto troje.
      Troja, sic permendet edhe ne kete artikull, kishte nje pozicion strategjik, qe kontrollonte rruget detare te lindjes. Kini parasysh se ne kohet e lashta, anijet ishin prej druri dhe shume te vogla per te lundruar ne det te hapur. Zakonisht, ato ndiqnin bregun e detit per te shkuar nga nje port ne tjetrin, prandaj te gjitha anijet qe vinin nga lindja, ku ngarkonin erezat, qe edhe sot vijne nga lindja, kalonin para qytetit te Trojes, ku sundimtaret e saj i vilnin taksa. Ishin keto aresyet se perse Troja ishte e lakmuar prej kujtdo ne lashtesi dhe nese ka patur luftera ne ate vend, me siguri qe keto luftera nuk jane bere per breket e Helenes, por per aresye te thjeshta te dominimit ekonomik. Eshte ky dominim ekonomik qe shkakton edhe sot luftera midis forcave te ndryshme dhe me shume gjase do shkaktoje konflikte per sa kohe qe do ekzistoje rraca humane.
      Duke qene se keto troje zoteroheshin prej Dardaneve, eshte me se e qarte se njera nga palet nderluftuese kane qene zoteruesit e qytetit, pra Dardanet. E thene ndryshe, trojanet ishin dardanet. Se kush ishin sulmuesit qe kerkonin ta merrnin qytetin, kjo mbetet per tu pare. Nje fakt eshte se tek Iliada, nuk permenden “greket”, por “akejte”. Per te qene me i sakte, greket permenden vetem njehere, ne nje pasazh te poemes kur thuhet se nje tribu e vogel grekesh ju bashkuan “akejve”.
      Ky eshte edhe njeri prej argumenteve me te fuqishem qe studjuesit e sotem, kundershtare te atribuimit grek te kesaj lufte, e perdorin per te vertetuar tezen e tyre se “akejte” nuk kane qene greke, por nje koalicion fisesh ilire, qe te gjithe sebashku kerkonin te merrnin qytetin strategjik te Trojes. Aresyeja eshte se kur thuhet se greket ju bashkuan “akejve” eshte njesoj sikur te thuash se greket ju bashkuan grekeve. Me siguri absolute, “akejte” nuk ishin greke, por ne shumicen e tyre ishin ilire, me aleate te banoreve te tjere te Ballkanit, perfshi ketu edhe tribu grekesh, sic edhe thuhet ne poeme.

  5. .....dhe nje studiues italian me te drejte ngre dyshimin e trojaneve qe udhetuan nga turqia per ne brigjet italiane. Ai pretendon se Troja ndodhet ne brigjet e ilirise. says:

    ……ku pas luftes shkuan ne qytetet italiane si Eraclea , chiogia, Roma etj.

  6. Kush mbron te drejten qytetareve shqiptare ,ne mediet Shqiptare AMA nga shkerdhehet ?
    Per cfar i paguajme Taksa ktij Shteti per te na bere Propagande Greke ne mediet tona dhe
    te na censurojne Greket ne shqiptareve ne Gazetat Shqiptare ????????
    Kjo eshte shkerdhatelliku me i madhe o Medieeve te Pederasteve ne Shqiperi ,qe kane shitur bythen ke greku .
    Nji shqetesin shqiptare ,qe per cudi , nuk gjen asnji Reagim as nga Pederastet e Kazanit e as nga Shteti !!!!!!!!!!!!!!
    Kerkojme nji sqarim ;
    Perse censurohen Shqiptaret ne mediet shqiptare ???
    Na tregoni Arsyen o funderinat e njererezimit ,ju paska infektu te gjithe bythe e grekut me Side ?
    I trembet kush te Vertetes Historike dhe Komenteve tona ???
    Per cfar bllokoni Komentet ju a shkedhefte Dreqi jeten .
    Kjo eshte e padurushme eshte shkeredhatllik pederastesh e putanash antishqiptare ,kancerit qe ne shekuj
    i ka sherbyer Grekeve dhe Serbeve .

    1. ben says:

      Merre me ngadale zoteri se ketu nuk po behet propogande greke, por po jepen fakte qe ne te vertete kundershtojne tezat e neo-grekeve per gjoja luften e grekeve te lashte ne Troje.
      Faktet, perfshi ketu toponimet gjeografike, te dhenat gjuhesore dhe llogjika e thjeshte, tregon se legjendat e krijuara nga poemat e Homerit, i dedikohen padrejtesisht historise se grekeve te lashte, kur ato ne fakt jane histori e ilireve.

      1. ben korifillaku ,

        Kjo eshte nji Propagande dhe nga me qelburat qe i eshte ber ndonjiher nji Populli .
        Nuk kam asnji kundewrshtim per KTE TEME ,te hedhuir ktu mbo Trojen dhe debatin Histotike mbi vertetesine e
        ekzistences se saje ,
        as nqs Korifillaket Greke qe gjarperojne medieve shqiptare disa jane edhe Moderatore Mediesh si ktu ke Teme
        etj media ,
        teeeeee japin mendimin e tyre komentojne per te fituar Sufllaqin e dites ,

        por jo t’me Censurojne mua si Shqiptare dhe Komentet e mia !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
        E komentopva nga te paret kte Teme dhe Moterqiri Moderatore pederastet e Temes e bllokuan !

        Perse ??????????
        A nuk eshte kjo censure qe ushtrohet ndaj shqiptareve ne mediet shqiptare ,nga filoGreket e mercenare apo minoritare te tipit Karaficas
        qe bejne Politikat e Grekut ne mediet tona ?

        Eshte fare e thjeshte :
        Jepini Komentet tona ,qe nuk ka asnji arsye ti Censuroni ?
        Pra then me shqip, un e kuptoj gjuhen tande prej Korifillaku ,edhe Faktet e Historise sipas versionit Grek ,
        nuk ti kundershtoj ,
        por ti Moterqir bir bushtre Greku i shklerdhyer nga Funderinat e Greqise ,
        nuk ke asnji te drejte tme Bllokoshe mua komentin .persr i trembeni Komenteve dhe debateve ?
        Kjo lloj censure Mesjetare ,i ngjan Inkuizicionit te Kishesh Greke ne mesjete ku perndiqte e bente propagande antishqiptare
        per moshapjes e shkolles e Gjuhen Shqipe !
        Sot ka nji tjeter forme por ne thelb eshte po ai inkuizicion i nisur me Gjaprin e Zi janullatos .
        Greqia nuk ka qen dhe sdo jete kurr ,nga cdo kendveshtrim nji shoqeri e akoma me pak nji Shtet Europian ,por nji vegel ,mekanizem
        qe perdoret nga BE-ja .

    2. nje banor i Tiranes says:

      Po ti , ke luajtur nga mendte , more idiot e hajvan , qe shkruan maskaralliqe si me siper ?! Ti , nje cope gojeqelbur , injorant e analfabet , kerkon te marresh pjese ne debate historike ? Ike ore fyell , ike , se as per te ruajtur lopet nuk je ti .

      1. nji banor i Tiranes ,?
        moooooos !
        Je ti vertet nji banor i Tranes ?
        Haha ??
        Me ke keqkuptuar qirios spurdhjaku .
        Un nuk kisha intension te palloja ktu asnji korifillak ,me beso as ty ?

  7. Attenzione – Attenzione ))))

    Disa Gjaprinje helmues zvarriten per nji kohe te gjate mes pillit te Fshatareve te Medies Shqiptare
    duke tentuar te kafshojne bolet shqiptareve .
    Ju lutemi jepnni te Data Personale te Gjaüprinjeve Korifillake alla Karaficis ,
    qe gjarpererojne Kazaneve Shqiptare .
    Duam ti varim nga nji zile qafes ,nuk duam ti VRASIM !?

  8. Attenzione – Attenzione ))))

    Disa Gjaprinje helmues zvarriten per nji kohe te gjate mes pillit te Fshatareve te Medies Shqiptare
    duke tentuar te kafshojne bolet shqiptareve .
    Ju lutemi jepnni te Data Personale te Gjaprinjeve Korifillake alla Karaficis ,
    qe gjarpererojne Kazaneve Shqiptare .
    Duam ti varim nga nji zile qafes ,nuk duam ti VRASIM !?

  9. Nje mergimtar says:

    Deri tani pervetesimi i historise nga greket ka qene efektiv.Eshte detyre e historianeve tane te vertetojne te verteten duke u mbeshtetur ne fjale te gjuhes shqipe,toponime dhe ne studime te te huajve per ate periudhe.Me sharje apo mohime te pa argumentuara vec hedhim pluhur per te mos dale e verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje