FOTOT: Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

26 Korrik 2021, 12:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, ka bërë debutimin e tij në Qingdao, Kinë. Krijuar nga ndërmarrja shtetërore, “Korporata Hekurudhore e Kinës”, është konsideruar treni më i shpejtë në botë.

Treni duket gjatë udhëtimit të tij duket sikur “lundron”, falë një force elektromagnetike që e bën atë të rrëshqasë mbi shina.

Liang Jianying, zëvendës menaxher i përgjithshëm, tha për median shtetërore kineze se përveç shpejtësisë, treni siguron edhe nivele të ulëta të ndotjes së zhurmës, si dhe kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë, me shpejtësi të lartë.

Hekurudhat me shpejtësi të lartë në Kinë, synojnë të lidhin shumë nga qytetet e saj të mëdha, për të zvogëluar kohën dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar.

Aktualisht, treni mesatar me shpejtësi të lartë në Kinë, mund të lëvizë me rreth 350 km/orë.

1 komente në “FOTOT: Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë”

  1. ?????? says:

    O gazetar idiot nuk eshte me i shoejti ne bote ..puppuup cfar gazetere hale. E marrove temen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje