Mungoi Adriatik Llalla dhe avokati, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin

29 Korrik 2021, 11:43Politika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e vetë Llallës dhe avokatit të tij, ky i fundit me arsyetimin se ishte i sëmurë, ndërsa vetë ish-Kryeprokurori nuk ka dhënë asnjë arsye.

Seanca është shtyrë për në 9 shtator.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

1 komente në “Mungoi Adriatik Llalla dhe avokati, GJKKO shtyn për në 9 shtator vendimin”

  1. Jimi says:

    Per keta firaune gjykata eshte shum zemergjere! Ajo nuk heziton qe t’u beje “koncension” atyre. Sa here qe ata duan mund ta shtyjne seancen gjyqesore. Madje e shtyjne ate aq here sa qe mund te dale jashte limiteve kohore ligjore per gjykim dhe si rezultat ata nje dite fare mire e bukur dalin te pafajshem!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje