Kompania Pfizer deklaroi të mërkurën se një dozë e tretë e vaksinës rrit fuqishëm mbrojtjen ndaj variantit Delta.
Të dhënat e publikuara sugjerojnë se nivelet e antitrupave që mund të shënjestrojnë variantin Delta, u pesëfishuan tek personat nga mosha 18-55 vjec, të cilët morën një dozë të 3 të vaksinës.
Në grupmoshën 65 deri në 85 vjec, u vërejt se nivelet e antitrupave që duhet të mbrojnë nga varianti Delta 11-fishohen krahasuar me dozën e dytë.
Dr. MikaelDolsten, i cili kryesoi studimin mbarë botërore, i cilësoi të dhënat si inkurajuese dhe tha se marrja e një doze të 3-të me shumë se 6 muaj pas vaksinimit, përforcon në mënyrë të kosndierueshme mbrojtjen.