Dashnor Kaloçi
Pjesa e dytë
Publikohen disa nga historitë e panjohura të ish-kryeministrit më jetë gjatë të Shqipërisë komuniste, Mehmet Shehut, të rrëfyera prej ish-truprojës dhe komandantit të grupit të shoqërimit të tij, Ali Çeno, lidhur me raportet e shefit të tij me Enver Hoxhën dhe disa nga ngjarjet më të përfolura që vazhdojnë të jenë të mbuluara me mister edhe sot pas plot katër dekadash nga eliminimi i tij, si ato të mbrëmjes së 17 dhjetorit të vitit 1981, kur Ali Çeno shoqëroi shefin e tij për në shtëpi pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku ai u kritikua ashpër nga Enveri dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të saj dhe ngjarjet e mëngjesit të asaj nate, kur kryeministri shqiptar u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit!
Dëshmitë e rralla të ish – truprojës së kryeministrit shqiptar, duke filluar nga ngjarjet e vitit 1974, kur Enveri tentoi të fuste në konflikt Mehmetin me Beqir Ballukun dhe ish-gjeneralët e tjerë që u pushkatuan, kontradiktat e Enverit me Mehmetin që në vitin 1976, gjë e cila solli dhe një ftohje mes tyre dhe gjithashtu edhe të Fiqretit e Nexhmijes, aq sa dhe pushimet ato dy familje nuk i bënë më bashkë siç i kishin bërë gjithmonë, (konflikti i cili, u reflektua edhe te dy grupet e shoqërimit që kryesoheshin nga Sulo Gradeci dhe Ali Çeno), debatet e ashpra të dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, në pranverën e vitit 1981, kur nisën demonstratat në Kosovë, ngjarjet e vjeshtës së 1981-it pas fejesës së djalit të dytë të Mehmetit, me “vajzën me biografi të keqe”, ku Enveri me Nexhmijen shkuan për urim dhe përse ata e nxorën jashtë fotografin e familjes së kryeministrit, debatet për prishjen e asaj fejese pasi Enveri urdhëroi që Mehmeti të kthehej urgjent nga Korça…?!
Gjithashtu mund të lexoni
“Pasi i mata pulsin dhe pashë se ai nuk kishte shenja jete, lajmërova në telefon Ramiz Alinë, i cili fare i qetë, më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu
Hysni Kapo: “Shoku Ten e tha mirë që kontaktet e dy vendeve tona mbeten përmes ambasadorëve, por kush nuk do të donte…”/ Takimi i panjohur me udhëheqësin kinez, Ten Hsiao Pin, Pekin ’62
Mbledhja e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit 1981 dhe porositë e veçanta që i dha kryeministri Shehu truprojës së tij, për grupin e shërbimit që ishte roje atë natë në vilë, kush dhe përse e njoftoi Çenon që të shkonte atë natë me shërbim aty, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë…?! Si e mësoi Aliu në mëngjesin e 18 dhjetorit atë që kishte ndodhur me shefin e tij, çfarë i tha atij, Vladimiri, djali i madh i familjes Shehu para se ai të futej në dhomën e gjumit të kryeministrit, biseda në telefon e Aliut me Ramiz Alinë dhe përgjigja e tij, roli i Kadri Hazbiut në atë ngjarje, torturat ç’njerëzore që i bënte hetuesi Sokol Koleka gjatë proçesit hetimor Aliut dhe çfarë i kërkonte ai të pohonte në lidhje me Enver Hoxhën, versioni që jep Çeno, për mënyrën, mekanizmin dhe njerëzit që morën pjesë në vrasjen e ish-kryeministrit Shehu, e përse ai akuzon Ramiz Alinë, si zbatues të atij plani që ishte ideuar më parë nga Enver Hoxha?!
“Mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbaroi aty rreth orës 20.00 të mbrëmjes dhe menjëherë pas saj, Mehmeti tepër i nervozuar si rrallë ndonjëherë, hyri me nxitim në studion e punës së shtëpisë tij dhe që tek dera e flaku çantën, e cila ra në dysheme. Unë menjëherë u ula që ta merrja për ta vënë në vendin ku e mbante zakonisht, por ai më tha: ‘Lëre Ali dreqin, lëre…’! Duke parë në atë gjendje tepër të tronditur, për ta zbutur disi dhe për ta qetësuar, unë i thashë: ‘Sa herë kritikohemi ne, nuk duhet të bëjmë kështu’. Pas kësaj ai m’u drejtua mua duke më thënë: ‘Pse mor Ali, ti e krahason veten me mua…?! Nuk i dëgjove pocaqitë se çfarë bënin në mbledhje, si papagall…’?! (E kishte fjalën për mbledhjen e Byrosë Politike që porsa kishte mbaruar, ku pothuaj të gjithë anëtarët e saj, të nxitur nga Enver Hoxha, e sulmuan ashpër me akuza nga më të ndryshmet). Mbas pak, aty rreth orës 20 e 45, nga studio e punës ku ai ishte vetëm dhe unë te dera e saj në korridor, Mehmeti e mori në telefon Enverin dhe i tha: ‘Shoku Enver, a ka mundësi të vij vetëm pesë minuta, që të kopsisim disa gjëra…’? Unë nuk e dëgjova se çfarë i’u përgjigj Enveri nga ana tjetër e receptorit, por atë gjë e mësova të nesërmen nga Fiqreti. Para se të ndahesha prej tij, për të shkuar në shtëpinë time, Mehmeti, m’u drejtua: ‘Ali’ kini kujdes shërbimin, se e keqja të vjen andej nga se pret’. Unë e kisha të qartë se përse e kishte fjalën dhe para se të largohesha, i ndava detyrat grupit të shërbimit, e u largova për në shtëpi, për t’u rikthyer përsëri aty pas një telefonate që më bëri një nga pjestarët e grupit të shoqërimit dhe fjeta në dhomën e shërbimit. Të nesërmen në mëngjes, pasi nxora “Benz”-in dhe e bëra gati për ta çuar shefin në mbledhjen e Byrosë, dëgjova ulërima nga kati i dytë i vilës. Më pas, doli Vladimiri djali i madh i familjes dhe kërkoi që unë dhe doktori (Llesh Rroku), të shkonim shpejt sipër. Ladi bëri me gisht nga dhoma e gjumit dhe duke u dridhur i tëri më tha: ‘Ali, shko shikoje babin…’! Unë u futa menjëherë aty dhe për momentin, kujtova se i kishte rënë të fikët. Menjëherë i mata pulsin dhe pashë që ai kishte mbaruar…”!
Kështu e kujtonte Ali Çeno, truproja dhe ish-komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit komunist të Shqipërisë, Mehmet Shehu dhe një nga njerëzit më të besuar të tij, natën e 17 e 18 dhjetorit të vitit 1981, kur ai u takua dhe shoqëroi shefin e tij për në shtëpi, pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku Mehmeti ishte thirrur për të dhënë llogari, lidhur me fejesën e djalit të dytë të tij, Skënderit…! Pas kësaj, Aliu heshti pak për një çast dhe sytë gati i’u mbushen me lot. “Ja si më rrëqethet mishi…”, na thoshte ai, teksa kujtonte ish-shefin e tij, kryeministrin më jetë gjatë në historinë e shtetit shqiptar, të cilit i shërbeu me besnikëri për dhjetë vite me radhë dhe për herë të parë na tregonte të gjithë prapaskenat që çuan në natën fatale të 18 dhjetorit të vitit 1981, kur kryeministri shqiptar i cili për 27 vjet kishte drejtuar vendin me dorë të hekurt, u gjet pa jetë në dhomën e gjumit të vilës së tij, aty në hyrje të “Bllok”-ut, vetëm pak hapa larg ndërtesës së Komitetit Qendror të PPSH-së dhe pallatit të madh të Enver Hoxhës, hija e të cilit, duket se e mbulonte atë çdo perëndim dielli…!
Po si dhe kur lindën për herë të parë kontradiktat në mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, cili ishte ministri që dëshmonte mbi konfliktin e ashpër ndërmjet tyre në vitin 1954, kur pas mbylljes në shtëpi i ruajtur nga ish partizanët e tij besnikë nga Mallakastra të Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmeti, u bë gati për të dal në mal?! Po çfarë akuzash i kishin bërë kryeministrit Mehmet Shehu atë ditë të 18 dhjetorit të vitit 1981, në mbledhjen e Byrosë Politike dhe ç`kishte biseduar ai me djalin e ish-ministrit të Mbretit Zog gjatë një vizite që ai si kryeministër kishte bërë në qytezën e Cërrikut?! Përse Mehmeti i kërkoi takim Enver Hoxhës atë mbrëmje, pak orë para ngjarjes misterioze dhe cila ishte përgjigja që mori nga ai?! Që kur kishin filluar kontraditat dhe çarja e madhe midis tyre, të cilat çuan në konfliktin e pariparueshëm të asaj nate fatale në atë fund dhjetori dhe a kishte lidhje ajo me debatin e ashpër që ishte zhvilluar ndërmjet tyre përpara Shtëpisë së Partisë, teksa dilnin nga ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së në marsin e 1981-it, kur kishin filluar demonstratat në Kosovë dhe Mehmet Shehu i kishte kërkuar Enverit që të çonin tanket në kufirin me Jugosllavinë?
Cilat ishin marrëdhëniet e Mehmetit me Ramiz Alinë dhe përse u prishën ato vetëm pak ditë pas ceremonisë që bënë dy familjet Shehu dhe Alia, në vilën e Malit të Dajtit?! Çfarë kishte kurdisur Enver Hoxha, kur së bashku me Nexhmijen, shkuan për vizitë tek familja Shehu, për t`i uruar fejesën e djalit, Skënderit, me vajzën e familjes Turdiu dhe përse e nxorën jashtë fotografin e familjes Shehu (Dashamir Rrapin), duke mos e lënë atë që t`jua bënte ai fotografitë? Përse Enveri e thërriti urgjent Mehmetin nga mbledhja e Korçës në tetorin e vitit 1981 dhe çfarë i kërkoi atij në shtëpinë e tij, gjë të cilën, Mehmeti i’a kundërshtoi në mënyrë kategorike në grindjen e ashpër që plasi midis tyre?! Përse mbrëmjen e 18 dhjetorit, Mehmeti e porositi komandantin e rojeve të tij, Ali Çenon, që: të kishte kujdes, se rreziku mund t`ju vinte andej nga se prisnin?! Çfarë donte të thoshte ai me atë porosi dhe përse Ali Çeno u thërrit atë natë që të shkonte të flinte aty, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë gjatë gjithë periudhës afro 10 vjeçare që shërbente në atë detyrë?!
Përse Ali Çeno ngulte këmbë, duke thënë se: shefi i tij nuk kishte vrarë veten, por ishte vrarë nga një njeri tjetër, i cili ka hyrë natën nga dera e përparme e vilës, duke bashkëpunuar me një nga oficerët e shërbimit të brendshëm?! Si reagoi Ramiz Alia, kur Aliu e njoftoi se çfarë i kishte ngjarë shefit të tij? Çfarë kishte në gotën që Aliu pa mbi komodinën e Mehmetit dhe përse ajo u zhduk menjëherë, pasi aty u fut grupi e ekspertëve kriminalist që do bënte kqyrjen e vendngjarjes?! A ishte i implikuar Kadri Hazbiu në atë ngjarje, cili ishte qëndrimi i tij në hetuesi dhe çfarë tha Kadriu ai në gjyq për Mehmet Shehun dhe trupin gjykues? Çfarë i kërkonte Ali Çenos hetuese Sokol Spiro Koleka gjatë procesit hetimor dhe përse ai duhet të pranonte se: shefi i tij Mehmeti, e kishte ngarkuar atë (Aliun), që të vriste me atentat Enver Hoxhën?!
Rreth këtyre mistereve ku pjesa më e madhe e tyre janë të panjohura dhe të papublikuara më parë, si dhe shumë ngjarje e fakte të tjera të panjohura që lidhen me ish-kryeministrin më jetë gjatë të shtetit shqiptar, Mehmet Shehu, si dhe marrëdhëniet e raportet e tij me Enver Hoxhën, bëhen publike nga dëshmitë rrëfyera ekskluzivisht nga Ali Çeno, ish-truproja dhe komandant i grupit të shoqërimit të tij, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë për lexuesit e saj në disa numra të rubrikës dossier.
Çeno: Enveri tentoi ta konfrontonte Mehmetin me Ballukun dhe ish-gjeneralët që u pushkatuan në ’75-ën
Lidhur me të ashtuquajturit ‘Grupi puçist i ushtarakëve’ me në krye ministrin e Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, që u goditën nga Enver Hoxha në vitin 1974, ish-truproja dhe komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu, Ali Çeno, dëshmonte: “Edhe në vitin 1974 kur Enver Hoxha goditi ushtarakët e lartë me në krye Beqir Ballukun, duke i akuzuar ata si komplotistë, për t’i demaskuar ata, fillimisht ai nxori Mehmetin nëpër të gjitha tribunat e atyre mbledhjeve që u zhvilluan në atë kohë. Ndonëse Mehmeti u bashkua me Enver Hoxhën kundër grupit të ushtarakëve, ai nuk ishte kurrë për eliminimin fizik të tyre. Kështu pas goditjes së Beqir Ballukut, në mbledhjen që u zhvillua tek Vila e Zogut në Durrës, Mehmeti foli shumë mirë për Petrit Dumen e Hito Çakon, duke thënë se: ata ishin ushtarakë të talentuar që mund ta drejtonin me shumë sukses ushtrinë dhe i propozoi për zëvëndësa të tij në postin e Ministrit të Mbrojtjes Popullore që porsa ishte emëruar pas shkarkimit të Ballukut. Por ata qëndruan vetëm pak kohë në ato detyra si ndihmësa të Mehmetit, sa për t’ua ndërsyer ata Beqir Ballukut dhe vetë Mehmet Shehut për t’i implikuar ata të dy dhe më pas Enveri urdhëroi goditjen dhe ekzekutimin e tyre”, kujtonte Ali Çeno, lidhur me manovrën e Enver Hoxhës për të konfrontuar dhe implikuar Mehmet Shehun me ushtarakët e lartë Balluku, Dume, Çako etj., që u ekzekutuan dhe ish gjeneralët e tjerë që përfunduan burgjeve e internimeve të akuzuar si puçistë.
Çeno: Mehmeti anonte nga Perëndimi
Ali Çeno truproja besnik i Mehmet Shehut, dëshmon se që nga fillimi i viteve ‘70-të, shefi i tij kryeministri i Shqipërisë komuniste kishte filluar që ta përmendëte shpesh herë në biseda, Perëndimin. Lidhur me këtë, Çeno kujtonte: “Mehmeti e kishte për mburrje të thoshte shpesh se: ai kishte mbaruar shkollën Teknike Amerikane të Fultz-it dhe tregonte gjithnjë shembuj nga Perëndimi, kur donte të fliste për disiplinën në punë. Shpesh ai më thoshte: ‘dëgjo Ali, po nuk arritëm të kemi dhe ne disiplinën e punës që ka Perëndimi, nuk kemi që në vijë. Këtu tek ne, punon një njeri dhe hanë pesë të tjerë në kurriz të tij, kurse jashtë, gjithsekush punon dhe paguhet për punën që bën vetë’. Po kështu krahas kësaj, Mehmeti gjithnjë e më shumë shfaqte prirjet e tija për t’a zbutur në maksimum luftën e klasave. Këtë gjë ai e shfaqte hapur në shumë raste. Më kujtohet një nga vizitat që ai bëri në qytetin e vogël të Cërrikut, aty nga mesi i viteve ‘70-të, me rastin e përurimit të një ekspozite me makineri bujqësore që organizonte Uzina Mekanike e atij qyteti. Mbasi Mehmeti i pa të gjitha makineritë që ishin modifikuar nga mekanizatorët e asaj uzine, atij i pëlqeu njëra prej tyre dhe kërkoi t’a takonte mekanikun që e kishte bërë atë racionalizim. Në fillim drejtuesit e lartë të rrethit dhe uzinës që e shoqëronin, hezituan që t`ja sillnin atë, por më pas ata e sollën dhe Mehmeti e përqafoi atë, duke e uruar për punën që kishte bërë. Pas kësaj ai e pyeti se si quhej dhe ai i’u përgjigj duke i thënë emrin, në mos gaboj Mërgim Korça. Mehmeti e pyeti përsëri se çfarë e kishte Xhevat Korçën (ish ministër në kohën e Zogut) dhe kur ai ju përgjigj se, ishte i biri i tij, Mehmeti i tha: Afrohu të të përqafoj dhe të puth duart edhe njëherë. Teksa Mehmeti po e përqafonte atë, nga e gjithë turma e njerëzve që ishin aty u dëgjuan pëshpërima. Në çast ai ju drejtua atyre që e shoqëronin dhe gjithë të pranishmëve që ishin aty duke ju thënë: ‘Ju do të thoni se si shumë po ja kreh bishtin këtij djali. Por ta dini se ky djalë, duke pasur atë gjendje familjare që e dini dhe ju, ka punuar dhe ka bërë këtë mrekulli që shikoni këtu. Pse nuk e bëjnë fëmijët tanë këtë, por ata nuk mund ta bëjnë dot, se shkollat dhe diplomat që kanë, i kanë marrë nën ombrellën tonë Do të thoni ju, po lufta e klasave?! Ja ku po ja u them: Ju dhjefsha luftën e klasave’. Që nga ajo kohë, Mehmeti nuk i pengonte as fëmijët e tij që të shoqëroheshin me shokë që kishin probleme në biografitë e tyre. Kështu, djali i dytë, Skënderi, kishte disa shokë të ngushtë që kishin probleme të mëdha në biografitë e tyre dhe ata shpesh i merrte edhe në shtëpinë e tij në Bllok. Mehmeti, ndonëse e dinte se kush ishin ata, ju thoshte me të qeshur se: kishin nga pesë a gjashtë kriminelë në fis, por kurrë nuk i tha Skënderit që të mos shoqërohej me ta, apo të mos i sillte në shtëpi. Të gjitha këto, sidomos takimi i tij me djalin e ish Ministrit të Zogut në Cërrik, ju ngritën si akuza në mbledhjen e Byrosë Politike në 18 dhjetorin e 1981-it”, kujtonte Ali Çeno, prirjet e shefit të tij për të marrë gjithnjë si shembull Perëndimin dhe zbutjen e luftës së klasave, aq sa, ai takoi dhe përqafoi publikisht të birin e ish-ministrit të Mbretit Zog, duke e përgëzuar atë për punën e mirë që kishte bërë si mekanik.
Çarja e madhe në mes Enverit dhe Mehmetit në vitin 1976!
Ali Çeno dëshmonte se duke thënë se: ndonëse konflikti në mes Enverit dhe Mehmetit ishte i hapur prej vitesh, kontraditat në mes tyre u acaruan duke u ashpërsuar së tepërmi pas vitit 1976. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Çarja e madhe në marrdhëniet në mes Enverit dhe Mehmetit filloi aty nga viti 1976. Nuk e di se cili ishte shkaku i prishjes së marrdhënieve ne mes tyre, por ato u acaruan së tepërmi, aq sa ata nuk takoheshin më me njeri tjetrin, përveçse në mbledhjet e takimet zyrtare. Pas atij viti, ata nuk i bënin më pushimet së bashku si zakonisht në Durrës, Vlorë, apo Pogradec, siç i kishin bërë deri në atë kohë. Pas atij viti, ata pushonin veç e veç dhe prishja në mes tyre reflektoi dhe ndërmjet Nexhmijes e Fiqëretit, si dhe të fëmijëve të tyre. Madje kjo ftohje në mes tyre, reflektoi dhe në dy grupet e shoqërimit që kryesoheshin nga unë dhe Sulo Gradeci. Përveçse me Behar Zhurdën që unë takohesha normalisht, pasi e kisha shok dhe ishte njeri i mirë, asnjë nga oficerët e njërit grup nuk shoqërohesh më me oficerët e shoqërimit të grupit tjetër. Kjo ftohje në mes Enverit dhe Mehmetit që ndodhi në atë kohë, pati pasoja për Mehmetin dhe në mbledhjet e Byrosë Politike apo të Qeverisë kur merrte pjesë dhe Enver Hoxha, ku filluan kritikat e shumta në adresë të tij, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Këto kritika për probleme të ndryshme i bëheshin nga Enver Hoxha, por dhe nga të tjerët që i nxiste ai, sidomos kur erdhën në qeveri Muho Asllani, Pali Miska, apo Lenka Çuko, të cilët Mehmeti nuk i duronte dot fare. Kur acarohej ndonjëherë me ta, ai shfrynte si me vete, duke thënë: ‘A mundet që karrocieri apo mjelsia të drejtojë ekonominë e Shqipërisë’?! Këto fjalë ai u.a thoshte dhe disa konfidentëve të tij”, kujtonte Ali Çeno, kontraditat në mes shefit të tij dhe Enver Hoxhës si dhe pakënaqësinë e Mehmetit ndaj Enverit, për njerëzit që i kishte sjellë në qeveri nga klasa punëtore.
Konflikti i ashpër i Enverit me Mehmetin për Kosovën në marsin e ’81-it
Pas viteve ’90-të, nga disa burime të ndryshme është thënë se aty nga marsi i ’81-it, në mes të Enverit dhe Mehmetit ka pasur një polemikë të ashpër, e cila gati ka kaluar deri në kufijtë e grindjes. Këtë gjë e konfirmonte dhe Ali Çeno, i cili ka qenë prezent në atë situatë të pa zakonë në mes dy krerëve kryesorë të shtetit shqiptar. Lidhur me këtë, ai kujtonte: “Aty nga marsi apo fillimi i prillit të vitit 1981, Enveri dhe Mehmeti sa po kishin dalë nga ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe duke ecur, ndaluan përpara Shtëpisë së Partisë, duke debatuar me njeri tjetrin me zë të lartë, sa që fjalët e tyre dëgjoheshin jo vetëm nga ne oficerët e grupeve të shoqërimit, por dhe më larg. Mehmeti i’u drejtua Enverit, duke i thënë: ‘Që sot të shpallim mobilizimin e përgjithshëm dhe të nisim tanket drejt Veriut në kufirin me Jugosllavinë. Ne këtu nuk mund të rrimë duarkryq dhe byth palafiku, kur atje vriten njerëz. Një mobilizim i përgjithshëm, do të tërhiqte vëmendjen e Perëndimit dhe problemi i Kosovës do të jetë më i lehtë për tu zgjidhur. Po të na paraqitet nevoja, të fillojmë edhe luftën. Nuk kemi ç`presim më’. Pas këtyre fjalëve, Enveri ju përgjigj po me atë ton të lartë: Jo, këtë nuk mund ta bëjmë kurrë. Nuk mund ta prishim në një ditë atë që kemi ndërtuar për dyzet vjet me radhë…’!
Ndonëse nuk dihet me saktësi se që kur kanë filluar mosmarrveshjet dhe konfliktet midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, një gjë është e sigurtë se ata të dy nuk e kanë dashur kurrë njeri tjetrin, por për afro dyzet vjet me radhë mundën që të bashkëpunojnë në varësi të konjukturave dhe interesave të secilit. Rreth marrdhënieve dhe konflikteve Enver-Mehmet kanë dëshmuar shumë nga bashkëpuntorët e ngushtë të tyre. Sipas dëshmisë së Idriz Seitit (ish kolonel i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme) njërit prej njerëzve të të afërt të Mehmetit, zanafilla e konflikteve në mes tyre daton në gushtin e vitit 1942, kur Mehmet Shehu sapo ishte kthyer në Shqipëri nga kampi i përqendrimit i Francës, ku ishte internuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në Luftën e Spanjës. Në atë kohë Mehmeti pasi ishte mirë informuar për rolin e Enverit në krye të Partisë Komuniste Shqiptare dhe pasi kishte lexuar traktin e parë të saj, u shpreh: “Kjo punë ka marrë fund, se udhëheqjen e luftës, e kanë marrë në dorë tradhtarët e popullit shqiptar”. Pas kësaj Mehmeti hartoi një skiç-program politik, me prirje social-demokrate dhe krejt të kundërt me traktin e PKSH-së. Për këtë program që ai e ruajti për 40 vjet në kasafortën e tij, pas ngjarjes së 18 dhjetorit 1981 kur Enveri filloi goditjen ndaj ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tashmë të vdekur, akuza kryesore që i bëri atij ishte: “Pas vdekjes, Mehmet Shehut i’u gjetën dokumenta në kasafortën e tij, që vërtetonin se ai ishte agjent i Perëndimit”.
Dëshmitë e të dërguarit të Titos në Shqipëri gjatë Luftës dhe të ish-ministrit pa portofol të qeverisë shqiptare që u arratis në Jugosllavi në 1958-ën, për konfliktet e ashpra Enver-Mehmet
Lidhur me kontraditat dhe konfliktet Enver-Mehmet, për të cilat dëshmon në rrëfimin e tij, Ali Çeno, ish-truproja dhe komandanti i grupit të shoqërimit të ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, kanë dëshmuar dhe disa personazhe të tjera mjaft të njohura me funksione të larta, duke treguar se ato kanë filluar që nga periudha e Luftës. Lidhur me këto, hedh dritë dhe një letër e cila ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, të cilën Enveri i’a dërgon Dushan Mugoshës (me pseudonimin ‘Sala’) në vitin 1943. Midis të tjerash, në atë letër, Enveri i shkruan: “Tuku (Jakova) nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti. Mos e merr se këtë gjë po ta shkruaj apostafat dhe me tendencë për Mehmetin, por Tuku na raporton se pas ikjes tënde, Mehmeti nuk pyet fare për asnjeri dhe përpara mbledhjes së Brigadës, ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit (komandant i Ballit)”. Siç shihet nga kjo letër, Enveri i është ankuar dhe më parë Dushanit për Mehmetin, e prandaj i justifikohet, duke i thënë se atë letër nuk ja shkruan me tendencë dhe apostafat për atë. Një tjetër njeri që dëshmon mbi kontraditat në mes Hoxhës e Shehut, është edhe Njazi Dizdareviç, ish anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe i dërguari i Titos gjatë Luftës në Shqipëri. Në librin e tij “Lufta ime në Shqipëri”, të botuar në vitin 1988 në Beograd, në mes të tjerash Dizdareviç shkruan: “Pas Nako Spiros që na kërkoi me këmbëngulje që ne të ndikonim në heqjen e Enver Hoxhës, pas luftës erdhi në misionin tonë dhe Mehmet Shehu dhe u takua me kryetarin Velimir Stojniç. Pasi i’u ankua për Enver Hoxhën, i kërkoi atij që të ndërhynte që Enveri ta trajtonte ashtu si e meritonte, pasi deri atëherë, Enveri e kishte nënvleftësuar me postin që i kishte dhënë në Ushtri si dhe trajtimin në Parti”. Kontraditat në mes Enverit dhe Mehmetit të cilat kishin filluar që gjatë Luftës, vazhduan edhe pas çlirimit kur ata të dy ishin në postet më të larta të Partisë dhe shtetit. Sipas dëshmisë së gjeneral-major Panajot Plakut, (zv / Ministrit të Mbrojtjes i cili u arratis për në Jugosllavi në vitin 1957 kur ishte në postin e Ministrit pa Portofol) botuar në librin e tij “Dhuna mbi Revolucionin në Shqipëri” (fq. 74-75. Beograd 1966), marrdhëniet në mes Enverit dhe Mehmetit u acaruan ndjeshëm rreth viteve 1954-‘55 kur Mehmeti u shkarkua nga posti i Sekretarit të dytë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe u emërua si Kryetar i Qeverisë. Midis të tjerash, në lidhje me këtë konflikt, në librin e tij, Panajot Plaku shkruan: “Mehmet Shehu duke dyshuar në motivet e këtij ndërrimi, mendoi se mos ajo gjë ishte hapi i parë që Enver Hoxha po bënte në drejtim të likuidimit të tij. Kjo gjë u bë shkaku kryesor i konflikteve serioze në mes tyre në disa mbledhje radhazi të Byrosë Politike. Mirpo, meqënse Enver Hoxha nuk e ndryshoi vendimin e tij, (për shkarkimin e Mehmetit nga Sekretar i dytë i Komitetit Qendror të PPSH-së.) Mehmet Shehu u mbyll për një kohë të gjatë në vilën e tij, i ruajtur nga partizanët e vet më besnikë të Mallakastrës, që ishin kolonelë në Ministrinë e Brendshme. Pas këtyre grindjeve që vazhduan gjatë, Mehmeti na tha mua dhe Sadik Bocajt, se si rezultat i atij konflikti, ai për pak sa nuk qe duke ikur në male. Meqënse konflikti nuk u eliminua por vazhdoi në disa mbledhje të Byrosë Politike duke u acaruar gjithnjë e më shumë, Mehmet Shehu shkoi tek ambasadori i atëherëshëm sovjetik dhe i’u ankua kundër Enver Hoxhës. Pas kësaj, ambasadori sovjetik u takua me Enver Hoxhën dhe u organizua një takim i të treve, në të cilën Enver Hoxha dhe Mehmeti u pajtuan”, përfundon dëshminë e tij Panajot Plaku, ish komisar në Batalioni në Brigadën e Parë Sulmuese të Mehmet Shehut dhe një nga kritikët dhe akuzatorët më të ashpër të Enverit dhe Mehmetit, të bëra këto në librin e tij, pasi u arratis nga Shqipëri dhe kërkoi azil politik në Beograd, ku dhe vdiq në rrethana të dyshimtë në vitin 1966. /Memorie.al
E lexova deri atje kur thoshte se i mati pulsin Mehmeti Aliu, kur i tha Vladimiri shko shiko babain , por ai kishte mbaruar ne mengjez. Une atje ku isha e mora veshe qe vrau veten Mehmet Shehu ne darke ne lajmet e ore 20.00, Aliu e paska marre veshe ne mengjez qe ishte shoqeruesi tij ! Qe ketu filluan genjeshtrat me brire. Behuni serioz se mbuluat boten me genjeshtra per ato “romane” e histori pas qejfit tuaj qe shkruani!
Sa kollaj i kandiste Enveri te gjithe kunder njerit deri sa i shkaterroi te gjithe me radhe keta trimat komuniste.
Te gjithe burracake qe tradhetonin njeri tjetrin e dhisnin ne breke prej Enverit e qe benin trimeri me njerzit e thjeshte e hallexhinj …. ashtu sic bejne edhe keta horrat sot ne kushte dhe forma te tjera .
Me nje fjale rrace e eger primitive.
Po Muc Xhepa cfare mendon per kete rrefim sepse nena e Mucit e ka patur “mik” Ali Cenon ?
Rrofsh o Llazi, se na mori malli
Muç Xhepa, kacarrumi anti komunist, kazani i plehrave, ne New York, eshte xheloz per jeto shkrime.
Vetem Muç Gush gjel deti ka luftu te kuqt.
E di ti o Lazi qe Muç Hajdari do hidhte ne ere uzinen 12???
Ka gjete nje tjeter pene per te trgu karlliqe, se vete shet karamele ke dyqani vietnamezit.
Radio Elbasani,
Muci ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit, sikurse i ati. Kjo eshte 100 % e sigurte. Ndersa e ema, Zana , spiunonte nje grua qe kishte dy djem inxhiniera qe ishte komshie me Tur e Fred Isakun. Familje plehre.
E ka thene dhe dikush tjeter qe Muci ka thene se do hidhte uzinen 12. Jo Muci ka thene qe do hidhte ne ere uzinen e nikel-cobaltit, qe ne kohet kur flet Muci nuk ka qene ndertuar fare.
Per mua Muci ishte bq.
Ah mor Llazi, I missed you too!
I nxore gjithe Elbasanin spiuna, do ishte mire te behej nje referendum dhe ti ndryshohej emri , qyteti i spiunave.
Ti ke qene ne internim, nga i more gjithe kete informacion xhanem?
Hajro te ben te fala nga Toronto.
PS Uzina e Nikel-Cobaltit quhej Uzina 12.
Uzina 12 ka qene uzine 12, ndersa Uzina e Nikel Kobaltit ka qene tjeter dhe u ndertua nga ata gjermanet qe shoqeronte Leko Rada rivali i perjetshem i Mucit te Zanes se Musait ne fund te viteve 80. Drejtor i uzines se Nikel Kobaltit ishte A.H.
I ke me te degjuar gjerat, si Muci.
P.S. Me jep emrin te te them pseudonimin qe ka patur ai qe te spiunonte kur ishe ne internim.
LLazi me lejo qe te te them qe je nje enciklopedi e gjalle, nje njohes deri ne detaje te imta te atij komunitetit te qytetit tone, me befasove perseri, je i paarritshem miku i mire LLazi, edhe nje here te uroj gjithe te mirat
Ore plak matuf, qenke si ato grate e keqia qe merrnin ne goje gjithe lagjen; ha ndonje tas me kos dhe ik bej shurren se s’ke marr as ilacet e prostates. Partia dhe Enveri te kane internuar jo vetem trupin por edhe mendjen dhe shpirtin.
Pse budallenj ishin baballaret tane, ta vune festen sic kishe koken.
P.S Hajro eshte mire dhe te bene te fala.
!!!!! Me dukesh nje njeri me edukate dhe kulture or njeriu i mire dhe besoj qe nuk te pershtatet ne karakterin tend qe te na ofendosh Llazin. Llazi ka dhene nje kontribut te vecante dhe te pamohueshem ne ndricimin e disa karaktereve dhe personazheve te qytetit. Te uroj gjithe te mirat dhe po komunikove me Hajron beji te fala.
Ke te drejte TV SKAMPA, gabimi eshte i imi, shqipetar edhe une si shume te tjere.
Porosine per Hajron nuk ta plotesoj dot se komunikimet i kemi shume te rralla, thuajse zero.
Nderoj dhe respektoj elbsanllite, qytetaret e vjeter, per kulturen, mirkuptimin , trashegimine dhe ate cfare i kane dhene
shoqerise.
Pershendetje
!!!! Ju uroj gjithe te mirat ne jete i nderuar si dhe pushime te gezuara, keto urime per ju ia dedikoj edhe Llazit tone te dashur.
!!!!!
Nje replike te vogel ne pergjigje te PS se juaj, uzina 12 nuk ka qene uzina e nikel kobaltit, uzina e nikel kobaltiqe u ndertua nga gjermanet ishte stadi i fundit i perpunimit te lendes se pare qe vinte nga uzina 12. Muci mbas bisedave dhe konsultimeve me Pip Dunin desheronin te hidhnin ne ere oxhakun e uzines 12 qe ishte ndertuar shume me para se te ndertohej uzina e nikel-kobaltit. Uzina e Nikel kobaltir perfundoi ne 1989. Ju uroj te gjitheve dhe ne vecanti eruditit Llaz gjithe te mirat.
Ke te drejte , korigjim, vitet kalojne , gjerat dhe ngjarjet humbin kthellesine. Uzina 12 dhe Nikel-cobalti dy fabrika te ndryshme.
Shyqyr qe me ne fund Llazi shkruajti disa rradhe ne kete tribune mediatike. I urojme gjithe te mirat arkives se qytetit tone dhe i jemi shume mirenjohes per kontributin qe ka dhene ne njohjen e disa personazheve te qytetit tone.
Paradokse shqiptare. Nga njëra anë thuhet se Enveri e shkarkoi, e sulmonte e denigronte Mehmetin. Dhe për çudi të Kaloçit e të tjerë karnavalë, Mehmeti që ruhej e mendonte të dilte në mal, u bë ministër bujqësie në fillim, në mos gaboj. Pastaj ministër mbrojtje. E deri km. Sikur s’del llogaria o Kaloç. Pastaj si ka mundësi, mqs Enveri e ruante shumë veten, si ka mundësi që në postet kyçe të shtetit vuri Mehmetin dhe njerëzit e afërt të tij , ( jo vetëm farefis, lidhje krushqi etj). Nuk duket pak si kontradiktore ky rrëfim ? Acarimi vërtetë mund të ketë ndodhur. Por kjo për arsye se shefi i ekzekutivit vepronte shpesh jashtë kornizave ligjore. Dhe më e besueshme është komploti që Shehu organizoi kundër Beqirit. Enveri në atë kohë ra në grackë. Por gjërat filluan të kthjelloheshin me kalimin e kohës. Kur Enveri e pa veten të rrethuar nga Shehajt, Hazbiu, Ziçishtet. Mos na trego përralla me Ali . Enveri iku nga kjo botë me plotë gabime. Por iku duarbosh. Ashtu la edhe Nexhmien. Të ishte që të mendonte vetëm për vete, sot pasardhësit e tij kushedi ku do lundronin mbi flori në ndonjë cep të botës. Që Mehmet Shehu të kishte ide liberale, kjo nuk përjashtohet. Por këto I kishte për vete, popullit i vinte shkelmin në fyt. Shumë aparatçinj të administratës, ambasadorë, min, z min etj, janë larguar me urdhër të Mehmet Shehut, jo me urdhrin e Enverit. E përsëris, Enveri kishte 1000 gabime. Ndër kryesoret politika e jashtme dhe lufta e klasave, sidomos ajo brenda llojit. Por nuk mund të pranohet nga ana dialektike që Enveri ka vepruar i vetëm dhe jashtë kornizave ligjorë të atij sistemi.
shqip
duhet të korigjosh fjalën gabime,me faje!!
gabime bëjmë të gjithë dhe ato falen gjithnjë sepse nuk kanë qëllimin e keq!!
tek enveri pati gabime,që ja kemi falur,por ka dhe faje,shumë,që nuk ja fal kush!sidomos kur nuk kërkon falje!!
me të vërtetë iku duar bosh,por të ikësh duarbosh nuk do të thotë se je i pastër!!jo të gjithë pushtetin e shfrytëzojnë për pasuri!
pothuajse të gjithë “vrasësit serialë” nuk përfitojnë asgjë nga vrasjet që bëjnë,por kjo nuk jua ul aspak fajin!!
janë më të tmerrshmit!!
enveri ishte një diktator,dhe si të gjithë diktatorët ai ishte një i sëmurë psiqik!!
mbajtja e gjatë,e përjetshme,e pushteti dhe eleminimi i gjikujt që e pati në krah,nuk kanë tjetër shpjegim!!
Jo replike . Nuk na takon ne të përcaktojmë . Ne japim vetëm opinione vetiake, që per nga pikëpamja ose përmbajtja nuk kanë asnjë vlerë relative. Por mqs më keni përfshirë në komentin tuaj , me lejo të jap vetëm një përkufizim të vogël. Në media qoftë, apo në diskursin e përditshëm ndërmjet njerëzve të zakonshëm, termi “gabim” dhe “faj” nuk kanë asnjë influencë juridike. Vetëm kodi penal, që në këtë rast ushtrohet nga pushteti i tretë ( gjykata), vetëm ata mund të japin një gjykim ligjor ndaj një individi ose grupi personash. Me sa duket deri më sot asnjë gjykatë, brenda dhe jashtë vendit, asnjë nuk është shprehur ndaj figurës së Enverit. Uroj të gjeni miëkuptimin në diverisitetin e mendimeve. Nuk ka vend për polemikë.
se harrova
dhe hitleri pa një kacidhe e pa asnjë fëmjë e përfundoi jetën,por nuk ma merr mëndja se ishte një burrë i mirë
Acarimi ndodhi per shka te luftes per pushtet. Ndodhi qe per te drejtuar vendin pas vdekjes se Enver Hoxhes, nuk kishte vetem nje pretendent te padiskutueshem si Mehmeti, por doli dhe Ramiz Alia i perkrahur nga Nexhmija.
Keto dy grupime u perplasen ashper. Enveri nuk deshte te vriste Mehmetin , por u detyrua nga Nexhmija sepse po te ishte Mehmeti gjalle pas vdekjes se Enverit- ai do behej sekretar i pare.
Mehmeti u vra sepse u be nje mareveshje e heshtur me Kadri Hazbiun nga Nexhmija.
Deren qe thote Ali Ceno e hapi i biri vladimiri. Hyri Kadri Hazbiu shkoj gjoja per te biseduar dhe e vrau me 2 plumba Mehmetin dhe pastaj e mbuloi. Nga shpejtesia mori vetem 1 gezhoje. Tjetren e gjeti te nesrmen r. Llesh Rroku.
Ky eshte shkaku pse djali i Mehmetit vrau veten sepse nuk e mendoi qe Kadriu do ti vriste te atin.
Hapi i dyte ishte denimi i Kadri Haxbiut ne menyre qe te mos mbetej asnje deshmitar.
Se treti dr. Llambi Zicishti minister egzaminoi kufomen dhe thirri: po kete e paskan vrare more…. keshtu dhe Llambi u denua me vdekje.
Besoj se keto qe ka thene ( neqoftese me te vertet i ka thene ) ,sipas Aliut, une mendoj se Mehmeti paska qene njeri shume i ulet. Jam i bindur se mehmeti nuk e ulte veten te fliste me shoqeruesin aq hapaur. Cano me keto qe tregon tani ,don ti japi vlera vetes,se na paskeqene njeriu me i dashur i mehmetit,madje me shume se Enverin….. Kaq budalla ishte ai sa te krahasonte ne sy te Canos se disiplina e perendimit ne pune qenkerka shume me emire se kjo e jona, se tek ne punon nje dhe hane pese. Edhe po te ishte e vertete kjo,mehmeti kurre nuk ia thoshte Canos. Ne radhe te pare sepse ulte vten e tij gje qe tek Mehmeti s;besoj te egzistonte. Edhe ajo fjala se po drejton karrocieri nuk qendron sepse Muho nuk ka qene karrocier,por i ati. ashtu si i ati i Mehmetit qe ishte fshatrar.. Po keshtu edhe per Lenken… Ndaj Cano i rrit vlerat vetes tani qe Mehmeti nuk flet dot… Ne kemi qene kuadro edhe shume me te thjeshte dhe shume probleme nuk diskutoheshin me puntoret,edhe pse mund ti kishim miq shtepie… E jo Mehmeti Kryeministri diskutonte probleme te medha te shtetit me rojen Cano. Edhe ne se Cano do ishte ndonje nderlidhes i mehmetit me agjenturen e jashteme( duke u nisur nga te thenat ) perseri korieri di sa nje korjer…. Kalocit i interesojne keto mburrje te Canos per te denigruar figuren e Enverit dhe te atij sistemi,per te cilen Cano te bente gropen..
Eshte fat per kete arkive si Llazi qe ka Elbasani
Llazi eshte biblioteka e vertete
Shkruaj o Llazi se na kenaqe
Llazi eshte Sorge i qytetit, erudicioni i tij ka nje game aq te gjere sa shtrihet nga Sokol Poga, oficeri rekrutimit dhe deri te shefi i financave te kombinatit Spiro Tezha, nga individe te vecante dhe deri tek kolektivi i teatrit Skampa, nga Sofo Duka edhe ky ofoceri rekrutimi dhe deri tek Luftetari, nepunes i sigurimit i kamufluar me petkun e diplomatit ne Itali. saktesia e Llazit eshte magjepese dhe prandaj i urojme Sorges sone gjithe te mirat
Me sa kuptoj, nga sa shkruan ai vete, Llazi eshte nje ish-oficer i Sigurimit te Shtetit ose nje bashkepunetor i tij ne kategorine “Rezident”, i cili ishte nje shkalle me lart se informatoret sepse ndertonte punen ne nje sektor, psh uzina 12, dhe mund te mbante ne lidhje 5-6 informatore dhe te dhenat e tyre ia kalonte punetorit operativ te SSH….
…pa karakter. Nje lepur i trembur qe ne djep.
Sa per informacion – Ali Ceno ka vite qe ka vdekur dhe nuk mund ti vihet faj qe Dashnor Kanoçja vazhdon ende te publikoje keto histori pa asnje vlere. Dhe fakti qe ti Zalli Lumit flet me ate gjuhe per nje person te vdekur tregon shume per karakterin tend.
A i keni lexuar deponimet e Ali Cenos ne gjyq?
Ai shprehet se armiku Mehmet Shehu i trajtonte si kafshe oficeret e shoqerimit, i vinte ne vend te qenit te trembte derrat e eger ne gjueti etj etj. duke folur me gjuhet e nje militanti te Enverit dhe prap nuk shpetoi po hengri nja 10 vjet burg.
Nejse, pyetje qendrore eshte kjo:
Pse Ali Ceno lajmeroi pikerisht Ramiz Aline per vdekjen e Mehmetit?
Ai nuk kishte kurrfar varesie nga Ramizi, ne rruge shteterore jo e jo, se Ramizi nuk kishte asnje post shteteror.
Atehere pse, pse lajmeroi te parin Ramizin dhe jo ministrin ose zevendes ministrin e brendshem, ose komandantin e gardes qe ishin eproret direkt te tij?
@Llazi
Ah sa çuna te mire kane qene Turi dhe Fredi,
Nostalgji per ate jete te bukur dhe te qete
Mirpo perreth paska pas plehra si Muç Xhepa….
Ka kaq vjet që shkruhet e thuhet për Mehmet Shehun.Të gjitha pordhë me rigon.Është shtëpia e kryeministërir e rethuar me ushtarë e kalloshnikovë dhe askush nuk thotë se si hynë dhe e vranë ose si e vrau veten si nuk dëgjuan njerzit në shtëpi?Po e shoqja ku flinte xhanëm?Pra askush nuk e di e vranë apo ai vrau veten.Edhe libra janë shkruar dhe asgjë të vërtetë nuk dimë.Pra kuptohet mbushim faqet e gazetave për të nxjerë para ose të shesim librat.Në shtëpi na hyn një mace apo mizë dhe e mer vesh gjithë shtëpia jo të kërcasë pushka.Ne ishim në mbledhje ditën që u vra Mehmeti dhe erdhi dikush me vrap dhe na tha:kryeministëri ka vrarë veten dhe Aliu e shtëpia e morën vesh në mëngjes!
Po ta lexosh me kujdes kete shkrim (po te jete i vertete) del qarte lufta e brylave dhe karirizmi i Mehmet Shehut.Per mendimin tim ne ate “stan” nuk kishte parime por lufte kush do te drejtonte PP-n pas Enverit.Jo me kot u eleminuan me vdekje pjesa dermuese e byroisteve pas 1972-it kur atij,Enverit,i ra infrkti i pare dhe lindi mundesia per tu zevendesuar.Mos mendoni se po te vinte Mehmeti apo ndonje tjeter do te kishte rruge tjeter vec asaj qe u ndoq.Ata ishin te tere nje prerje dhe s’duhet te kete aludime.Sa per ate e vrane apo vrau veten pak rendesi ka.”Nje kapricoz dhe hakmarres si Mehmeti nuk mund te dorezohej tek ata hetues qe me urdher te tij kishin bere krime mbi shoket e tjere”
Keto shkrime jane per te mbushur gazeten ne keto dite te nxehta vere.
Perseritje nga KOZi !
Fashisti me i madh ne Itali – Duce
Antifashisti me i madh ne Shqiperi – Mehmeti
Duce u pushkatua dhe u var ne nje shesh ne Milano nga kundershtaret, sot ka varrin ne qytetin ku ka lindur !
Mehmet Shehu luftoj ne Spanje e Shqiperi kunder Duces, u vra nga shoket e tij e sot nuk ka varr !
Gruaja e Duces jetoj normalisht ne Rome gjer sa vdiq !
Gruaja e Mehmetit vdiq ne burg ! Nuk ka varr !
Femijet e Duces jetuan normalisht ne Itali, djali i vogel i tij si muzikant shetiste ne Europe, u martua me motren e aktores Sofia Loren ( me gjithse kishte biografi te keqe ) vajza e tij Aleksandra Musolini sot eshte deputete ne parlament !
Femijet e Mehmetit ………jeta e tyre eshte turp i komunizmit dhe komunisteve !
Vazhdoni merruni me Kalocin tani !…tung..
Ki llazi shoku I hajros e ka gje ate llazin e durrsit mo
Kalocit i pelqen te perserise veten. Jo vetem qe riboton artikuj qe nga 7-8 vjet me pare, por edhe kur shkruan perserit te njejtat gjera 2-3 here. Me i gjate pershkrimi i artikullit sesa artikulli vete. Te bezdiset ta lexosh, te duket vetja sikur ke Alzheimer dhe i perserit gjerat nga 2-3 here.
MUC XHEPA ESHTE HAJDAR.