Rama: Rrjeti hekurudhor, energjia dhe dixhinalizimi janë tre planet e mëdha që kemi

29 Korrik 2021, 14:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp në Shkup tregoi 3 prioritetet kryesore që ka bashkimi i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama nënvizoi se shtrirja e një rrjeti hekurudhor, energjia elektrike dhe dixhitalizimi, janë sfidat e së ardhmes.

“Kemi një boshllëk të madh në infrastrukturën hekurudhore. Të treja vendet mund të vënë në dispozicion burimet më të mira njerëzore, për të pasur një vizion dhe program të pastër zhvillimi. Secili vend ka sovranitetin e vet.

Ne mund t’i drejtohemi komisionit Evropian në atë që lidhet me hekurudhat. Për energjinë, jemi mjaftueshëm të pasur për të bërë hapat e duhur. Do të punojmë bashkërisht, për të kuptuar se çfarë do të bëjmë në interesat kombëtare të çdo vendi dhe së treti për dexhitalizimin.

Këto janë tre planet e mëdha tona. Të vetëm jemi të vegjël dhe e kemi zërin më pak të dëgjueshëm. Së bashku jemi më të konsiderueshëm sa i përket potencialit dhe jemi më të fortë. Është shumë domethënëse”, tha Rama.

3 komente në “Rama: Rrjeti hekurudhor, energjia dhe dixhinalizimi janë tre planet e mëdha që kemi”

  1. Taulant says:

    Leri planet o mavri nuk po ben dot nje hekurudhe Tirane-Durres.
    Ty te perdor Vucic per qellimet e tij si force ne Ballkan.

  2. Pilo Lala says:

    Ec perpara me planet qe ke, se mediokret vetem sherr e lufte duan.
    I zoti eshte ai qe ben paqe.

  3. Alex says:

    O Taulant.
    SALIU, iliri, Lulushi, Edi piktori. Tè gjithe jane shqip foles e anti shqiptar. Edi Piktori eshte njelloj Si Saliu. Ky po shkaterron cdo gje qe perben shtet. Cdo prove shteti e jep me kocesion. Shqiperia pikat e objektet strategie. Aeroporti, portet i ka shutur. Se shpejti do shesi hidrocentralet. Do shesi malet e po perze shqiptaret nga shqiperia. Do snelli asiatike.
    A e lexove Lalin qe dikur ka shitur fiq. Qe beri dalle milionshe me pensioni e mamase. E deklaroi tirana u shtua me qytetar tè rinj. Ca nga kontinentet e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje