Arben Malaj: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria, po vritet shpresa për mijëra njerëz se këta ndërtojnë vila

29 Korrik 2021, 12:57Politika TEMA

Arben Malaj ka bërë një shkrim nga Vlora ku thotë se është i shqetësuar pasi të rinjtë po ikin masivisht nga Shqipëria.

Ish-Ministri i Financave, gjykon se ky fenomen ka njohur rritje duke u ndalur edhe në shqetësimet e qytetarëve.

“Shqetesimi im qytetar dhe  profesional nuk ka të bëjë  vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për  qytet”, thotë Malaj.

Referuar shërbimeve të zakonshme, mësohet se Malaj ka pasur edhe shqetësime të tjera serioze në Vlorë. Dhe këtu nisur me monopolizimin e ashensorit në pallatin ku jeton, pasi banorët i kanë vendosur një çip për të lëvizur. Kjo duket se ka vendosur në panik ish ministrin i cili ka nisur një revoltë të brendshme edhe ndaj monopolizimit të ashensorit.

Shkrimi e plotë:

Të rinjtë  e braktisin Shqipërinë, sepse “Llaguret e  Rilindasve” jo vetëm në Vlorë po monopolizojne tregjet e mallrave dhe shërbimeve.

Ata zhvasin  e vjellin shqiptarët, pasurohen deri në mënyrë kriminale, pengojnë konkurencën e lirë, rritin  fitimet e tyre abuzive duke penguar hapjen e tregjeve  shërbimeve,  sepse rritin çmimet abuzive.

Ata  shtrentojnë jetën e mijëra individëve dhe familjeve.

Profesionet e lira janë sot profesionet e pa mundësive të lira.

Inspektoriatet në disa raste janë forma abuzive  për fitime jo ligjore duke rritur artificialisht vështirësitë dhe kostot e biznesit.

” Llaguret e Rilindasve”, hajdute të parave dhe shpresës së shqiptarëve sfidojnë edhe vetë shtetin.

Me bizneset e tyre informale dhe kriminale  ndërtojnë vila luksoze, ndërsa teknikët profesioniste dhe studentët shqiptare pengohen të futen në këto tregje dhe gjejnë si zgjidhje të vetme të braktisin vendin e tyre.

Kë paguajnë  “Llaguret  e Rilindasve”  nga politikanët dhe drejtuesit e autoriteteve  që duhet të garantojnë tregje të lira, që duhet të mbrojnë konsumatorët?

Pse zv.kryeministri Erion Braçe  që mund ta marrë vendimin brenda ditës për ti rrëzuar keto monopole, pozita  dominuese dhe abuzuese  sidomos në tregjet e shërbimeve nuk vepron?

Shqetesimi im qytetar dhe  profesional nuk ka të bëjë  vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për  qytet.

Ky model abuzimi, korrupsioni dhe kapjes së shtetit edhe në tregun e shërbimeve  vret  shpresën e  mijëra shqiptare dhe i detyron të braktisin familjet nga Shqipëria.

Edhe mos  veprimi nga qeveritarët  për të mos e  ndalur  monopolet, pozitat dominuese  abuzive dhe vjedhjet që përbëjnë krim është bashkëfajësi.

4 komente në “Arben Malaj: Të rinjtë po ikin nga Shqipëria, po vritet shpresa për mijëra njerëz se këta ndërtojnë vila”

  1. popull dele says:

    po ; ky braçja si kone , e te gjthe qe kane marre vendin peg ne 31 vjet duet me i zhvesh , me ja u marre te gjithe pasurit ; e me i çu per skrap.

  2. labi says:

    Ben hajduti i di mire keto pune…

  3. Vezhguesi says:

    Po vajza juaj Malaj, pse eshte ne SHBA, nuk te dhimbset edhe ajo?

  4. Vlora says:

    Po ikin se te pafytyret si ty qe privatizuan frigoriferin e Vlores per 2 leke tani bejne puritanin. Ik o Beni nga llakatundi se te njohim mire. Ti njelloj si keta je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje