Rama në Forumin Ekonomik: Të gjitha vendet duhet të jenë pjesë e nismës

29 Korrik 2021, 12:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal u bëri të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e nismës së bashkëpunimit mes vendeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Sipas tij, pse duhet të presin Mali i Zi apo Bosnja për të bashkëvepruar, kur ka përfitim të ndërsjellë mes të gjitha shteteve.

“Mali i Zi, nuk e mendoj për çfarë mendohet Mali i Zi, se si të zgjidhë problemet e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur? Që është një problem serioz për të gjitha vendet. Po Bosnja për çfarë mendohet,  se e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt se për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi për njerëzit për të gjithë së bashku. Çdo ditë që fitojmë është një ditë për të ardhmen”, theksoi Rama.

1 komente në “Rama në Forumin Ekonomik: Të gjitha vendet duhet të jenë pjesë e nismës”

  1. Visi says:

    Sigurisht që je kundër Kosovës derisa mer iniciativa prapa shpinës së Kosovës dhe pa e pyetur askënd në Kosovë jo se jo por as në Shqipëri s ke pyetur askënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje