Balluku hap garën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës: Do të jetë një investim privat që do të kushtojë 37 milionë euro

30 Korrik 2021, 15:52Politika TEMA

Është hapur gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka njoftuar se gara do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme 2 gusht deri më 23 shtator të këtij viti.

Balluku  u shpreh se ky aeroport do të jetë një investim privat dhe do të kushtojë 37 milionë euro dhe pritet të përfundojë për 3-4 vite.

 

”Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë.

Në Sarandë presim që në 3-4 vite te elaborojmë 1 milionë pasagjerë. Gara do të jetë e hapur në faqen e ministrisë nga data 2 gusht deri më 23 shtator. Investitori do të ketë mbështetjen totale të shtetit dhe ministrive por procesi i shpronësimeve do të bëhet nga shteti bashkë me Agjensinë e Shpronsimeve. Unë jam e sigurt që banorët e Sarandës do të jenë te kënaqur nga ky lajm i ri”- tha Balluku.

6 komente në “Balluku hap garën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës: Do të jetë një investim privat që do të kushtojë 37 milionë euro”

  1. AI says:

    Kto investment private ku shteti paguan ne rast se nuk ks trafik nuk jane shume private….si ai I Vlores…..

  2. Ani says:

    37 milion nhe aeroport? Si pak….

  3. xhoxhi says:

    Ja dhjetë tëmën e sëmës Shqipërinë.Gjithë milionat i bëtë tunele,rrugë,aeroporte punë me tendera ku vidhen milionat e shqiptarëve.Nuk keni turp kur shqiptarët vuajnë për bukën e gojës dhe investoni atje ku ska prodhim?Bujqit hedhin prodhimet në lumë,bujqit po presin mollë e qershi se tregëtaret tallen me çmimet e tyre dhe ti del e na tua do ndërtojmë aeroportin me para private?Turp.Dhe një njeri pa shkollë do ta drejtonte më mirë atë vend dhe nuk do ishte këtu ku çdo gjë është rafshuar nga mëndjet tuaja fyçkë.Nuk keni faj juve ka faj një popull i tërë që ka 30 vjet që fle dhe ju vendosni të bëni çtë doni me partë e tij.Populli duhet ngritur në këmbë dhe tju marë përpara dhe mos dini ku të shkoni.30 vjet asnjë protestë për gjëndjen ekonomike për pensionet që lamë kockat nëpër galeri dhe na jepni nga 150 mijë lekë pension,për rroga për për për etj etj.Populli del për Ramën për Bashën ku duhet ti zërë me gurë.Edhe Merkeli ka bërë 16 vjet në pushtet por e ka bërë Gjermaninë lule ndërsa në Shqipëri Rama ka kaq vjet dhe asgjë.Pse ?Sepse populli fle gjumë dhe atij i duket sikur bën namin…

  4. Do ecim per para. Cdo fshat dhe qytet duhet te kete arroportin e tij

  5. Asd says:

    Dakort me perparimet. Aeroportet jane vepra zhvillimi afatgjate.

  6. Plaku Pa Mjeker says:

    Do te elaborojme 1 miljon pasagjere…..
    Ju marrte purth shalet moret vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje