Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD, është ndalur tek çështja e ish kryeministrit Sali Berisha.
Kim tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe do të ishte tragjike nëse partia do duhej të “hante bar” për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.
“Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do të lëvizin para, se ky vend do të lëvizi përpara.
E ardhmja po na pret. Bashkëpunimi ynë do vazhdojë përpara. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë”, tha Yuri Kim.
Deklarata e plotë
Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijm të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë.
Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.
Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe, në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në parlament në shtator. Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.
Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri.
Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit.
Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje.
Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.
Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara.
E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës.
Faleminderit shumë.
Bar do hame dhe shokun Sali nuk e japim,lufte te pamposhtur kunder Anglo-amerikaneve
????????
Asht Sali Berisha ai or budallenj!!!
E dim mir!
Kokrra e komunistit te kuq!
Na dha bar me zor me shefin e te kuqve deri ne 85 pastaj kur Dulla vdiq na e ushqeu barin me doren e vet…per 30 vjet
Bravo Znj. Ambasadore…u ke gjujt aty ku u dhemb kuqove te gjithe
Pa Berishen ne parlament, Partia Demokratike nuk do te behet as me e mire dhe as me e keqe, asgje nuk do te ndryshonte.
Nje politikan, mesazhin e percjelle edhe nga burgu, bile me me force, sepse eshte me i cliruar politikisht.
Cdo deshtim, bie mbi kryetarin dhe jo mbi mekembesin.
Eshte nje marredhenie qe i takon vete Bashes ta administroje.
Sa per Berishen, nese ka bere gabime apo faje, ka me shume gjate mandatit te pare si President, se sa kur ishte Kryeminister.
E sakte .
Por Berisha ka bere gabime .
Nje lider kur ben gabime largohet.
Ikja e Berishes eshte fundi i Rames.
Berisha ka dosjen e Rames kur ky ishte kryebashkiak dhe per cdo leje pallati fitonte 20% te vleres.
Berisha e di me saktesi ku kane depozituar parate ne vendet offshore Rama dhe Meta dhe gjithe ministrat e ish ministrat.
Po iku Berisha hapet gara ne PD dhe shpeton vendi.
Pastaj reformohet dhe PS-ja e cila nga nje parti oligarkesh e banditesh te shpresojm qe nje dite te behet nje parti e majt Evropjane .
Fatkeqesisht ajo sot eshte nje parti PPP-sh e oligarkesh .
O Taulant po ti nga i di keto gjera? Apo ke pire cik hashash e ke fillu me hallicunuar?
Rrofte shoku sali sheqere karaxhic vicidoli, imperializmi amerik!an, na merr te keqen. Ashtu te lumte
Partia Demokratike nuk ka asnje rol ne permbysjen e komunizmit mo zonje. Cfare roli kane ata qe ti ceke kur te gjithe ishin ne postet ma te larta te diktatures. Komunizmi ne shqiperi u rrezu i fundit ne Evrope dhe kjo ndodhi nga kriza ekonomike. Andaj mjaft me keto genjeshtra.
More Angjelin, ajo i di te gjitha keto por ajo flet vetem me gjuhe diplomatike.
Piro djali, Angjelini ka shumë të drejtë.
Kumunizmi dha dorheqe dhe dorëzoi çelsat e magazinës me inventar të rregullt pa defiçite (pa borxhe). PD -ja ka “meritë,, vetëm në vjedhjen e magazinēs, shëmbjen e mureve dhe shkuljen nga themelet. Çakenjtë e ndyrë, bishat egrsira të zbritura na malet me në krye Berishobiberoviçin e Azem Hajdaroviçin e gjithë ndysirat e tjera të mbledhura kudo gjetën, njerëz pa din e pa iman shkatërruan, përdhunuan e çnderuan Shqipërinë e mjerë të ngelur pa zot me porosi nga “lartë,, . Në se zonja Kim nuk i di këto të pyes Rajersonin sepse “diçka,, di zotria.
Shënim:- “Avionët me dollar nga Amerika,, , “Çeku i bardhë,, , “Teoria zero,, , ” Burrë i madh shteti,, , “Ylli në rritje,, etj…. etj….!!!???
Prisni dhe pak të vdesim ne 60-të vjeçarët e pastaj gënjeni çfar të doni. (Vaksinën e bëmë , butonin dhe në të sëmës o nëne Lonit).
Nuk e njeh mirë kokën e shpellareve. Ata jo bar , por edhe shkëmbit me kokë i bien. T’ja shpjegojë njeri znj amb.re. Shpellot janë njerëz me bisht, me intelekt të cunguar. Ohu ! I foli Zogu, i foli Enveri, erdhën turq, italianë, austriake, ata ke kanuni e kanë kokën. Po të paktën na bëni një nder. Merreni Saliun dhe çojeni ku të doni ju. Vetëm kështu mund të bien rehat shqiptarët. Ah se më shkau. Edhe Metën bashkë. Kështu që nuk i ngelet hatri të parit. Ky i dyti ka debulese per SB. Me qetësi dhe dashuri .
per 50 vite bar hengren jo vetem shpellaret por dhe fusharaket e sojlinjtè…
keshtu dhe nund te vazhdojè
Shume e forte. Bravo qe spo toleroni nne kafshe si SB.
Mire thua z . Ambasadore qe te mos hane bare demokratasit , po e vetmia mundesi eshte te hane MUT made in SALI se kane 30 vjet me kete menu , nuk eshte kollaj te nderroshe djete
me sh luan baci fasule do hame e nuke perunjemi.
Barë do hanë, nëse eshte nevoja do hane edhe m..t, por prijesin e shpellave nuk e dorezojne ??????
O i ziu Luli po qan me oi oi oi keq pa
Amerike po me keq pa Sali.
Mos haroni shprehjen lapidare te te ndjerit Namik Hoti,te thene nja tre dekada me pare.
“Maloku po hipi mbi kalë,vetem me pushke e zbret”
Nese nuk iken sala dhe luli shpallet non grata.Mesa duket do ikin te dy bashke.
Zj.Ambasadore, Duhet t’ju shkulesh veshin edhe atyre te vetingut qe u ankuan per Theo Jakops. Juria e vetingut me duket formale, kur institucionet te sjellin provat dhe ballafaqimet me provat ne salle, ajo juri del thjesht fiktive. Mesa shihet ato tre perfaqesuesit e vetingut para kane bere se shteti i ka majmur mire, por persa i perket integritetit,moralit dhe sinçeritetit duket se dale ngadale kane filluar te zbythen,shenje e dobesise dhe frikes,thjesht po bien ne nivelin e Llalles. Theo eshte jurist nje nga perfaqesuesit me te mire qe kane sjelle, nje profesionist i vertete por edhe hetues i afte e nese keto cilesi ato perfaqesuesit e famshem te vetingut i quajn presion per vendimarrje, eshte shum me e ndershme qe ato heqin dore nga pergjegjesia humane para shqiptareve, se ka te tjere qe jane te gatshem ta bejne punen edhe me mire. Te gjithe shqiptaret e duan Theon, nuk ka ofenduar askend, vetem ka bere detyren me se miri, per te nxjerre te vertetat para shqiptareve, thjesht ka perdorur me se miri pyetje dhe argumente psikologjike.Kushdo te jete para nje jurie apo para drejtesise, duhet te jete transparent dhe modest para ligjit, jo kapadai, aty eshte llogaridhenie, se ndryshe nuk ka kuptim vetingu. Sa per temen, aleatet tane po flasin qarte,,, nuk duhet bere pengese integrimi i shwiperise ne aleancen euro atlantike, nuk kemi patur e nuk mendoj se do kemi aleate me te mire. Eshte teori e fizikes,,,, nje cikel fillon, por duke wene se jemi materie jemi normal do kemi edhe nje perfundim.
Mos më bëni të nxjerr fakte për njeriun e poshtruar nga amerika për krimin dhe hajdutërinë që ka instaluar sharlatani ,vrasësi serjal Sali Berisha në shqipëri , ti shtoi e rreshtoi në listës se zezë të bëmave të tij do ishin pa fund .Fati i tij i zi u vulos kur kërcënoi edhe Amerikën se do ta hedhë në gjyqë ,por kjo mbeti një ilaritet e bllof për të gënyer Shqiptarët që bënë sikur ka sjellë demokracinë,kur në fakt ai solli gjëmën për shqiprinë. ,kur në fakt ka derdhur gjak në këtë vend ,mbi 10 mijë të vrarë,gjat qeverisjes keqe të tij .Qeverisje shkatrrimtare,bashkë me tutkunin Lulëzim Basha , shqipërisë u kan sjellë shumë dëme të mëdha ,që nga firmat piramidale ,hapja e depove të ushtrisë deri te vrasja e 21 janrit 2011 te vjedhja e 230 milon të rrugës kombit,duke i shpëtuar me raport mjeksore dënimit..Përshëndes qëndrimin e parimor të Ambasadores të SHBA në Shqipëri ,se mbajtja e Sali Berishës përsëri në parlament është një orvajtje për të hëngër barë ,ky njeri është i poshtruar nga krimi e hajdutëria.
Epo ska ngelur tjeter perpos qe Kimetja tja fusi personalisht Sales.
Po ksaj ca i dukete vetja administratirja e Shqiperis ?????????
Znj. Ambasadore Kim ! Megjith rrespektin per ju, dhe dashurinë për Ameriken, unë si njeri analfabet, i pa shkollë dhe me pak shenja alzhaimeri ( malsor hesapi ), desha t’ju bëj një pyetje : Komunizmin në Shqiperi dhe gati në gjithë botë, e rrezoj Amerika me Ronald Reganin dhe Xhorxh Bushin, apo Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Azem Hajdari si udhëheqsa heroik të LANÇKK ( Luftës Armatosur Nacionale Çlirimtare Kunder Komunizmit )?!! Ju falenderoj përpara për pergjigjen tuaj Faleminderit znj. Kim.
Zonja Kim ju i kerkoni skllavit Lulzim qe te mos fuse ne parlament pronarin e tij te korruptuar e vrases.Po Luli eshte vete hajdut i 230 milion eurove te rruges se kombit e vrases i 4 protestuesve ne bulevard ! Mund ta dorezoje vrasesi vrasesin , aq me teperbabain shpirteror ?
Pastaj PD ne shumice eshte e mbushur me hajdute, mashtrues, vrases e injorante dhe idhulli i tyre eshte Sali Ram Sheqere Berisha.Do ta shikoni vete qe militantet ” enveriste ” te PD grusht bashkuar do ta mbrojne ne unison idhullin e tyre diktator kunder impetializmit amerikanAta bar do te hane por kriminelin nuk e dorezojne.
Zonja ambasadore e keni krejt gabim kur shpreheni se komunuzmin e rrezoi PD. Shkak ishin kushtet ekonomike dhe puna juaj qe nuk donit sistemin komunist, pasi e kishit hale ne sy, por kerkonit permbysje. Ja ku e keni. E shikoni cfare eshte bere ne Shqiperi? Ne kohen e komunizmit nuk kishte gjyqtar e prokuror apo politikane te korruptuar zonja ambasadore. Ky fenomen u cfaq ne demokracine tuaj. Mallkuar qofte kjo demokradhi qe na solli lloj lloj pacavuresh.
A nuk po e kuptoni akoma sa te korruptuar jane keto te PD, sa hajdute e kriminele apo ju intereson te thoni qe ato e sollen demokracine e rrezuan komunizmin. Koncept shume pa baza. Demokracia i ka rrenjet qysh ne formimin e Shtetit Shqiptar. Demokracia eshte ndershmeri e pergjegjesi. E PD nuk i ka keto cilesi e smund ti atribuhohet ndryshimi i sistemit e e ardhja e demokracise. Eshte PD ambasadore qe e shkateroi Shqiperine ne themel e nuk beri asgje te mire per vendin. Kush nuk ka sy e vesh te mos e kuptoje. Populli shqiptar duhet te zgjohet. Mos prisni te arrestohen “Peshq te medhenj”, kjo ska per te ndodhur kurre. Jane marre ne mbrojtje pikerisht nga keta qe mendojne se demokracine e solli PD. Esi perfundim cdo gje mund te ndodhe por jo qe Basha te disnancohet nga Berisha sepse dhe Basha duhej te ishte shpallur “non grata”, per bemat e tij.
Shumë e saktë bravo, DREJTËSIA! Me ju jam edhe un! 30-të vjet jan shumë që të besosh gënjeshtrën, thjeshtë të detyrojnë të bashkjetosh me të deri sa të na hajë depresioni.
Si shihet ne shtator do kemi nje ndarje te grupit parlamentar te PD. Nga do jete shumica do jete PD pakica do krijoje dicka te re !?
Bar, po e po, por dhe moot do hame e Saliin nuk e dorzojme!
Po mire eshte gjykuar Berisha? Cila eshte kultura qe kjo kerkon te fuse? ! Denim me direktivat e Stalinit?! Denoncoheni …dhe nese del fajtor…s’ka nevoje per Kim e Kimer…eshte ligji.
Me sakte nuk ka ku shkon
“Bar do te hame dhe doren nuk ia shtrime armikut”. Baca ne rregull eshte, por si ka mundesi trushpelaret vazhdojne i shkojne pas!
Me kushtet e Luftes te Ftohte metafora e barit kishte nje permbajtje te forte domethenese jo vetem Brenda vendit por edhe per promotoret e L-Ftohte, Rusine & SHBA.
Kure sot metafora eshte: Edhe m . t hame po Saliun nuk is dorezojme Amerikes. Si mund te ngjase dorezimi i Njeriut qe vetem pasuri, begati, lumturi i solli Shqiperise.
Kurre, kurre sikur edhe me keq se m . ti te hame ne demokratikasit e Diktatures.
Si gjithnje znj. Juri Kim eshte ne koherence te plote me aspiratat e shqiptareve. Keqardhje qe kryetaret e partive shqiptare jane prapa duke vene ne fokus me shume interesat e tyre personale.
E dashur,ashtu duhet por lul currja esh vetem nje jashqitje e bishes plake,qe ka marr trajnimet qysh ne kohet e largeta ne france,edhe shpresen dhe syte per pjellat e veta atje i ka
Bravo SHBA, çojeni deri në fund misionin tuaj dhe tregojani vendin kriminelit më të madh që ka populli shqiptar. Shqiptarët do t’ju jenë mirënjohës përjetë.
Tani e kuptoj perse nuk i duan Amerikanet ne bote. Ç’pune Kimetja nga P i s’emes te diktoje se cfare duhet te beje nje parti politike? Kush e urdheron kete shtupe muti te fuse hundet ne punet e brendshme? E urrej Berishen per cka ka bere, por keto veprime te Kimetes nga Pid.i i s’emes po me bejne ta simpatizoj e te behem ne krah te tij