Disa aktivistë të prezantuar si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë paditur në SPAK, ministren e Kulturës, Elva Margariti.
Në një prononcim për mediat, aktivistja Adriana Kalaja tha se 4 efektivë policie sipas tyre janë sjellë keq kur shkuan në Ministri për të dorëzuar një kërkesë.
“Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.
Shkresat dorrrezohen/dergohen me poste mi budallaqe. Mezi i vapes, kovidi neper kembe dhe ju si gaforet 10 veta per te dorezuar nje leter dorazi!!!!! Artiste ju thencin, pika qe sju bie.
Bravo!
futni ne burg kto vagabonda politik qe nuk kan asnje lidhje me teatrin apo artistllekun.Bande politike e udhehequr nga R.Budina antar i keshillit partiak i PD.LEHIN SI QEJ,tipike e sjelljes e kupoles drejtuese te PD
Kerkojne ti shesin popullit sapunin pe djathe.I shkreti ky popull qe eshte i detyruar te ndigjoj budallalleqet e kesaj bande te korruptuar
Karnavale
Edhe une dua te dergoj nje leter, asaj Margaritit, po nuk po gjej edhe nja 9 shoke te tjere, qe t’ia shpiem.
Ç’ është kjo patë e pispillosur që mbeti duke gagarisur: Në burg ai, në burg ajo…?
Kllounet e aleances shkoni hani ndonie byrek tek shqupi