Nga Spartak Ngjela
Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon.
Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot:
Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ?
A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada?
Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të së keqes, se kjo, në të vërtetë, është një e keqe shumë e madhe. Lufta kundër së keqes, e cila e ka pushtuar një shoqëri për dekada të tëra, sikundër që ka pushtuar sot edhe shqiptarët, nuk është një vepër e lehtë: historia na ka mësuar që, kjo e keqe, është shumë e vështirë për t’u mposhtur, sepse keqbërësit drejtojnë shtetin dhe kanë forcën e tij në duart e tyre .
Po le ta fillojmë analizën tonë me Sokratin.
Ja çfarë na tha Sokrati në apologjinë e tij të famshme, gjatë gjyqit që e dënoi atë me vdekje, në vitin 399 p.k.:
“O qytetarë! Njeriu ndoshta nuk e ka të vështirë të shpëtojë nga vdekja; por shumë e vështirë është për të që të shpëtojë nga e keqja, sepse ajo vepron më shpejt se vdekja”
Dhe e keqja për të cilin ai foli, ishte korrupsioni i lartë shtetëror – dhe, prandaj, e keqja, sigurisht që, për fatin e tij të keq, veproi më shpejt se vdekja…
Megjithatë, shqiptarët sot po e presin shpëtimin nga e keqja korrupsion.
Por, në këto momente na duhet të theksojmë se, për të larguar të keqen që ka pllakosur një shoqëri, duhet të krijohet energji morale.
Çelsi i suksesit, është energjia morale, term ky i konceptualizuar nga Weber dhe Durkheim, dy filozëfë të mëdhenj te etikës, që e trajtuan energjinë morale si një motivim të brendshëm të individit dhe si një aspiratë të shoqërisë për të mposhtur të gabuarën. Dhe kjo, gjithmonë në funksion të së drejtës, dhe me anë të principit të së vërtetës. E keqia duhet të ndëshkohet me një ligj të drejtë. Dhe ky, realisht është një proces i një moraliteti të lartë.
Prandaj…
Korrupsioni shtetëror, që ka rraskapitur shqiptarët, shkatërrohet vetëm me dënimin e keqbërësve nëpër procese gjyqësore, të drejtë dhe të moralshëm. Dhe, nëse po flasim për energji morale, pikërisht kjo është energjia morale që i jepet shoqërisë; sepse, kur sheh dënimet e keqbërësve të saj, shoqëria krijon optimizëm dhe aspiratë për drejtësi. Ky optimizëm dhe kjo aspirat, do të krijojë edhe te ne, historinë normale të Shqipërisë
Pikërisht këtë po presin shqiptarët sot nga SPAK dhe nga politika amerikane që po drejton me ekspertizë reformën antikorrupsion në Shqipëri.
Dhe shqiptarët po presin…
O avokat po e shikojme edhe spakun me.duket fallco komplet pa kollqe ..po ishalla ba dicka sepse Shqiperine e mori lumi
Taku mastrubohet shpirtnisht tash n pleqni..tu i bo qefin vetes,si ata t humburit qe shpresojn me mor nanji penallti n sekondat e fundit…
O Tak.
Ta kuptoj dëshirshmërin pozitive …por,a esht amerika ai supermeni qe bo gjithçka ?
Se besoj.
Ameriks i kan vra presidentin emblem n mes t dites me diell mu n mes t qytetit mush plot me brohoritsa festues dhe,sottt e ksaj dite s osht gjet e verteta.
Tamom sikurse vrau sala m 21 janar…live tv…
E si do zbuloj t verteten ktu n shqipni kur se gje dot n venin e vet amerika?!
Llogjika normale njerzore komensensi pra,thot jo.
Por njerzit kan nevoj per shpres t pakten.
Dhe Taku esht nji shpresdhens i mir.
Duhet dhe propoganda.
Mban moralin lart.
Taku, fole shume per disa vjet per hatane qe do u bejë SPAKU te korruptuarve por ja qe ke folur kot ne hava. Ke folur cfare do ti por jo cfare do bej SPAKU. Ti Taku a e ke degjuar shprehjen “dollari can bllokaden”? Ja kaq beri Mediu dhe jo e cau, por e beri tunel qe te ece lirshem.Petro Koci nje deklarate ne ere beri per korrupsionin dhe prokuroria ju qep si muti pas kepuces. Ne shtyp kemi lexuar 100 artikuj me fakte per bemat e Berishes and Co por SPAKU nuk I shikon se është duke u marre me kokainen…. Ndersa ti Taku ngele duke thene duroni, ja muajin tjeter hataja do vije per keta hajdute. Por ja qe me ne fund re edhe ti me kembe ne toke. Sala ka hedh ne gjyq Ameriken e jo me mos të bleje nje gjykates Çela nga Poradeci… Ky popull duhej të ishte ngritur në këmbë por ne fakt rri e ben sehir për drejtësinë e vet. Me pak fjale, ne gjithmone e kemi merituar cdo qeveri qe kemi patur. Tung o Taku!
Pirdh te cfrihesh o i tredhuri( atheos) Ngjela……..gerrdeci tregoi se cili eshte SPAK-u made in sunit!!!!
Zoti Ngjela.. !
A mund te na thoni cila eshte reforma antikorrupsion ne Shqiperi…??/
Ajo duhet te jete se pari nje sistem Ligjesh qe percaktojne Korrupsioni (menjane bakshishit dhe peshqesheve apo dhuratat qe dhe ato duhet te percaktohen me ligj), e
Se dyti te percaktoj ndeshkimet ligjore e te detajuara ne Kodin Penal e
Se treti masat ndeshkimore sipas demit por pa harruar ndalimin perjete per pune publike….
Keshtu do ta kene te lehte dhe te huajt qe duan te na ndihmojne dhe ndihma e pare e tyre
eshte te publikojne si i kane ne vendin e tyre keto tre çeshtje me siper…
Ky Taku është një njeri krejt i paditur. Tani po del se i ka rënë entuziazmi dhe besimi se SPAK dhe politika e aleatëve do bënte gjëmën ndaj korrupsionit. Tani e kupton se edhe gjykatësit, prokurorët dhe policët e BKH janë pjesë e vjedhjes dhe e mbulimit të krimit e jo çlirimtarët e shoqërisë. Korrupsioni ka filluar me diferencimin social ekonomik të shoqërisë njerëzore dhe prandaj nuk besoj se ka “burrë” që ta ndalë.
Taku këtu, me fjalët e Sokratit, zbulon edhe vetë se korrupsioni është universal. Ai nuk fillon me pushtetin dhe nuk gjendet vetë tek ai, sepse jo vetëm pushteti, por e gjithë klasa e skllavopronarëve ishte gjakatare dhe “e korruptuar”. Në atë kohë në Athinë nuk kishte “qeverira” të tipit “qeveri”. Që atëherë e gjer sot qeveria është vetëm një pjesë, madje e vogël, e korrupsionit të përgjithshëm të mbarë-hajdutëve dhe mbarë-kriminelëve, siç ka qenë gjithmonë në të gjitha kohërat!
Fatkeqesisht Avokat,sado te Shprehesh me Sokratin dhe Kafken,je nje njeri i dalur nga sistemi komunist,se ishe goxha i madh kur te arrestuan,pra Shprehjes se Lenin ….me jepni nje femije per 8 vite ne shkolle ta bej komunist perjete te shkon edhe ty.Je pjese e ketyre qe shan se me ta hengere mire edhe ti edhe Babai yt.sado libra te Verdhe sipas komunisteve te lexosh je nje komunist antikomunist.Analizat e tua jane gjithmone kot,a ke emra Zoteri,jepi tek Spak ose Mos Fol se te doli boja .Nuk behet asgje ne Drejtesi,se saliu eshte i kuq,edhe edvini eshte i kuq.kusuri i shqiperise qe te kete keta maskarenj …
Shoqeria shqiptare eshte si nje gje e prisheur . A mundet njeri te gjeje qofte dhe nje luge te ngreneshme ne Te ? Mos u merni me te pamunduren .Te paret PARTNERET duhet ti ipnindoren e te suportonin Shqiperine e shqipetaret ne rrugen te ,zhvillimit kapitalist . Te vdekurit i mbetet vetem funerali .E harova , SHQIPERIA ka pozicion Gjeorafik interesant,,,,,,,,,,?????!!!!!!!!???,??,
O Taku, leri filozofirat dhe lepirjen e amerikaneve…!!! Amerikanet nuk e duan Shqiperine ” te paster”, por e duan llum haleje sic eshte deri tani, ndersa SPAK-erat e Veting-erat, jane perralla me mbret qe i serviren me bollek ketij populli fukara, por (fatkeqesisht) idiot e injorant…
O Tak. Ty te ka mbetur mendja tek SPAK -u dhe Sokrati. Pse nuk flet per SAPAK-un tek ceshtja Mediu. Ky proces tregoi se drejtesia ne Shqiperi ka vdekur pa lindur ende, vetingu eshte nje mashtrim dhe se ambadadorja amerikane, te pakten per ceshtjen e SPAK-ut, ka deshtuat.
Kjo propagande qe beni edhe Ju ,eshte ajo e keqja qe thote Sokrati qe “e keqja”vjen me shpejt se vdekja!E kete ju dashnoret e te keqes e keni arrire me propagande boshe duke u bere opium per popullin Shqipetar!
Ne kete sistem nuk ka drejtesi per pupullin or Ngjale por vetem korupsion ne forma te ndryshme e vjedhje galopante ku sistemi per te mposhtur drejtesine vendos edhe me te keqen me manipulacion!
Qe ta kuptoni me mire Ju “jokovaret” e kesaj te keqeje beni nje sondazh per dy grupe shoqerore nje per popullin dhe nje per “ju” dhe fare lehte do te konstatoni qe populli do te nxjerre perfundimin qe e keqja nuk do te shkulet 100% nga jeta e tyre;ndersa shtresa juaj eshte e bindur qe nen udheheqjen e se keqes e keqja do te largohet !
Fakti e tregoi qe ne kete sistem e keqja eshte nje metastaze ne formen e nje kollodoku ku nga ç’do ane qe ta kthesh do te shkosh gunga!Sot flamurtaret e atyre qe kane marre ne dore luften per te keqen jane ideatoret e saj ore Spartak!Ndaj dhe Baftiaret vazhdojne e hedhin valle me te shtruar ku ne mimikat e tyre shikon nje qetesi e ftohtesi per te na mbushur mendjen se jane nen presion !
Sali Berisha ka imunitet te perjetshem dhe mbrohet nga e keqja qe e solli e pa u ndeshkuar! E keqja me e madhe e ketij vendi nuk behet fjale per sistem ne drejtesi por per vazhdim lojrash “peshku i madh dhe peshku i vogel” duke provuar inteligjencen e ketij populli te lodhur sa mban e sa duhet te mbaje!Ndaj e keqja jo vetem qe nuk eshte stepur por perseri leviz ne forma te ndryshme ku vrastari te vret tashme me silenciator,vjedhesi te zhvat me buzeqeshje ku populli vazhdon e jeton i dhjere por krenar qe nje dite do te kete drejtesi ,kuptohet jo per miloneret tashme sepse jane shtresezim i shoqerise ,domosdoshmeri kjo per kapitalizmin ku pa te varfer,shtresen e mesme e miliardere shtyllat e sistemit kapitalist,ku kjo shoqeri nuk mund te quhet “kapitaliste” siç e duan ata qe e sollen qe e montuan ku popullit te thjeshte ne vend qe te enderonin unaze floriri ,i dhane “pranga prej floriri” duke i kalbur neper burgje ,ndersa “e keqja” vazhdon e nxine menderen neper plazhet lluksose te botes pasi bregedeti Shqipetar eshte ne rikonstruksion per “jatet ” gjigande te miliardereve qe do te vijne te vizitojne kete “parajse” te ndertuar mjerisht nga duart tona!
Ta gezojne Baftiari me raki Skrapari!
Ngjela i ka dhene emrat .Ne Krye Rjesht jane Sali Kerma dhe Oborrtaret e Tij,Like Hajduti me Ali-Baballaret e Tij e te tjere e te Tjere..Doni apo nuk doni Ju.Avokati eshte nje Pishtar i Drejtesise.Çfare ka thene i ka Dale..Shendet te Gjithve.
Avokat, e ke mbeshtetur reformen me shume se asnje tjeter, me thonj.
Respekt!
Por Reforma pa drejtesi, nuk na hyn ne pune. Thjesht ka derruar padron. Ja shitem te tjereve bashke me sovranitetin, sektoret strategjik, sigurine, vetmbrojtjen, duke i shkaktuar vetes vdekjen.
Vendimi i “drejtesise se re” per Gerdecin, qe jo vetem nuk jep drejtesi, por ndalon hetimet me vendim gjykate per krimin dhe masakren me te madhe te shekullit, eshte KRIMINAL.
Nuk ma do mendja se nje gjykates adoleshent ka marre i vetem kete vendim te tmerrshem per drejtesine ( do ta kishin arrestuar ne zyre) dhe per vete imazhin e Reformes, qe tani ka marre fund. Ne vend te gjykonte Gerdecin, ” drejtesia e re” gjykoi veten.
Ai vendim eshte marre ne Rrugen e Elbasanit. Skllaveria, venerimi ndaj padroneve dhe frika per te menduar me koken tone, por aq sa ben te lumtur padronet, jane patologji te tribuve mesjetare te destinuara te zhduken nga faqja e dheut.
Gabohesh rende por pa dashje “sovraist” ,sepse po ta ndigjosh me vemendje Sprtak Ngjelen(ish Minister i Drejtesise i cili ka deklaruar me gojen e tij se e ka studiuar dosjen e Sali Berishes kur ka qene kryetar komisioni ne parlment dhe nuk i ka gjetur asnje dokument te firmosur per “bemat qe akuzohet nga Shqipetaret”!Kaq mjafton per te kuptuar Spartk Ngjelen!se dyti dhe me kryesorja asnje nuk kupton daljen ne çdo dritare kazani mediatik per tu thene hajduteve e krimineleve per te cilet behet fjale :Ju duhet te gjeni nje avokat qe te mbroheni mire dhe kete pune mund dhe e bej vetem une!Ndaj hidhuni e nuk eshte çudi qe neser (nese vjen ndonjehere ajo dite) te jete mbrojtesi i tyre!
Ndaj mos u rembeni nga deklaratat e tij sepse i n te zanatit te vet!Ai po bene detyren e tij duke i tmeruar ata qe ndokush ti japi per mbrojtje “çeshtjen e tij”!Se fundemi ai deklaron kur pyetet nese jeni ne gjendje qe ti ofroni mbrojte te akuzuarve ,ai pergjigjet :Nuk e di por ata duhet te gjejne avokate te zote per te shpetuar.
Se fundemi uroj qe une te jem gabim e zotrote ta kesh te drejte bindjen ndaj Spartak Ngjeles qe po ta pyesesh edhe per ty te njetat do thote!
HARROJENI SPK FELLIQESIRAT QE KANE KAPUR KOMBIN TONE DO TE JETOJNE NE PAQE, I VETMI DENIM PER ATA ESHTE LARGIMIN NGA POZICIONE E TYRE TE LARTA. TE TJERA JANE VETEM GENJESHTRA.
Haaa…
..dhe shqiptart presin…ca presin…presin preshin….por,preshin e hongri njiher Tritani…dhe tashi ka rifillu nga gam-gam-gami..
Prit shqiptar..te mbij bar..si gomar…pa samar ..
Faktikisht shqiptart nuk po presin. Pritja esht veç dukje..ata po levrijn si peshkaqent ujrave t thella…
Dikur Dull Kumandari nxorri urdhrin “,tu qepemi maleve ti bejm ata pjellor si fushat”…dhe u turren shqiptarinjt me kazma e lopata….tash nji thirrje e brendshme esht ndez n zemrat e çdo shqiptari “ti qepemi krim korrupsjon drog kurvnimit ,dhe t ja nxjerrim fundin ksaj dynjaje,pasi ja zbythem breket shqipnis”…dhe jan turr neper bot tu mush burgjet si ata bubrrecat neper vrima bodrumesh t lagshta me errsir.
Reforma ne drejtesi ra perfundimisht me vendimin per gerdecin. Mos harxhoni me kohe te lexoni e mendoni per te. Duhen dekada qe te shkulen berisha dhe meta nga ky vend
Me njerez si Saliu dhe Likja qe akne servilet e tyre si Basha dhe nje analist avukat si Taku do te behet SPAK? Taku nuk pushon,do te vazhdoje te flase dhe te flase prap! Enveri te fuste ne burg per agjitacion-propogande! Taku vazhdon te flase dhe prape te flase dhe kur flet shume dihet cfare ndodh! Keshtu edhe Tosi blla-blla dhe enveri e shpuri me te jatin ne nje qeli! Po Bushati-Kapo si nuk i pushon goja kunder te gjitheve pa fakte vetem me urrejtje! Se cfare do te beje SPAK pritet ta shohim dhe ta gjykojme! Prisni dhe faljuni Zotit!
Keng me Cifteli : Cou Enver se ne po vdesim , cohu dhe nji here .Cou Enver se kta qe jane ,.cdogje e kane dhjer . Cou Enver e hape Recin , ashtu si di Ti . Cou Enver e futi brenda , plerat nji nga nji . Cou Enver e deno hajnat , vecme pushkatim . Ne i popull qe te gjith , per nder do ta dim . Gjith te mirat qe ndertove , nuk e dim ku iku .Ktu na mbyti korrupsioni , nder esht vec kurvelliku . Cou Enver se po te presim , Enver Gjenerali . Shqipetare kan ulur koken , ika mbytur halli
Ka disa vite qe avokati na mban me shprese ,jo po sot jo po ne vjeshte . Do behet kjo e kjo ! Si jurist qe eshte kur permend emra duhet te shoqerohen me aresye juridike e jo letrare e historike ! Dikur per 21 janarin na thonte – jane vrare tre, jemi te pregaditur per 13 mije !??Gjith kohen kush i vrau demonstruesit, kush qelloj,kush dha urdher !??? Ja perpara ca diteve Zeri Amerikes dhe deshmite e oficerve te policise per sulmet e 6 janarit ne Kapitol ! Edhe aty u vrane e u plagosen demonstrues ! Asnje nuk pyeste kush qelloj e pse qelloj por kush ishin ato qe sulmuan institucionin ! Cilet ishin ato qe shkelen rendin ! Cili i drejtonte e organizonte sulmuesit etj. Kete dallim mund ta beje avokati ?…
Ndoshta duhet nje revolucion i tipit Francez apo Leninist qe te shkaterrosh eliten ne pushtet .
Eshte e veshtire sepse te huajt sidomos fqinjet kane investuar shume per nje Shqiperi te dobet e te shkaterruar.
Me nje Shqiperi te tille ata sundojn dhe asimilojn shume leht Shqiptaret ne Mal te Zi,Maqedoni,Serbi e Greqi.
Politika e Bismarkut dhe e Konferences se Londres eshte aktuale ne politiken e Makronit,Athines e gjetk.
Keta nuk e duan Shqiperin prandaj punojn per shkaterrimin total te identitetit Shqiptar ne Ballkan.
Ecin me ato parime vete armatosen deri ne dhemb ndersa ne te paret ne bote shkaterruam edhe ushtrin sepse na mbron Natoja.
Kaq naiv jemi.
Mjaft Taku naj shpife bath bath po nje kokerr , spaku nuk ka byth te hapi gjyqin e Mediut dhe gerdecit , do fusi ne burg Saliun Ilirin Ramen Lulin e kompani , mjaft o i matufepsur se realiteti esht ndryshe mjaft me prrallat me Amerikan le nam. Ke 5 vjet mer para neper tv me kte perrallen tende te shpifur , korrupsioni esht nona kapitalizmit ti kerkon te vrasin nonen hajde tak hajde .
Korrupsioni i ka rrenjet shume te thella dhe eshte shume e veshtire te çrrenjoset.Per kete gje duhen ligje te tjera ku denimi minimal te jete 20 vjet burgim.Ish kryeprokurori u denua 2 vjet burg.