Nga Skënder Minxhozi
Ka ndërruar edhe një herë emër nisma e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për të krijuar një hapësirë pa pengesa për katër liritë e njohura që ndodhen në themelet e të standartit të sotëm evriopian: njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin. Rama, Vuçiç e Zaev kanë sfiduar vapën e Shkupit, në emër të një sfide tjetër, edhe më të madhe: asaj ndaj Bashkimit Evropian, i cili ndodhet në status të plotë amullie sa i përket afrimit të vendeve të Ballkanit në BE.
Njëherësh kjo treshe ka tërhequr pas vetes zukatjen e zakonshme të patriotizmave me çmim të lirë që gjallojnë në të gjitha vendet e rajonit dhe shprehin që të gjitha në gjuhë të ndryshme, të njëjtën tezë dhe mendim: po krijohet Jugosllavia e re, po humbin ca e po fitojnë ca të tjerë, po shitet sovraniteti për imazh e për foto familjare dhe po harrohen të vrarët, krizat dhe gjaku që qëndron në sfondin e marrëdhënieve të tre shteteve.
Të gjitha paragjykimet e mosbesimi e skepticizmi që kanë shoqëruar procesin e deritanishëm të hapjes mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, ngrihen mbi logjikën e kuptueshme të faturës së rëndë të së shkuarës, që rëndon ende në subkoshiencën e popujve në fjalë. Por edhe mbi lojrat politike, rivalitetet e bërrylat që në Ballkan janë sporti më i dashur.
Është më pas edhe problemi i termave konkrete me të cilat do të realizohet Ballkani i Hapur. Ekonomia, tregjet, kapitalet janë të gjitha elemente që duhen shqyrtuar me kujdesin maksimal, për të kuptuar se cilat vende pësojnë, e cilat vende gëzojnë nga hapja e rrëzimi i barrierave.
Më tej akoma, një aspekt tjetër me peshë, kur flitet specifikisht për ne shqiptarët, është që të kuptohen sesi e impakton në perspektivë kjo nisëm, dialogun Kosovë-Serbi. A e dobëson pozitën e Kosovës një proces i tillë, apo e forcon atë duke e bërë zyrtarisht pjesë të tryezave rajonale, me flamurin zyrtar në tavolinë dhe si palë e barabartë me serbët, shqiptarët e maqedonët?!
Të gjitha këto janë dilema të kuptueshme për të dyja shtetet shqiptare. Dilema të cilat Tirana duket se i ka tejkaluar, ndërkohë që Prishtina vijon të ngurrojë. E vërtetë universale dhe e palëvizshme është që shtetet sovrane duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zhvilluar marrëdhënie me fqinjët. Është kjo e drejtë që iu lejoi fjala vjen, Sali Berishës e Lulzim Bashës, një dekadë më parë, që të mos vendosin kusht ndaj qeverisë greke të kohës problemin e Çamërisë, por të ulen e të marrin vizoren në dorë, për të ndarë detin përballë Sarandës me Karamanlis e Bakojanis (me faull, siç vendosi Gjykata Kushtetuese më pas)!
Qeveritë shqiptare të 30 viteve të fundit kanë ngurruar në mënyrë të kuptueshme që të zhvillojnë raporte normale me Beogradin, pasi shteti serb gjeneroi në këto dekada konfliktin më të përgjakshëm që ka parë Evropa e pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo rrethanë mbetet e palëvizshme dhe duhet gjykuar nga historianët për pjesën që i takon, ose nga politikanët e drejtësia për pjesën e mbetur.
Megjithatë sot vende si Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë një start shumë më solid në negociatat dhe përballjen e tyre me një fuqi rajonale si Serbia. Janë që të dyja anëtare të NATO-s dhe ndodhen në fazë të avancuar të afrimit drejt Bashkimit Evropian. Shqiptarë dhe maqedonë nuk mund të bëjnë sikur më në veri nuk jetojnë serbë, e as këta të fundit nuk mund t’i fshijnë nga harta fqinjët jugorë.
Kjo vlen në termat më madhore edhe për Kosovën, i dyti shtet shqiptar në Ballkan, që sot garantohet nga fuqitë më të mëdha globale, SHBA dhe Evropa. Kushtëzimi i përsëritur, me zgjidhjen finale të marrëdhënieve me Kosovën, që Beogradi ka dëgjuar t’i thuhet në sy, sa herë që është përpjekur të vijojë integrimin euro-atlantik, përbën një rrethanë sigurie për qeverinë kosovare, në përballjen me Vuçiçin. Në anën tjetër, historia e këtij kontinenti shënon një pafundësi shembujsh kur vende armike e që janë vrarë e prerë historikisht mes tyre, kanë ditur të ulen në tryezë e të gjejnë forcat për të nisur një klimë normaliteti e hapjeje mes tyre. Një shembull i tillë i heshtur e indirekt që sot është në sytë e të gjithëve, por që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin, është bilanci tregëtar i Kosovës me Serbinë, i cili flet për gjithçka, përveçse për mbyllje e izolacionizëm ndërkufitar!
Përballja me atë që ndodhet jashtë derës tonë, është një akt i madh emancipimi për shoqëritë ballkanike. Edhe në rrafshin ekonomik, që sot përbën të panjohurën më të madhe që frikëson shumëkënd në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Kemi qëndruar historikisht brenda kullave tona ballkanike, pa nxjerrë hundën nga frëngjia për të parë seç bën komshiu përballë. Kjo është një fqinjësi anakronike, përtej çdo retorike romantike për hapjen e rrëzimin e kufinjve.
Do të vijë një ditë kur perimet e Myzeqesë, mollët e Korçës apo qershitë e Peshkopisë të konkurojnë me produktet bujqësore të Portugalisë, Italisë apo Francës. Kjo do të ndodhë kur te jemi anëtarë të BE. Që do të thotë nja dhjetë vjet në të ardhmen. Pse të mos e nisim duke konkuruar me fqinjët, nga momenti që izolimi ballkanik siç vijojmë ta kemi sot, i takon epokës komuniste dhe është thjesht një relikt që stonon klithshëm me botën e sotme?!
Nisma e Minishengenit, e Ballkanit të Hapur apo quajeni si të doni, e ofron shansin që fqinjë të ngërthyer deri dje në logjikën e Luftës së Ftohtë e më pas të krizës jugosllave, të nisin të shembin ngapak muret e paragjykimit. Bëhet fjalë për procese kaq afatgjata dhe graduale, sa të flasësh sot për shitblerje e trafikim interesash shtetërore e kombëtare, është një retorikë që më shumë të bën të qeshësh, sesa të frikësohesh apo tërhiqesh. Ka kaq shumë mure ky rajoni ynë, saqë s’ka qeveri e kryeministra që ja dalin t’i shembin të gjitha me një, dy apo dhjetë xhiro nga qendra e Shkupit, Tiranës apo Beogradit. Ballkani i hapur është një projektim paraprak i të nesërmes evropiane për të gjitha vendet e rajonit. Si i tillë ai është de facto i pashmangshëm. Kush trembet apo bën sikur trembet, është thjesht i pasinqertë.
i forte paske qene o Skender.Si nuk u lodhe me bythlepirje mor burr i dheut
ketij dhe gruan ti kerkoje Edi, ja jep.
Me mire se ty , qe ja con Sales vec t’ja kapi me dore e ti fusi ate gishtin e gjate te shtrember , por pa qef. Dhe ti qe mburresh ke pazari ri apo me bathore po je cecen, se gruaja ime puno ke Sala , ca nuk i jep, shpirt robi ?
O shif kush flet bre ky hajduti ikonave
O Minxhoz, aman , thuaj sa paguhesh nga Rama që tërë kohës bën avokatin e tij? Si nuk bëre njëherë oponencë mor? Keni cipë a s’keni? Apo dora që të ushqen nuk kafshohet, vetëm puthet?
Po si su lodhe duke lepire koqet e Rames o Minxhozi?!Rama bam e Skenderi ham…
O Molle e helmit, me mire avokatine e Rames se sa avokatine e Sali Berishes qe po na ha dhe kockat akoma nga ti dhe ato fytyra qe jane si ti e fshihen . Ka me serbe, greke, fashiste se sa ju?!
Lexo çfarë kam shkruar unë për Saliun, o shqeto, unë nuk mbroj njeri, them vetëm të vërtetën, nuk jam lëpirës partie me pagesë si puna jote. Mos fol pa ditur. Lexo! Tani ke Ramën në qeveri, dhe atij duhet t’i bësh oponencë, se po të vjedh paratë publike e po të çon në Serbi, o gomar. Unë nuk fshihem, më njeh Rama se kush jam, o shqeto, madje dhe Saliu. Vetëm ti nuk e di.
Je i madh dhe objektiv si gjithmone Skender!
O Mingjoz qe dy kokrra mend si analist i qeshtjes shqiptare nuk njeh. Po qashtja shqiptare asht kryesorja o analist i leshit. Po pa u rregullue qashtja politike e popullit shqiptar kot e keni se shqiperia nuk mundet te deperton me kto vllaznim bashkim me sllavet. Se sa per politikanet shqiptar ju nji koridor te madh do te ia lejojshi serbeve por kot e keni se per Enverin jugosllavet kan qen vllazer por edhe keta te sotit jane sikur te meparshmit. Dhe ktu po shihet se armiq te shqiptareve jan shqiptaret. Dhe Kosova dhe shqiptret e tan ballkani rruge e kan Evropen dhe ju komunistet qe i keni vllazen sllavet kot e keni se pa shqiptaret te gjithe nuk mund te bjerni serbin ne deti sepse ka ende patriot te vertete.
Lexon Gipa- dhe te vjen per te dhj…… Po si more trushkulur do zgjidhesh ceshtjen shqitare ti ? Po pse , Rusia je ti, qe edhe pse mori Krimene, eshte ne morse nderkombetare…..gjynah te futesh dhe te lexosh gjithe keto fare marrezirash -do ti tregosh ti Minxhozit Qeshtjen shqiptare ??
Nuk shkohet perpara me ngritje muresh. Tregu i hapur rregullon pjesen me te madhe te problemeve qe ka vendi! 50 vjet mbyllje bene qe ekonomia te mos jete ne gjendje te konkurroje me ate te huaj,jo vetem ekonomia po edhe arti e sporti!
Mirse te vije tregu i hapur qe i bie kokes monopolisteve dhe ben qe te ulen cmimet!
Minxhozi gazetar Korrekt.Flet me profesionalizem dhe objektivitet..Po ç’te keqe ka te merresh vesh brenda rajonit????
Trocki ,te merresh vesht me cdo kend eshte gjeja me e mire.Por kur agresori ka mbet agresor dhe nuk ka ndryshuar as nje presje,ateher do te thote te pranojshe te verteten e tije ose te behesh si ai se ai te zhduke sa ti jepet raste,ashtu si zhduku qindramijera ne ish YU.Gjitha anketat e bera deri me tash nga te huajte ,maqedonet dhe serbet me mbi 95% me shume ne bote urrene shqiptaret.Pse duhet te afrojshe ate qe armatoset cdo dite nga Rusia?Pse Rama nuk afrohet aspak me Kroacin por vetem me Serbin?Asnje kombe ne rruzullin toksor nuk do bente kete qe bene Rama ne poziten qe jane shqiptaret.Une theme Saliu ka damtuar shume ceshtjen shqiptare,por ama Rama, sillet tamam si serbe i partive te koalicionit te milloshevicit dhe sheshelit, per shfarosjen e shqiptareve.Eshte e rende por eshte e vertete Vucic,ishte zevendes i Sheshelit,Dacic,ishte zevendes i Milloshevicit.Me fanatizem mbrojne luftrat e milosevicit…..Rama vete deklarohet miku i tyre! Rama qe nuk eshte shqiptar ska gje,por qe eshte antishqiptar,duhet te pergjigjet nese ka ende shqiptare ne Shqiperi !
Minxhoz mos u mundo te fitosh “kacidhe” ne emer te se sotmes e te ardhmes se femijeve tane.Nese ty nuk te dheimbsen te tutë, cke me tanët?Po si ore INJORANT e shikon pozitivitetin tek te tilla marrveshje?.Po thjesht e di ti qe Shqiperia raportin ekspot/import me dy shtetet sllave eka vetem 20% eksport drejt tyre dhe kusuri import?E di ti qe me kete realitet thjesht ne do e blejme edhe buken rrezik me 5 euro?Dhe e fundit.A di kusht te thote qe per kete nisme eshte marre nje vendim qeverie? A eshte diskutuar ne kuvebd?.JO.Ndersa sa per kujtese , per hyrjen ne BE cdo shtet tashme antar me pare ka praktikuar referendumin.Po Shqiperia?Kush i merr vendimet ne emer te shqiptareve?Vetem nje njeri?A e pranoni kete realitet?Do ja degjoni me vone fyellin.
Analize e shkelqyerrrrrrrrr!!!!!!!!!!!!!!!!
Sfida e shoqerive tona eshge injoranca ,qe shfaqet edhe ketu ne komente. BALLKANI I HAPUR eshte enderr qe se shpejti do te behet e vertete.Nacionalistet dhe injorantet si gjithmone rreshtohen ne anen e keqe te ketij momenti historik .Femijeve dhe breza qe vine do ju leme nje Ballkan ku te mbreteroje paqja dhe prosperiteti. Kemi detyrim per gjakun e derdhur dhe viktimat qe nuk jane gjetur akoma ,qe tu ofrojme rajonit nje paqe te qendrueshmene ,ndarjei njehere e mire nga nacionalizmat qe i kane kushtuar jete njerezish ketij rajoni. Kush flet qe ne emer te te vrareve kjo nisme nuk duhet bere eshte thjesht nje tertip i nacionalisteve qe te rruajne statukuone ne rajon .Nacionalizmi vdiq ne 1999 fale ndihmes qe na dhane SHBA dhe NATO, tani eshte koha e varrimit te tij dhe liderit politik po i hedhin te paret lopatat e dheut arkivolit te nacionalizmit .
Genc Bejleri
Ja ke futur kot ketu.
Cfare të beje Kurti kur Kosova pranohet si territor dhe jo si shtet?
Cfare mendon ti psh Cfare duhej të beje Kosova qe me kete marreveshje qendron gjithmone në fund të tryezes?
Dmth Cfare do të beje ti sikur të ishe në vend të Albin Kurtit?
Se eshte kollaj të flasesh.
Por Mali i Zi perse nuk hyri?Apo edhe ata jane hajvane?
Nuk jane teori konspirative por jane mesime nga historia.
Edhe BE keshtu e nisi,me levizjen e lire dhe me pas me heqjen e doganave dhe tani po behet bashkimi në nje konfederate të vetme.Por shtetet e BE-se e njohin njeri-tjetrin dhe kane pasur marredhenie diplomatike.
Ketu po diskutohet qe Kosova te hyje pa u njohur fare nga Serbia.
Nderkohe qe Serbia ka deklaruar shume here qe “kurre nuk do ta njohe Kosoven në cdo rrethane “ dhe kjo eshte nga e gjitha klasa politike serbe dhe jo vetem nga nje parti apo nje individ.
Mund të kesh inat Albin Kurtin se nuk i bindet Liderit të Madh por ketu ka të drejte dhe jam i sigurte qe edhe ti vete e di qe Kurti ka të drejte të mbroje interesat e Kosoves.
Mirë që e ke mbiemrin Mingjoz e vet je karagjoz.Po a din ti se kush është Seria dhe Vuçiq?Serbija përafërsisht 200vite në të gjitha nivelet më të larta ka bërë projekte për zhdukjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e tokave të tyre dhe mjaftë nga këto plane ka realizuar.Po kjo Serbi haptas po kërcënon me zhdukje edhe sot Kosovën dhe tokat shqiptare nën Serbi.Po ky Vuçiq është kryetar i kësaj Serbije gjenocidale dhe ministër i Millosheviçit që dhunuan 20 femra shqiptare ,vran me mijëra civil të pa armatosur gra fëmij e pleq.Po kjo Serbi ka pretendime të hapur territoriale për të dal në Durrës shif të gjitha memorandumiëet e shkencëtarve serb.Ose je shumë tradhtar primitiv ose nuk je normal.Edhe fare të mos ishte Kosova tokë shqiptare do duhej të brengoseshe si po brendosëni për të drejtat e qytetarëve në Koren e Veriut.Thjesht shtrohet pyetja ka apo nuk ka intelektual në Shqipëri ka apo nuk ka shqiptarë në Shqipëri?A ka mundësi që një.popull i tër të bie në gjendje të till që të mos ket as ndjenjë njerzore se kombtare jo se jo.Perkundër gabimeve të shumta që ka bërë a paska qenë Enveri domosdoshmëri në Shqipëri për të mbrojtë një rracë qe po shkon në vetvrasje.
O Minxhoz, je shume i dobet ne llogjike.
E para : A do duhej qe Shqiperi Kosove te kishin nje platforme e nje qendrim ?
E dyta : A do duhej para se gjithash (para se te hapnim tregun me Serbine) te kishim nje treg te hapur Kosove Shqiperi?
E treta : A po fiton nga hapja me shume kombi serb apo kombi shqiptar ? Ki parasysh fuqine ekonomike dhe daljen ne adriatik.
E katerta : A mund te luhet me gjasme kur Vucic deklaron se ceshtja e Kosoves eshte ceshtje e kushtetutes se Serbise ?
Ti keto mbase dhe i kupton por nuk ke turp dhe ne kete rast je i qete e nuk te vret ndergjegja.
Levizja e lire e qytetareve shume nisne e mire ….por per kapitale e mallra duhet kujdes shume….jemi ekonomia me e dobet…eksp 1 ne Serbi importance 3 dhe me Maqedonine po njesoj….pra duhet kujdes sepse nuk eshte aq thjesht mund te demtohrt prodhimi vendas ne menyre te pakthyesheme e ty Minxhoz nuk do te paguajne me honorary pastaj….
Minxhoz me gjithe respektin qe kam ketu je jo vetem gabim por ke dale komplet jashte kornizes se gazetarit dhe jashte kapacitetit tend per te gjykuar kete problem kaq delikat qe Edi Rama hodhi ne opinion dhe ne tregun mediatik. Kjo do te ishte tradhetia me e madhe qe i behet kauzes se popullit shqiptar shtetit shqiptar dhe atij te kosoves. Serbia dhe serbet jane popull konfliktual gjenocidial qe i kane hapur shume probleme e vuajtje popullit shqiptar ne rajon. Sot institucionet politike ekonomike mediatike dhe kulturore jane ne aktivitet non stop per aneksimin e sa me shume trojeve shqiptare. Shqiperia eshte vend i pasur ku populli mund te jetoje i lumtur te gezoje e te punoje. Por jo efhe detin e portet tona qe serbia nuk i ka duhet tja japim me duart tona falas Serbise. Ekspansioni ekonomik serb ne rajon patjeter qe do te perdoret per ekspansion politik demografik dhe ndryshim te hartes politike ne favor te serbise. Ne nuk jemi ne kushte te barabarta ku interesat te jene reciproke pa rrezikuar sigurine kombetare. Edi Rama nuk ka mandat per te firmosur kete marreveshje me serbin pa u ratifikuar ne parlament dhe pastaj pa u programuar nga institucionet shqiptare. Kjo iniciative e tipit bakllava te kenaq ne fillim kur e ha por helmin e ka brenda me veprim te shpejte bile.
Nuk jam dakord per kete ide kryeministrore dhe do te ngre alarmin per te zgjuar opinionin publik per kete tradheti kombetare.
Frikacakët tremben të nxjerrin kokën nga frëngjia!
Koha na thërret, për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve, për të ndërtuar fqinjësinë e mirë të munguar në shekuj.
Burrat flasin me mend, me argumente, me largpamësi për një të ardhme më të mirë dhe marrin vendime të detyrueshëm për të gjithë, pa asnjë përjashtim.
Këtë po kërkojnë të bëjnë burrat e 4 vendeve të rajonit, por Albinit nuk i mbushet mendja dhe nuk merr pjesë në bisedime. Ndoshta e kërkon ftesën “speciale”!
Sot ai është përfaqësues i një shteti të ri, në themel të të cilit është gjaku i martirëve të UÇK, i mijëra të masakruarëve prej genocidit serb dhe INVESTIMI KOLOSAL I SHBA, që është aleati ynë strategjik i pazevendësueshëm, udhëheqës i Luftës për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.
ShBA nuk janë kundër stabilizimit të rajonit, bashkëpunimit rajonal, lëvizjeve të lira të njerëzve, kulturave kombëtare, lirisë dhe përparimit të popujve.
Kosova duhet të jetë pjesë e këtij projekti rajonal.
Përparimi kombëtar dhe rajonal është përafrim me BE.
Zoti Minxhozi është absolutisht i kthjellët, analist objektiv i problemeve kombëtare dhe e shikon qartë rrugën drejt përparimit të vendit dhe të rajonit. Gjithmonë një gazetar me emër dinjitoz!
je i kthjellet Zoti Minxhzi, por me ke po flet. ne jemi sanguine. Kosovaret i kuptoj deri diku se ceshtja per ta eshte e nxehte dhe jane akoma te lenduar nga cfare kane pesuar por keta pseudo atdhetaret tane ne Tirane ….
Shume e bukur per te qene e vertete. A ka ndonje studim qe te na tregoje qe hapja na sjell perfitime ? Mos na perseritet hapja e vitit 1946 – 1948, kur Jugosllavija na GRABITI ekonomine. Kam edhe disa pyetje : pse Vucic tha se eshte i gateshem te firmose gjithecka thote Rama ? Nga e ka sigurine qe Rama nuk do te kerkoje njohjen e Kosoves ? Vucic thote se shqiptaret jane kthyer 150 vjet mbrapa. Po serbet qe reklamojne akoma betejen e Fushe Kosoves te vitit 1389 , sa vjet mbrapa jane kthyer ? Po per “boten e madhe te gjithe serbeve” qe ka ne program Vulin,mbeshtetur nga Vucic, keni degjuar ? Pervec Kosoves, a pretendon Vulin-Vucic edhe token e Vrakes,zonen e Goranit, etj ne Shqiperi ? Mendoni se nuk kane rendesi keto fakte per maredheniet me serbine ? Pse po manipulohet populli me propagande mashtruese ? Kujt po i sherbn Esat Toptani jr ?