Edith Harxhi: Do të ketë dorëheqje më të forta, PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi

29 Korrik 2021, 15:40Politika TEMA

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi e ftuar në “Breaking”, u shpreh se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

Ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

“Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit.

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, tha Harxhi.

4 komente në “Edith Harxhi: Do të ketë dorëheqje më të forta, PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi”

  1. Pilo Lala says:

    Keto vetshkarkime i interesojne Lulit, te vendosi njerezit e tij ne cdo qytet.
    Keshtu e rrit pushtetin e tij personal.
    Ne asnje menyre mos promovoni dorheqjen e kundershtareve te Bashes.
    Vetem ata mund ta rrezojne Lulin.

    1. ana says:

      Po pse nuk mund te formojne nje parti tjeter nese kane anetaresi qe i ndjek dhe simpatizante?

  2. Black Jack says:

    Te shkrihet sna rruhet , sa me pare to hell , si hyn npune as dreqit, parti antishqoptare ke qene

  3. Eksodi pedeist says:

    Ne vend te shporrin Saliun dhe kukullen e tij teveqele, po ikin vete. Ka filluar eksodi masiv i PDse.
    Po largohen te gjithe, duke brohoritur Saliun. Mjafton qe ai te mos shkulet nga Toka e Xanun.
    Pervec Berishizmit tribal ne koke dhe peshtymes per njeri tjetrin, skane asnje ide, pervecse te shqyhen mes vetes. Dhe si majmunet e deshperuar, shperthejne ne ekstaze, sapo ju shfaqet kerrici i Vicidolit, qe vetem pedeistet e shohin si banane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje