Meta takim me ambasadorin spanjoll: Vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

29 Korrik 2021, 15:15Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, i cili përfundoi misionin diplomatik.

Përmes një postimi në “Facebook” Meta shkruan se ka vlerësuar përpjekjet e palodhura të ambasadorit Marcos Alonso Alonso në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok.

“????? Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.

E falënderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë”, shkruan Meta.

3 komente në “Meta takim me ambasadorin spanjoll: Vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”

  1. Operacioni doli me sukses.Pacienti vdiq . says:

    Kenaqesi e madhe te takohesh me ambasadorin e nje vendi qe nuk e njeh Kosoven.Misioni i tij qe i sukseshem Spanja vazhdon te mos e njohi.

  2. iliri says:

    Meta ka mardhenie te mira me te gjitha shtetet qe nuk njofin Kosoven ….. e cuditshme , gjithsesi asgje nuk eshte e rastit sot ….ka nje rjedhoje llogjike ….

  3. rexha 10 says:

    Ndoshte te ka siguruar ndonje rruge per ne Kolumbi ,apo Argjentine se paqe neper vendet e tjera nuke po gjene.PAMVARSISHTE SE JE PRESIDENTE ,PORE PAZARIN TE DIJNE TE GJITHE SE SA JEPE PER TIA MBATHUR NGA KEMBET KOKEN.EDHE NJE PASTRUSE TE TAKOSHE TI JE PRAPE I KENAQUR SE PUNONTE NE AMBASADE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje