Çka kuptuam sot nga takimi i Shkupit dhe avancimi i mini-Shchengenit në ‘Open Balkan’? Kuptuam se tri shtete të rajonit kanë arsye të përbashkëta për hapjen e kufijve në rajon – ndërkohë që tri të tjera kanë arsye të ndryshme për ta vazhduar izolimin e përbashkët.
Ka shumë të tillë, veçanërisht në Perëndimin politik, që prej sot, Edi Ramën, Aleksandar Vuçiqin dhe Zoran Zaevin do t’i shohin bartës të nismës për ta varrosur të kaluarën e përgjakshme të rajonit dhe t’i hapin ardhmërisë së zhvillimit e mirëkuptimit.
Natyrisht, ka po aq shumë të tillë që projektin ‘Open Balkan’ do ta interpretojnë si ringjallje të Jugosllavisë; pra, si nismë formalisht paqësore, ndër-etnike e ndër-shtetërore e cila, megjithatë, do të flet serbisht në fund. Këta, të shumtën, i gjeni nëpër rajon – jo aq në Perëndim.
Përplasja dhe polarizimi mes këtyre taborreve do të thellohet tutje pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit në Shkup. Që tani mund të presim një vjeshtë të trazuar në rajon, marrë parasysh që liderët e ‘Open Balkan’ u zotuan që implementimin e Mermorandumit ta fillojnë që në muajin tetor 2021.
Megjithatë, ngjashëm me periudhën e lindjes së Jugosllavia-ve (qoftë më 1918 apo 1945), qysh tani dihet se kush do të favorizohet nga komuniteti politik ndërkombëtar/perëndimor – dhe kush do të përfundojë në margjinat e historisë.
Deklarimet e sotme të Ramës, Zaevit e Vuçiqit për bashkëpunim, mirëkuptim, paqe, punësim e zhvillim janë muzikë për veshët e kryeqendrave perëndimore – prej Brukselit deri në Washington. Tutje, përkundër të gjitha sfidave të Pasluftës së Dytë Botërore, një synim i Perëndimit antifashist nuk u shua kurrë: përkrahja e parezervë e nismave mbi-etnike dhe mbi-shtetërore për tregtinë dhe lëvizjen e lirë.
Shkurt, në sytë e Perëndimit sot, Rama, Zaevi dhe Vuçiq janë heronjtë e ri të Ballkanit të ardhshëm. Për të, s’është me rëndësi nëse ata janë njerëzit e gabueshëm përderisa i thonë të gjitha fjalët e duhura – dhe, veçanërisht, nëse nesër i bëjnë të gjitha veprimet e duhura. Kushdo që mendon se bashkësia ndërkombëtare do ta kundërshtojë nismën ‘Open Balkan’ për shkak të biografisë së liderëve të saj, bën marrëzi monumentale. Për logjikën ndërkombëtare/perëndimore më me rëndësi është kryerja e punës, se sa kryesi i punëve. Kjo, sa për definicionin e pragmatizmit politik.
Por, sot u pa se këtë gjë e dijnë mirë edhe themeluesit e ‘Open Balkan’. Kur u pyetën për qeveritë mos-pjesëmarrëse gjatë konferencës së përbashkët për media, të gjithë njëzëri deklaruan se ‘ato do të bashkohen gjatë kohës, meqë s’kanë ku të shkojnë…’
Vërtet, nëse ‘Open Balkan’ do ta fillojë implementimin pas tre muajve me përkrahje të parezervë të Brukselit e Washingtonit, cili do të jetë fati (dhe reagimi) i qeverive të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës? Refuzimi i mëtutjeshëm?
Vështirë të besohet.
Nëse, shembull, përmes ‘Open Balkan’ do të fillojë implementimi i kufijeve të hapur mes Serbisë dhe Shqipërisë, a do të jetë në gjendje Republika e Kosovës ta pamundësojë këtë – marrë parasysh se qeveria e saj i refuzon ‘nismat e Novi-Sadit’? Tutje, rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon edhe kah Mali i Zi: a thua ka të ngjarë që edhe qeveria (aktualisht pro-serbe) në Podgoricë po ashtu ta pamundësojë këtë?
Vështirë të besohet.
Ç’është e vërteta, për të mirë apo për të keq, është gati e pamundshme të besohet se ‘Open Balkan’ nuk do të jetësohet. Jo pse fati i kësaj nisme varet nga liderët themelues të saj, por pikërisht pse nuk varet prej tyre. Rama, Zaev e Vuçiq janë bartës të saj, por jo edhe ideatorët e saj. Ata janë kryesit e punëve në një projekt të kahmotshëm Brukselit e Washingtonit që për Ballkan e kanë vetëm një obsesion: tejkalimin e përkatësive etnike dhe të kufijve etno-shtetërorë si kategori politike dhe ekonomike në rajon.
‘Nëse BE është një Jugosllavi e madhe, atëherë edhe Open Balkan do të jetë një Jugosllavi e vogël’, u përgjigj sot me ironi të barabartë kryeministri Edi Rama në pyetjen që bënte analogji negative me historitë (kon)federalizuese në Ballkan.
Në shumë aspekte sipërfaqësore, kjo mund të shihet si e vërtetë. Por, ka një dallim: deri sot, BE i mbijetoi sfidave etnike, nacionale dhe ‘sovranizuese’ të shoqërive anëtare. Jugosllavia, jo. Për logjikën perëndimore, kjo mjafton. Diçka që funksionon nuk ka nevojë për ndryshim. Andaj, sipas kësaj logjike, nëse ‘Open Balkan’ do të implementohet brenda parimeve që themeluan BE-në, do të mund të funksionojë. Kaq e thjeshtë është kjo, për Perëndimin.
Dhe, çfarë mendoni se do të ndodhë me qeveritë refuzuese në Prishtinë, Podgoricë e Sarajevë? Asgjë spektakolare, do të thonim. Pas një periudhe jo të gjatë kohore, do të anëtarësohen në ‘Open Balkan’, mbase duke kërkuar t’i plotësohen disa kërkesa kozmetike për modifikimin e tij. Kjo, sa për të mos u dukur tërësisht budallenjë dhe të shkelur nga koha. Këto qeveri nuk e kanë as demografinë, as ekonominë e as ndikimin politik që t’i bëjnë ballë magjisë retorike për ‘mirëkuptim, bashkëpunim, punësim e zhvillim’ – sidomos kur kjo kombinohet me përkrahje të parezervë nga atje ‘ku lind dielli për shqiptarët’.
Atëherë, pse e gjithë kjo dramë dhe farsë me mospjesëmarrje – sidomos nga ana e qeverisë kosovare? Meqë Serbia nuk e ka njohur Kosovën? Ky arsyetim tingëllon edhe më i pakuptimtë marrë parasysh që shumica e shteteve anëtare të ‘Open Balkan’ e njohin shtetësinë e saj. Logjikshëm, një pjesëmarrje e Kosovës do ta vështirësonte edhe më shumë aktrimin e mosnjohjes së saj nga ana e Serbisë. Në anën tjetër, kështu si dukej sot, të gjithë flisnin në emër të Kosovës – përveç Kosovës. Ajo sot ishte zhvendosur në nivel të një rajoni anonim që ndodhej dikund mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.
Tutje, çka fituam me mospjesëmarrje? Ose, çka do të fitojmë nëse vazhdojmë të mos marrim pjesë – e që po shihet se është trend i gjithmbarshëm politik e shoqëror në Kosovë? Përkrahje ndërkombëtare? Sovranitet të shtuar? Investime të huaja?
Kjo nuk është vetëm e vështirë të besohet. Kjo tashmë është e pamundur të besohet. Vështirë se ka kush që mund të na bindë se pjesëmarrja e dy shteteve shqiptare në ‘Open Balkan’ do të ishte më e dëmshme se sa pjesëmarrja e vetëm njërit prej tyre. Përkundrazi.(periskopi)
Great!
kosova, ose me mire politikanet, por edhe njerezit ne kosove duhet te hapin syte. duhet te kuptojne qe nuk fiton asnje pike me kete lloj politike te viteve 90. Dhe duhete te kuptojne qe ne Bruksel nuk i plas shume per kendveshtrimin e tyre historik. Duhet te kuptojne qe nuk eshte me “nxenesja e dalluar dhe e vuajtur” e shkolles fillore, por eshte mes te rriturish e askush nuk ja ka ngene deshirave te politikaneve te saj per te bere si prima donna.
Franca dhe Gjermania e kane te qarte historine e pajtimit te tyre, qe erdhi pikerisht nepermjet ekonomise e bashkepunimit, prandaj nuk duan t’ja dine per pordhet e ca bejlereve ne Kosove qe kujtojne se e njohin historine me mire!
Le pastaj ca qe thone jopo nuk e njeh Serbia. Po pse mo, nuk eshte njohje te te ulet ne nje tavoline? Vertet mendoni qe Serbia do zgjohet nje dite e do thote o na falni kemi qene kriminele, keni bere shume mire qe na hapet lufte e fituat, bravo, ja tani do ju njohim.
Po pse mo shqiptaret e kane shpikur politiken? Shqiptaret as nuk e dine ne ca lagje e ka shtepine politika.
Njohja eshte nje rruge e gjate qe kalon nepermjet uljes ne shume e shume tavolina te perbashketa….
A e di ti si u pajtua Franca me Gjermanine?
Gjermania pranoi t’i ktheje Frances 4 milion gjermanet etnike te Alzas-Lorenes dhe te mos kete te drejte te prodhoje armatime te renda si armet atomike dhe termonukleare.
Ky ishte haraci per humbjen e luftes. Por ne shqiptaret nuk kemi humbur lufte.
Mero te lutem botoje.
Nuk e lexova se periskopi nuk eshte emer analisti. Pse nuk shfaqet anonimi e di?!
Po ti sqepar si e ke emrin?
Sipas meje,kosova nuk do te njihen si shtet,te flase si shtet,te flase si i barabarte.I ka ngelur sabati te “krahina autonome”,ndaj per te flet vucici dhe vendos vucici.
Une e nderpreva leximin tek… do te flet… Nje gazetar qe pretendon apo shpreson te lexohet, duhet separi te mesoje zgjedhimin e FOLJEVE. Kur nuk di kaqe gje, si mendon te na… ndricoje neve, popullin e thjeshte?!
Albin Kurti nuk eshte politikan, por nje inatci provincial,dhe delirant i perjetshem,fjalimet e tij jan recitime adolishentesh qe nuk i vlejn askujt, sidomos Kosoves.
Ju dashnoret e ram hoxhes beni si kur skuptoni apo kaq mend keni?
Kosova si pas jush cfare duhet te bej me Minishengein e hoxhes kur Serbia nuk i njeh si shtet, cfare marredhenje mund te bejne kur tjetri nuk te njeh?
Pa lere per gjenocidet serbe kunder Shqiptarve qe duhen gjykuar dhe denuar perpara cdo lloi marreveshje.
Edhe EU ka vende qe nuk e njohin Kosoven(deri tani) , por Kosova duhet te behet pjese e EU-se! ne ballkanin perendimor shumica dermuese e njeh Kosoven. Fundi..cfare po humb Izraeli qe nuk e njeh Irani !??!
Une kuptoj qe ne kete takim edhe Z. Kurti eshte i barabarte midis te gjithve pjesmarresve dhe eshte i lire te thote mendimin etij edhe ne se kerkon njofjen e Kosoves nga Serbia. Nga dialogu nuk vjen ndonje gje e keqe, por z. Kurti mendon se del patriot i flaket, por ta kete te qarte qe keto levizje te treshes ka bekimin e SHBA e BE. Kurti mendon se do fitoje pike tek populli i Kosoves, por nuk ben gje tjeter vec e zgjat ne Kohe njohjen e Kosoves nga Serbia, me dialog behet cdo gje, te mos ngelemi peng i se shkuares.
Shume e sakte kjo Valbona. Me pelqejne komente te tilla sidomos kyr vijne nga nje grua. Shoqeria eshte emancipuar.
Edvin Rama = Esat Toptani nr 2
Qe te dy bashkepunonin me sllavet dhe turqit kunder Arberise.
Po perseriten te njejta figura.
E mo DeKar, po ce o coban inferior te genjen mendja tyja qe shqiptaret i hane keto kakerdhite qe thua tine? Po ik bre coban me dhi, ik. U bere tine, nje lepitke e shqyer te na jape mend. Ik ore qerbesireeee
Kosoven e mbyllen vete kosovaret i vetmi Shtet qe nuk ka te drejte te levize ne Europe pa Vize…shtrohet pyetja pse..??? Kete duhet ta zgjithin vete kosovaret qe kane ngelur mbrapa Botes dhe kurre nuk u civilizuan si Njerez.!! Ky anadollaku al-bin islamiku mos te dhjese kot mut nga goja duke thene nuk kishim ftese..ne Forumin e Shengenit te Ballkanit…kujt ia thote ky anadollak primitiv keto genjeshtra..!!??? Atje te gjithe. lideret e Ballkanit ishin te ftuar per te marre pjese…Politikanet e kosoves e izoluan popullin e tyre e lane ne prapambetje…!!
Mos ja qani hallin Kosoves sepse ne 10 vjet shtet ka organizuar zgjedhje 100 here me demokratike sesa Shqiperia.
Ne olimpiaden e fundit fitoj medalje ari sa Shqiperia nuk i ka fituar ne 110 vjet shtet.
Taulant ,
ti e bo mir Detyren qe te kan ngarkuar ,kunder Kombit Shqiptare .
Mesiguri je dora e Janulles qe di ti frysh bukur fyellit te percarjes shqiptare .
(dyshoj se e gjitha kjo Loje e Al bin- Kurtit eshte Kurdisur gjate qebdrimit ne Greqi .Njihen tashme Lidhjet e ngushta te salih brrishes ,prsidentit muta me Athinen dhe Janullatosin ,pra Al bin-i ,s’ka Alibi )
Krahasimet e tua jane me shume se qesharake ,
Ktu s’flitet per Medakje Olimpiadash ,por me nji Gabim Fatal qe kaqoli i Shashkave beri ,
kunder Shtetit te Kosoves o Gjarper
Albin kurt ti mban ne kar keta tre ruset
Politika kosovare bazohet mbi ndjenjat e urrejtjes, prandaj eshte e Deshtuar. Do ta izoloj me shume kosoven. Popujt e civilizuar jane te zhvilluar sepse kane politike qe nuk bazohet ne ndjenja negative.
Kete politike qe ben Kurti, e bejne te gjitha vendet muslimane, duke mos kuptuar qe vetem bashkepunimi sjell zhvillim dhe jo ruajtja dhe riciklimi i Inatit dhe Urrejtjes.
Po me cfare te civilizuarish do flasesh me Serbet???
Nuk e ke kuptuar mire akoma me ke ke te besh .
buli te kane vra gje serbet ty femijen 3-4 vjec apo te kane perdhunu gje motren apo nanen nuk besoj,se mendoj nuk do kishe kaq dashuri.cfare ke tru apo tallash sa po tallet rahmuti me ju nuk e shikoni qe eshte i drogu.
Politikën e izolimit e provuam ne, dhe fundi dihet. Duhet hequr nga mendja idea e armikut të përjetshëm . Serbia mund të vazhdojë me mosnjohje edhe për 6 shekuj të tjerë. Po çfarë do bëjë Kosova , do ruaj këtë gjendje si tani ? Të gjithë e dinë që bashkimi i Shqi Kos do ndodhë në BE. Po kështu vetëm sa mban peng kosovarët për ca ide marksiste të një lideri, e ca filo Turke të një tjetri. Hapje, hapje, dhe vetëm hapje. Kjo është e ardhmja. Ballkani vetëm kështu do tejkalojë klishetë e vjetra. Është e provuar. Kombet janë zhvilluar me shume kur shkëmbehen mes tyre në të gjitha fushat. Përkundrazi, rreziku i konflikteve është më i madh kur rri i mbyllur .
Albin Kurti eshte tipik kosovar dmth komplet kar prandaj Kosova kurre ska per tu njof si shtet nga gjithe bota Diplomacia primitive e Kosoves nuk i hyn ne pune askujt as vete kosovarve Merrini ato medalje dhe futini ne byth se si duhen dreqit vecse atyre qe i moren
Ne fakt, pavaresisht nga mosnjohja e pavaresise nga Serbia, Kosova nuk ka pse te mos marre pjese ne “Open Balkan”,
pasi eshte nje levizje diplomatike me rreze te gjate qitjeje. Greqia ka 80 vjet qe e mban Ligjin e Luftes me Shqiperine,
por ne Greqi jane te punesuar mbi 500 mije shqiptare qe nuk duan t’ia dine se Greqia eshte ne “lufte” me Shqiperine!
Me pare duhet te zgjidhet ceshtja e kufijve perfundimisht. Te sigurohet qe do te kete paqe afatgjate. Pastaj marreveshjet ekonomike mund te arrihen me lehte (ndonese me serbet kjo nuk ka qene e mundur kurre, as ne ish-Jugosllavi). Albini mund te mos jete politikan por ai e kupton situaten dhe pasojat e nje marreveshje te sforcuar shume mire. Kjo marreveshje i sherben serbeve me shume se kujtdo dhe kryesisht atyre.
Shkodrani, ke be nje koment te duhur. Si mund te bashkpinosh me nje shtet qe don me te gllabitur!?
EDI RAMA JA MORI NE KTHESE ESAT TOPMUTIT
Hapja, pergjithesisht, eshte pozitive por jo gjithmone, sikunder mbyllja jo gjithmone eshte négative
Dushan Mugosha dhe Miladin Popovici e kane feste ne boten e pertejme, vepra e tyre, lavirja e 8 Nentorit 1941, po mbaron pune
Këtu po gabon Edi aqë sa është edhe i madhë!
Serbet , ne shqpëtarëve edhe sot e kësaj dite, na konsiderojnë si popull i klasit të dytë.
Çfarë ” yryshi ” ka Edi të bëjë ” inciativa ” më ata që e konsiderojnë njeri me bisht!?!?
Unë mendoj që këtu Edi e ka dhi punen.
Njerez te tille , qe kane gjithmone mendime ndryshe se ata qe i rrethojne ,
mbeten automatikishte te Izoluar .
Dhe ktu ,nuk po Izolohet Al Bini vet ,por populli Kosovare dhe e ardhmja e Kosoves .
Po luan nji loje shume te gabuar ,njelloj si kto 30-vjet ne Shqiperi luajti Klani salih brrisha ,ilir meta ,lylbytheci ,
te Tre ne sherbim te Grekut dhe Serbit bashke qe jane njokohesishte Miqte e Al Bin-it ,
i cili ose e kan Palluar Greket gjhate qendrimit ne Greqi ,ose e kan Keshilluar Miqte si berisha -meta !!!!!!!!!!!!!
Perfundimishte Kurti eshte tashme nji Rrezik Real per Kosoven .
Eshte detyre e popullit te Kosoves te reagoje menjiher # Kurti po e shndron Kosoven ne nji Palestine brenda Ballkanit
dhe kjo do ket nji Kosto vdekjeprurese per shqiptaret e Kosoves .
N.q.s merr pjese Kosova…de fakto Serbia e ka njohur.
Eshte ne interes te Kosoves te marre pjese. Do ishte keq n.q.s Serbia nuk do pranonte pjesmarrjen e Kosoves.
Çudi dhe esat pash toptanin kishte shqiptare qe e donin çar do te ndodhi me keta qe tradhetojn shqiptaret ka shum vjet qe spo ju hyn gjemb ne kembe eshte koha qe ne shqiptaret ta pyesim mire veten kush jemi dhe çar duam mos vall mjafton nje teke raki dhe çdo gje eshte ne regull pyetja eshte sa esat pasha kemi pasur keto 30 vjetet e fundit çeshtjen duhet ta marim ne dore ne emigrantet qe po i mbajme me te ngrene dembelat dhe piravecet ne familjet tona dhe ata votojn keta plera qe kemi sot
Ok ! Presim si vepron Mali i Zi ! Pastaj diskutohet Kosova ! Per Bosnjen nuk kam opinion !
Ta shpjegon Amut Zogu nepermjet marreveshjes Zog-Pasic te 1924-s.
C’fare do mendonit kur nje njeri i ulur ne tavoline me disa te tjere sapo degjon qe disa nuk jane dakord me te cohet i zemeruar, perplas karriken pa dhene aresyen pse eshte kunder mendimit te disave apo qofte te shumices ne tavoline? Do thoni eshte trim apo trap? Une do thosha eshte nje koqe kandari dhe TRAP. Sot Kosova eshte shtet me vehte i njohur nga shume dhe e panjohur nga shume te tjere. Njohja eshte process i gjate qe edhe po te donte Vucic personalisht ta njihte Kosoven nuk varet ai, bile as nga Serbia. Do te tregosh qe s’je qytetar i dores se dyte? Merr pjese dhe kontribo ne ardhmen e Ballkanit, sepse te gjithe kane perfetim. Dil ne skenen nderkombetare qe te te njoh bota si faktor pozitiv. Edi jo Edi, Vucici apo ndonje tjeter, kjo gje duhet te ndodhi. Ballkani duhet te shpetoje nga fantazmat e se kaluares. As serbet nuk na shperngulin dot qe ketej as ne nuk e bejme dot. Jemi popuj qe kemi luftuar dhe urryer njeri tjetrin me shume per hir te politikrave sesa te njerezve te thjeshte, por edhe kemi mbijetuar per shekuj prane njeri tjetrit.
Sakte!
Duhet ti shpjegohet Albinit ç’eshte “ballkan open” se mos ndoshta e ngateron me Eni Vasilin?
Albinin e ka qorruar mllefi dhe injoranca. Më vjen keq për Kosovarët që po mbeten të të izoluar padrejtësisht nga Europa, por po humbasin edhe këtë mundësi më të vogël për lëvizje të lirë nga ky gomari që kanë në krye të qeverisë.
A nuk ju duket anormale qe dy kryeministra shqiptare nuk gjejne gjuhen ?
Kush fiton nga kjo?