Kush është gjyqtari Erjon Çela që shpëtoi Mediun për Gërdecin, karriera e shpejtë nga Tropoja në Gjykatën Speciale, pasuria dhe si e kaloi Vetingun

29 Korrik 2021, 19:03Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit Erjon Çela për ndalimin e SPAK që të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin ka shënuar zhgënjimin e parë të madh tek drejtësia e re, e projektuar dhe e veshur me shpresën e fundit për shembjen e murit të mosndëshkimit në Shqipëri. Si i tillë, vendimi për të penguar përkohësisht përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për Gërdecin, tragjedinë më të madhe që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipërinë pluraliste, është edhe një nga aktet që do të shënjojë karrierën e gjyqtarit të ri Erjon Çela. Po kush është gjyqtari Erjon Çela dhe si u ngjit në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar?

Karriera

Erjon Çela nga Pogradeci ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Çela e ka nisur karrierën në Gjykatën e Pogradecit në vitin 2012 pas një periudhe stazhi. Më pas është transferuar në Gjykatën e Tropojës, ku ka punuar si gjyqtar dhe zëvendëskryetar. Në shkurt të vitit 2020, Çela aplikoi si kandidat i vetëm për t’u bërë pjesë e GJKKO (Gjykatës Speciale). Në 16 prill 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, emëroi Erjon Çelën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrton dosjet e SPAK.

Vetingu (harroi kredinë dhe e ndihmojnë shokët)

Erjon Çela është verifikuar nga Komisioni i Vetingut për të tre kriteret (pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale) dhe është konfirmuar në detyrë në 2 tetor 2020. Vendimi mori formën e prerë pasi nuk u ankimuar nga Komisioneri Publik. Në vitin 2015, gjyqtari ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 90 m2 me vlerë 59 mijë euro. Si burim, 48 mijë euro i ka marrë kredi, ndërsa rreth 11 mijë euro hua. Nga hetimi kjo pasuri ka rezultuar pa probleme.

Në vitin 2015, gjyqtari ka blerë një makinë “Peugeot’ me vlerë 500 euro, të cilën e ka shitur në vitin 2017, për rreth 1 500 USD. Gjyqtari rezultoi se nuk kishte paguar tatimin mbi shumën e përfituar nga shitja e mjetit prej 80,140 lekësh. Por meqenëse lëvizja është bërë pas deklarimit të pasurisë për llogari të Vetingut dhe kjo shkelje nuk prodhonte ndonjë ndikim të madh, Komisioni i konsideroi pasurinë si të ligjshme. Një depozitë 23 mijë euro është konsideruar gjithashtu e justifikuar.

Gjyqtari ka deklaruar edhe 80,000 cash, para të cilat sipas Komisionit të Vetingut nuk kishte mundësi t’i kursente, pasi ka rezultuar me balancë financiare negative në shumën 141,133 lekë. Megjithatë, gjyqtari ka pohuar se ‘kam qenë në regjim të rreptë kursimi’. Por, meqenëse kjo shumë ishte një vlerë e papërfillshme, Komisioni ‘mbylli njërin sy’. Komisioni ka parë më dyshim edhe një hua me vlerë 420,000 lekë që gjyqtari i ka marrë një shokut të tij, por në fund ia ka llogaritur si lëvizje financiare të rregullt.

Gjyqtari Erjon Çela ka përdor për 60 muajsh një “Mercedes Benz” të një shoku të tij. KPK-ja nuk ka gjetur probleme në lidhje me përdorimin e makinës. Në korrik të 2013, gjyqtari Erjon Çela ka marrë një kredi në shumën 520,000, të cilën nuk e ka deklaruar në deklaratën e pasurisë për këtë vit, por për vitin 2014. Gjyqtari ka theksuar se ka harruar që ta deklaronte. KPK-ja ka theksuar se fakti që gjyqtari e ka deklaruar kredinë një vit më pas, shuan dyshimet për tentativë fshehje.

Nuk i përdor të gjitha shkronjat e alfabetit

Gjyqtari Erjon Çela, i cili shpëtoi përkohësisht Fatmir Mediun për Gërdecin, nuk i përdor të gjitha shkronjat e alfabetit të gjuhës shqiptare, kur shkruan vendimet për të dhënë drejtësi. Kjo mangësi e gjyqtarit doli në pah gjatë procesit të Vetingut, për kriterin e aftësive profesionale. Por jo vetëm kaq, por nga tre vendime të analizuara, të përzgjedhur nga vetë gjyqtari, nuk kanë as nënshkrimin e sekretares gjyqësore dhe as të gjyqtarit. “Në lidhje me mospërdorimin e të gjitha karaktereve të gjuhës shqipe, subjekti sqaron se kjo mangësi është rregulluar në vazhdim”, thuhet në vendimin e KPK-së. KPK-ja nuk i ka konstatuar këto problematika si thelbësore që mund të çonin në një vlerësim negativ të gjyqtarit për kriterin profesional. Nga analizimi i një çështje tjetër, në dosje mungon akti i përfaqësimit të të paditurit me avokat, i cili nuk është fiksuar as në procesverbalin e seancave. Duke mos konstatuar problematika thelbësore, KPK-ja e ka tejkaluar pa penalizim edhe këtë episod.

Argumenti për çështjen ‘Mediu’

Argumenti themelor i gjyqtarit për të shpëtuar Fatmir Mediun nga drejtësia për Gërdecin është se, pse Prokuroria, nga viti 2012, kur deputetëve u është hequr imuniteti nga ndjekja penale, nuk kërkoi vijimin e procedimit të Fatmir Mediun për dosjen e Gërdecit, por u kujtua pas 9 vitesh, kur edhe vepra penale për të cilën akuzohet Mediu (shpërdorim detyre) është parashkruar.

Njeriu kyç që duhej të kërkonte vijimin e procedimit të Mediut pas rënies së imunitetit është Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror. Llalla është futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e korrupsionit të politikanëve, ndërsa është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie pikërisht nga gjykata, pjesë e të cilës është edhe gjyqtari Çela. Nëse Gjykata e Lartë nuk do të mbyllte me një manovër procedurale dosjen e Mediut në shtator të 2009 dhe nëse Adriatik Llalla nuk do të bëhej mbrojë e Mediut, sigurisht që SPAK nuk do të kërkonte sot hapjen e dosjes për vendosjen e drejtësisë.

Kapja e drejtësisë nga projektuesit e Gërdecit dhe përfshirja e saj në një batak korrupsioni, klientelizimi, qokash dhe pastrimi parash, ishte edhe arsyeja e angazhimit të Perëndimit në vitin 2015 për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Dhe një nga synimet kryesore të reformës në drejtësi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia, përmes dhënies fund të kulturës së mosndëshkimit. Përpjekjet për të vendosur drejtësi për përgjegjësit e Gërdecit, të frenuara nga vendimi gjyqtarit Çela, ishin një nga provat e drejtësisë së re. Megjithatë, Vendimi i gjyqtarit Erjon Çela do të shqyrtohet nga Gjykata Speciale e Apelit, e cila do të vendosë përfundimisht për mbylljen ose për hapjen e dosjes së Gërdecit.(shqiptarja.com)

33 komente në “Kush është gjyqtari Erjon Çela që shpëtoi Mediun për Gërdecin, karriera e shpejtë nga Tropoja në Gjykatën Speciale, pasuria dhe si e kaloi Vetingun”

  1. VFLP says:

    Z.Doçi faleminderit per analizat e tua. Faleminderit qe tregon me emer gjithe keta kriminelet me toga te zeza.

    1. Osman Gazepi says:

      Po pse kerkoj te behej gjyqtar i gjykate speciale ky pe Poradeci, per te futur ne burg ata qe shkelin rregulla e qarkullimit?
      Se duhet hecur me llogjiken e ketij idioti qe, meqenese Llalla nuk i ka hapur kurre keto ceshtje, jane te mbyllura e te vdekura pergjithmone, atehere shkriheni ate gjykaten speciale, mbasi nuk i duhet gje dreqit, dhe hidheni ne rruge kete idiot, qe nuk e meriton rrogen!

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nuk behet Drejtesia me nje …..sunit!
    Nga vet natyra arabet jane rrace rrumpalle shkeles dhe moszbatues te ligjit pune DNA, pune arabesh……
    Ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA,kshq vari lesht,nuk behet ai vend……..

    1. VFLP says:

      Ke harruar te shkruash fjalen turk ne kete koment. I shkaterrove turqit e sunitet ne internet o pedofil grek.

      1. Taulant says:

        Lere debilin se eshte produkt incesti.
        I kam then te dal nga manastiri se vin ere … ka mbetur ne shekullin e 12-te.
        E ka shume keq punen me Turqit,Sunitet ,Sulltanet,Qipron,Egjeun eshte nje person i mbushur vetem me vrer.

    2. Kolonel Janullaqi ne shtratin e vd....s says:

      Kujdes , se ka shperthyer gjirizi i Athines ne mes te Tiranes , ne seline e kolonel Janulles dhe rrezikon per nje mutacion te ri te Covid – 19 !

  3. pjeter says:

    Ore ju artikull shkruesit na cmendet me keto qe shkruani.C’dote thote 80,000 kesh? Lek apo euro,apo ndonje valute tjeter? Sa paguhet tatimi mbi shitjen e mjetit 1500 dollare? C’fare konsiderate ke per ne lexuesit o Meroooo,ça lesh gazetaresh ke? Ku i shkruajn artikujt? Me telefon duke u dhjere ne hale?

  4. Ky kriminel gjyqtare më pare munde të ketë që i pa rensishem po tani i ka arrdhure koha që të bën edhe Ky horre miljonat dhe vilate por proplem eshte se vrave të gjitha shpresate që atë që vrane dhe vjedhen do denohen ndo një her says:

    Të tregoje unë se Kush eshte Erjone Çela si Pas mendimit time një Hajdute vrase i pa shpirte si pararsit e ti.. Erjone Çela munte të ket që i pa rensishem më pare dhe nuk Ka pase çeshtje të rensishem për të gjykuare më pare por tani keti kriminel me sa duket i Ka arrdhure koha dhe vetme me kët çeshtje ky horre munde të ketë bër milona.. Por proplemi eshte se vrave të gjithe shpresate se ate që kryen masakren e Gerdeci 21 Janarin vjedhjet që kane kryer politkanet maskaren do denohen ndo një her..Por korrupsjoni dhe Barbarija Otomane Turke Talibane që kane mbledhure në Shqiprie kët horra politikane gjyqtare dhe prokurore

  5. Drejtesia Shqiptare, e drejtë si rruga e kalit në mal. says:

    PPSH i çonte kandidatët për anëtar Partie në stazh në një qoshe të Shqiperisë për ti “edukuar, stazhionuar, formuar dhe konsoliduar besnikrinë e tyre për Partinë. Erion Çela është derguar në Tropojë për ta formuar si agjent “i fjetur” në sherbim të klanit Sali Berisha, dhe pasi është bërë anëtar i njërit prej grupeve të shkerdhatave të haremit Berishjan ” Çiftelia” ose “geshtenja”, dhe pasi është betuar si Tropojan “pa qi nanen do jem besnik i juaji”, e kanë emëruar në Tiranë, ku ai dha proven e parë si besnik i “grupit” me ndihmen që i dha prokurorit Llalla për ta kaluar “lumin e turbullt” Berishjan ku ishte zhytur…!! Një karuc i ri si ky Çela i stazhionuar në Tropojë, që as sot nuk flen i qetë, kur i kujtohen dhëmbët e palarë të shtërnguar nga disa fytyra të parruara me kokë të pa larë që 1 muaj, ka pranuar pa rrezistuar as një sekondë, që të bëhet prostitutë e Sali UDB-ash Berishës. Gjykatsi i ri Çela nga Pogradeci, me stazh të kryer në Tropojë, është i ndershem dhe i drejtë si Sali Berisha dhe putanat që e adhurojnë…!!

  6. Ladi says:

    Bravo zoti Doci, shpartalloji kriminelat e drejtesise.

  7. Bona korcari says:

    O ti palo gazetar, sherbetor i kush e di cilit klan, pse shkruan cfare i do interesi punedhenesve te tu dhe shtremberon te vertetat ose i paraqet sic ta do interesi.Pse nuk i paqyron drejte faktet? Ke mbron dhe pse ne interes ne kujt? Eshte e vertete qe ish kryeprokurori Llalla eshte nje kriminel e mbrojtes i krimineleve te vertete, qe denimi i dhene per te eshte qesharak, tallje dhe nxites i korrupsionit galopant qe ka kapluar vendin, por ka qene kryeprokurore Ina Rama qe ashtu sic shkaterroi shume dosje teper te rendesishme e coi dhe ne ate vendim GjL per Mediun. Kjo “ Karla Ponti” e varrosi me shume qetesi kete dosje sepse ne kohen kur Mediu mori mandatin duhej ne menyre urgjente te paraqiste kerkesen per heqjen e imunitetit te ri parlamentar te Mediut. Nuk ka jurist te afte, se prokiror e gjyqtar jo e jo qe te mos e dije se ka qene mosveprimi i prok se pergj ne vitin 2009 qe coi ne pushimin e ceshtjes. Keshtu ka vepruar prok e pergj me te gjitha ceshtjet sensitive te aryre viteve te kesaj keyeprokuroreje qe bemat i ka me te medha sesa paraardhesit apo pasardhesit e saj, dhe qe sot me bekimin e te gjitha paleve politike e kane shperblyer duke e vene ne majen e organeve te vetingut. Ja kjo eshte futyra e re e “ drejtesise “ qe presin leshkot te behet dhe qe shkruesi i ketij shkrimi e zbukuron .

  8. Dibrani says:

    Po mesa dihet publikisht, Dhalla u largua ne 2018, kur nuk ishte mbushur ende 10 vjet nga parashkrimi, Arta Marku qe nuk e ushtroi te drejten si Prokurore nuk paska te drejte????????!!!!!! Apo ajo ska gje se shoqja e Ulsiut. Ytttt kellira komuniste te qelbur

  9. AAA says:

    Duhet te krijohet GJYKATA SPECIALE NDERKOMBETARE. E cila ne perberje te kete vetem gjyqtare te huaj.
    Vetem keshtu do te shpetojme nga korrupsioni dhe te korruptuarit me veladon te zi.

  10. Luli says:

    Gjyqtari Cela eshte produkt i universiteteve qe shisnin diploma. Vertet nuk dine shkrim e kenim po dine te numrojne leket. Ata do e bejne drejtesine e re.

  11. Cen says:

    Ja pra ku flinte lepuri!! Ky ka qene fajtori qe mbuloi Gerdecin pergjithmone. Kujtoni ju o popull se do ja hidhni Amerikes me fisheke kineze te ripaketuar. Trebicka desh te shkonte ne kongres te deshmonte por fati I keq ju permbys makina ne Voskopoje, e tha operativi I zones ne TV ” aksident I paster”

  12. Mergimtari SHBA says:

    Eshte per te ardhur keq per institucionet e reja te drejtesise shqiptare, qe ende pa u ngritur mire ,te perfundojne ne kete gjendje skandaloze dhe te mjerushme.
    Argumenti i gjyqtarit Cela, i infiltruar ne radhet e drejtesis se re, eshte kaq qesharak, banal dhe percmues ndaj reformes ne drejtesi sa nuk ka me bythe ku te rrije. Mesazhi i tij eshte i qarte : Une jam ai qe kam qene dhe do te bej ate qe kam bere. Prandaj per te lehtesuar sadopak shpirterat e trazuara
    te ketij populli te shumevuajtur nga pedrejtesit 30 vjecare te ketij regjimi te kalbur dhe nderin e vete drejtesise shqiptare (qe vetem drejtesi nuk ben ), institucioni duhet te nderhyje dhe te vere para pergjegjesise ligjore ate palaco gjyqtar dhe sishoket e tij te inkriminuar dhe te infiltruar ne institucionet e pasreformes ne drejtesi.
    POPULLI PRET DREJTESI DHE VETEM DREJTESI.

  13. Luani says:

    Diku ne botim lexove se si akumulonte te ardhurat gjyqtari Cela , me ben nje gje pershtypje , si eshte e mundur qe gjithmone dhe ne te gjitha rastet kur nje gjykates ose nje prokuror i kerkohet nga komisioni se si hariti te shtonte pasurine , te gjithe , dmth ne perqindje 100%dalin qe kane bere levizjete pozitive ne shitblerje , te gjithe pa asnje perjashtim . Lind pyetne , kaq te sukseshem jane keta ??? Keta ne shitblerje gjithmone dalin fitimtare ???? Si ka mundesi ???? Kujtoni te gjithe pa asnje perjashtim , te gjithe dalin te fituar nga shitblerjet …..vetem ky fakt te ben te dyshosh ….bile ky gjyqtari ne fjale eshte akoma me heretik …..bleu Peugeot 500€ dhe e shiti 1500$……kete takene zili shitesit e makinave, pasi eshtenje gjykates shembullore , na del dhenje tregtar po shembullore ……..vec ne realitet nuk eshte as nje eas dy , eshte nje kamikaz ordiner …………nese e nis me te tille punen drejtesia e re e shumreklamuar , zme mire mos ta nisi fare , jo perndonne gje , por na kushtojne shtrenjt ne roga duke e zhytur buxhetin e shtetit , do qe mire sic ishim , te pakten do mernin milionat ngakeqberesit ,banditet, krimjnelet , ……po jo dhe keshtu ,edhe kemi drejtesi te sapo formuar , dhe kemi metodika se kaluares …..dicka shkon shtrember , nese fillon shtrember vari hebet kesaj pune , kot nuk thote populli fillim i mbare gjysma e punes ……..dhe ky qelbesira efilloj mbare ……ky ka femine ???????? Po sikute ishin feminet e tij cdo bente ????? Kete te mendoje ….humben femije …..vetem nga kjo plas nga inati …….

  14. Niko says:

    Po populli pse nuk proteston po keto shoqerit civile ku jane,deri tani SPAK vetem hajdut xhepash ka denuar.Te gjithe e dine kush i ka vjedhur parat dhe i kane ber vila luksoze ne lalz dhe jashte shtetit

  15. Nuk pjerdh haleja nga pordhet ooo Doçi

  16. Emiljano says:

    Shkruni sa te doni,nuk e denojne njeri tjetrin ata or mik pike perfundimtare harrojeni.po su ngrit populli kane me lujt tenis me drejtesine gjithe jeten

  17. Atdheu says:

    E fort kjo e bleu makinen 500 € dhe e shiti 1500 $ . Vetem ne shqiperi ndodhin keto mrekullira. Edhe ku tek gjyqtaret. Hajde veting hajde.

  18. Tironci says:

    Perfundimisht nuk behet drejtesia me student shqiptar lindur rritur dhe edukuar kto 30 vjet ne shqiperi , mos u lodhni kot , korrupsioni dhe padrjtesia ka hyr aq thell ne gjakun e kti populli sa esht edukimi th lbesor qe ne çerdhe kopshte dhe ne shkolla mos u lodhni kot o shqiptar , drejtesin shqiptare e bejn fmit e emigranteve qe kan lindur jan rritur edukuar e shkolluar jasht kto 30 vjet , mblidhni kta dhe beni drejtesi te vertet , ne te kundert mos u merni me me histoi drejtesie , se keni 10 vjet naj shpifet po batakçinj dhe maskarenj e pushtojn “drejtesin” ne kte vend , por jan maskarenj 10 perqind me te ndershem kta te spakut kaq.

  19. Lani says:

    “Miku i mire njihet ne dite te keqija”- populli. Dhe miq kane te miret e te liqte. Kjo eshte lufte dhe do fitoje me i forti. Deri tani del se me i forti eshte gabel Mediu.

  20. Deni says:

    Ju gazetaret flisni per gjuhen shqipe, por ja fusni ne top vete. Ato qe ka marre kredi gjygjtari, cfare kane qene, kumbulla? 520,000 leke Kane diference te madhe nga 520,000 euro! Kur shkruani per kredi, duhet te vendosni edhe monedhen.

  21. Shoku says:

    Gjaku i shqiptarit eshte prishur, eshte infektuar e ndryshuar ADN. Virusin e se keqes e ka cdo njeri aty, ndryshe nuk rron dot. E nuk vaksine ta shpetoj.
    Ne nje vend qe s’ka opozite, ska shoqeri civile, ska rreagim qytetar si mund te behet ??????
    Vendi im (me kqeardhje e them) NUK BEHET.

  22. Tropojani says:

    Per mendimin tim zgjedhja e gjyqtareve duhet te behet me 50% me vota nga populli

    1. Hyseni says:

      Cela eshte fis i Bari Falliut dhe i Blerim Celes nga Mokra e Pogradecit

  23. Hyseni says:

    Gjyqtari Cela eshte nga gjaku i Bari Falliut dhe ish deputetit Blerim Cela nga Mokra. A mund te fillonte gjykimin per Mediun?Sa te kete ne sistem te tille gjyqtare s’u hyn gjemb ne kembe ketyre.

  24. Miti says:

    Ky vetingu po behet me prapanice. Po ky ka shume pa rregullsi me deklarimet. Edhe Ver Llapa do e kuptonte po t’ja lexoje. Si more e bleu makinen 500€ dhe e shiti me trefishin e cmimit? Kush i ha keto? Po ate regjimin e rrepte te kursimit kush e kaperdin?
    Ky eshte per tu arrestuar jo per te qene anetar i GJKK

  25. Po qe se ka lidhje me Balliun dhe B Celen , duke u nisur nga koha e berjes te Shkolles 2005- 2012 , emerimi 2012 , , I PA AFTE TE PERDORE 36 SHKRONJAT E ALFBETIT , QE I BIE TE JETE ME ZHVILLIM MENDOR TE NJE FEMIJE QE SA KA FILLUAR TE FLASE , kuptohet se C’MENDER VENDIME do mare .
    Ketij j’a ka ngrene gomari Abetaren , si ka dale jurist ?!!!

  26. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    SUPER ADRIATIK ❤ DOÇI !! GAZETARI i vetém INVESTIGATIV me INTEGRITET , I PA KORRUPTUESHËM dhe që flet vetèm me PROVA , FAKTE !!! I VETMI GAZETAR që INFORMON POPULLIN SHQIPTAR me LAJME 100% SUPER të SAKTA !! GOD BLESS ADRIATIK DOÇI ???????????? ??????⚖⚖⚖⚖ RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE ⚖⚖??

  27. XHA KOCI TETA OLLGES. says:

    Kur Llalla u denua me 2 vjet nje lloj si fshatari u kap me 10 rrenje kanabis atehere krahaso DENIMIN e krye prokurorit me DENIMIN e fshatarit .Kjo tregon qe drejtesia e re eshte si puna e ujkut me lekure qengji.Kjo do te thote qe I madhi D.Agolli kur ishte deputet ne foltore midis te tjerave tha:(DEGJONI ZONJA E ZOTERINJ KJO NUK ESHTE DEMOKRACI POR :SHKERDHATOKRACI
    Leskovik o tatepjete keshtu ke qene 30 vjet keshtu do jete. KESAJ I THONE (PRIT GOMAR TE MBIJE BAR).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje