VIDEO: NASA publikon të dhëna tronditëse, gjendet ujë në satelitin më të madh të Jupiterit

30 Korrik 2021, 09:02Politika TEMA

Shkencëtarët kanë publikuar të dhëna të reja tronditëse për satelitin më të madh të planetit Jupiter, Ganymede, pasi për herë të parë avulli i ujit u zbulua në atmosferën e tij përmes teleskopit hapësinor Hubble të NASA -s.

Siç zbulojnë, këto avuj uji vijnë nga sasitë e akullit që mbulojnë sipërfaqen. Kërkimet e mëparshme kanë treguar se Ganymede ka më shumë ujë sesa të gjithë oqeanet e Tokës, të cilat janë në formën e akullit për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta. Prandaj, vlerësohet se vëllime të mëdha uji nga sateliti më i madh i sistemit tonë diellor janë “varrosur” deri në 100 kilometra nën sipërfaqen e akullt.

Kështu, astronomët, në një përpjekje për të rishikuar vëzhgimet e dy dekadave të fundit të Teleskopit Hapësinor Hubble, kryen një hulumtim të ri i cili tregoi pikat nga avullimi i akullit në atmosferë. U zbulua se afër ekuatorit temperaturat rriten gjatë ditës, duke bërë që atmosfera të nxehet mjaftueshëm për të lëshuar sasi të vogla të molekulave të ujit.

 

2 komente në “VIDEO: NASA publikon të dhëna tronditëse, gjendet ujë në satelitin më të madh të Jupiterit”

  1. xx says:

    PERSE U TRONDITET????

  2. Sara says:

    Ganimedi eshte figure e mitologjise, princ trojano-dardan qe u ngjit e u be nje nga zotat o toc kuklle… nga e ka marre emrin , kweshtu qe perdor trajten shqip te emrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje