Zona e Karaburunit në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme. Nga terreni i vështirë makinat e zjarrfikëses e kanë pasur të pamundur të mbërrijnë atje dhe punonjësit janë detyruar të përpiqen ta shuajnë me degë pemësh.
Lidhur me këtë ngjarje, Ilir Metaj, deputet i zgjedhur i PS-së në Vlorë ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”.
Teksa i drejtohet kryetarit të Bashkisë dhe prefektit të qarkut, Metaj shkruan se zjarrëfikësit nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”, por ti pyesin se çfarë nevojash kanë për të patur “armët” e nevojshme në kohë lufte.
Postimi i plotë:
Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrefikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë “tu mësoni” si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar “se u jeni afër”.
As të kujtoheni se zjarrëfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre.
Ata nuk kanë nevojë për qoka!
Kanë nevojë që në kohë paqe, t’i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të patur “armët” e nevojshme në kohë lufte.
Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore.
Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa!
Jo qoka!
Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita “të suksesshme” jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto).
Ose,nëse nuk bëni dot miq t’u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit.
Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo.
Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë.
Kështu i ndihmojmë edhe zjarrëfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik.
Kështu ndihmojmë Vlorën!
Doli ky strategu i kudo ndodhur,ky qe problemin kryesor ka hallet e popullit dhe zbatimin e kushtetutes.O zot,na pastro nga keta
Bravo!!!!!
Mir e ke or ilir qe thua po kujt i thua or vlla. Bjeri murit thuaj.
Shume e drejtë kjo që zhua Ilir. Eshte sa qeshqrake dhe aq turp kur sheh keta drejtuesa institucionesh qe zgetdhihen me fotografi si gjrli maje plehut . Eshte zurp i i madh cfare paaftesie ka dhe cfare kapadailleku me paaftesi e arrogance. Edhe e vuajnë zjarrefikrsit e shlretë dhe gjithe vlonjatet.
Ëhë e gjete zgjidhjen o deputet. Të ishte për këta e kishin zgjidhur me kohë. Po prefekti është i zënë me policine e tij private se sapo moti tendetin 1 miliardë lekë nga bashkia. Leli është i zënë se po numëton lekët që i dha prefekti kur i firmosi tenderin. Dmth pirdh të cfryhesh.
Po ndoshta mund te ishin blere me ato leket qe vidhje dhe sbeje asnje aktivitet kur ishe drejtor ne Bashki. Ti duhet te ishe burg dhe jo deputet, po cti bejme damjanit qe pastroi kazanet e ps dhe nxori ty me anduel budallin deputet.