Mbetjet në Fier, Subashi i përgjigjet Bashës: Votuat kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore

30 Korrik 2021, 11:39Politika TEMA

Situata nga djegia e mbetjeve në Fier, ka sjellë replika mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit e cilësoi si të papranueshme gjendjen në Fier, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të llogari për menaxhimin e taksave të tyre, për situatë e krijuar nga zjarret.

Sakaq, Subashi përmes një statusi në “Facebook”, shprehet se Basha dhe demokratët votuan kundër investimit të qeverisë për impiantin e ri.

Reagimi i plotë:

Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!

Po si ka mundësi?!

Ku e gjen të drejtën morale?!

Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

E kanë të kotë!

Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në r votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisoreradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.

Fund plehrave në qytet!

3 komente në “Mbetjet në Fier, Subashi i përgjigjet Bashës: Votuat kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore”

  1. Tipi says:

    Kryetar! Merru me plehrat qe po digjen. Jepi zgjidhje se per ate te ka votuar Fieri. Dhe jo per tu marre me Lulin. Luli e ka ne terezi. Boll u justifikuat me te shkuaren.
    Klm!

  2. ali says:

    Ore po opozita ka 3 vjet qe nuk eshte ne Keshillin Bashkiak.
    Çfare vlere ka vota e saj pa 3 vjetesh?!

  3. Ardit says:

    Subashi te mbyllin edhe gryken e oxhakeve te biznesit qe operon poshte varrezave te qytetit se na helmoi me tymin qe nxjerrin oxhaket.Keta oxhak aktivizohen naten deri rreth ores 07.00 ne mengjes.Eshte tmerr i vertete te dalesh jashte porte ne mengjes me ate ajer aq te ndotur sa nuk mbushesh dot me fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje