Paralajmërimi i fortë i Yuri Kim, Zëri i Amerikës pyet Bashën për qëndrimin: No comment

30 Korrik 2021, 18:53Politika TEMA

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit

Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe një nga kandidatët në garën e zhvilluar në qershor për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh përmes një statusi në Facebook se “është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e SHBA-ve për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është”. Sipas tij “është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”. Zoti Kadilli kujtoi se “në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”. Demokratë të shohim nga e ardhmja”, përfundon ai.

11 komente në “Paralajmërimi i fortë i Yuri Kim, Zëri i Amerikës pyet Bashën për qëndrimin: No comment”

  1. pijetari says:

    Ka disa rruge per ta mbyllur kete kapitull qe ve ne prove jo vetem kreun aktual te PD, zotin Basha, por gjithe partine qe ai drejton. E para eshte qe PD te distancohet zyrtarisht nga Sali Berisha, duke pare nga e ardhmja, sepse e kaluara nen kontollin jo formal te ish kryetarit te saj, ish president e ish kryeminister fatkeqesisht e komprometon pa kthim pas. E dyta do te ishte qe zoti Sali Berisha te reflektonte duke lene mandatin e deputetit, sic beri Tome Doshi, nje biznesmen e politikan i cili gjithashtu i vene nen lupen e DASH nuk mund te udhetoje drejt SHBA. E treta, dhe rruga me e sigurte per ta nxjerr te keqen qe e ka mberthyer per fyti PD per disa dekada eshte qe SPAK-u te veproje me vendosmeri dhe ta vere me fakte para pergjegjesise penale Sali Berishen. Shqiperia, dhe jo vetem PD, do te cliroheshin keshtu nje here e mire nga kontrolli i kontigjenteve te vjetra te ish partise shtet, qe e sollen kete personazh sa tragjik aq edhe problematik, deri ne nivelin e kriminelit, ne balle te ndryshimeve demokratike te nisura mese 30 vjetet te shkuara.

  2. shqeto says:

    Sakte, shume sakte, piletari, por kush do degjoje dhe nga cili vesh:

  3. gjeramadhi says:

    pd duhet te dalë jashtë ligjit ,dhe amerika qënka pykë në diell

    1. Valbona says:

      Zeri i Amerikes eshte zeri i Elez Biberajt, ose Elez Berishes,shpresojm dhe deshirojm qe zeri i Amerikes te distancohet nga marioneta e Saliut,Elez Biberaj.

  4. AI says:

    E gjitha luhet per Afganet qe do vijnw…ckerkon Rama ben Kimi…vetem ti pranoje…jane 70 mije thone…..

  5. Xhaxhai says:

    SHBA duhet te shpalle edhe Lulukuqen non grata dhe te shporren qe te dy bashke me plakun Mere, sepse kane marre peng PD.
    Demokratet duhet ti therrasin sa me shpejt mendjes qe te krijojne te djathten e vertete shqiptare, dhe duhet te largojne te gjithe plerat e Partise se Punes, te cilet kaluan me PD, sepse ndryshe e majta PS do ma gezoje pushtetin edhe per ca vite me rradhe. Kjo do pak “bythe” per tu bere, ndaj ta hapin PD per te gjithe njerezit e ditur brenda dhe jashte vendit, te kijojne nje vizion dhe program tamam te djathte, sepse deri tani PD vetem e djathte nuk ka qene. Uroj me te miren per shqiptaret dhe te ardhmen e tyre.

  6. Patronazhisti says:

    Hidhini oriz per te ngrene Kimetes o rilindare ! Late nam. Mos harroni oriz te kuq. Vdes Kimetja per kabuni. Toma me Qife Rakipin e qajne kabunine.

  7. Arber iliri says:

    Berisha mbas gjithe krimeve te panumurta po ben krimin e fundit ,mobilizimin antiamerikan dhe antishqiptar me ca hordhi te vogla idiotesh qe te kane mbetur.
    Nese nuk deklaron terheqjen perfundimtare nga jeta politike arresting I jot I merituar dihet te ekzekutohet.

  8. betixho says:

    Ç’FARE BENI MORE SPURDHJAKET E PD-se?NUK JU MJAFTON SHEMBULLI BRILANT I PD-se KORÇE? PO THIRRJA E AMBASADORES AMERIKANE?MORE KRIMBA QE ZVARRITENI PAS PERFITIMEVE VETIAKE.TURP.

  9. arti says:

    PD =Hamas parti banditesh

  10. Skurraj says:

    Mosdhënia e përgjigjes, është përgjigjje. Dhe kjo nënkupton qëndrimin e qartë të Bashës që s’do të marrë parasysh këshillën e SHBA-së…Drejt fundit të Berishës po i bashkëngjitet dhe Luli…dhe normal PD-ja pas tyre s’ka asnjë mundësi tjetër veçse të shkërmoqet se e kanë lidhur me litar pas brezi, si ai litari që tërhiqte plaçkën e luftës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje