Presidenti izraelit mori dozën e tretë të një vaksine kundër Covid.
Herzog, 60 vjeç, mori një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech Covid-19 në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, pranë Tel Aviv.
Ai tha se ishte krenar që ndërmori i pari nismën për një dozë përforcuese kundër Covid. Gruaja e Herzog, Michal gjithashtu u vaksinua.
Çifti u shoqërua nga kryeministri Naftali Bennett, i cili bëri thirrje për rëndësinë e dozave përforcuese në luftën kundër pandemisë.
“Izraeli është një pionier në miratimin e dozës së tretë për të moshuarit mbi 60 vjeç. Lufta kundër pandemisë Covid është një luftë globale. Ne mund ta mposhtim Covid së bashku, “tha Bennett.