Alimehmeti: Të vaksinuarit me dy doza Coronavac duhet të marrin një dozë të tretë Pfizer ose AstraZeneca

31 Korrik 2021, 09:23Politika TEMA
Alimehmeti: Të vaksinuarit me dy doza Coronavac duhet të marrin

“Ajo që mund të shtohet është, nëse personi që ka bërë Coronavac edhe e ka kaluar më përpara sëmundjen nuk ka nevojë për dozën e tretë. Kurse personat që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë marrë dy doza, atëherë mund të mendohet për t’u futur në vaksinim dhe unë do këshilloja të merrte dozë të tretë Pfizer ose Astra Zeneca, ndër këto që kemi,” thotë Alimehmeti për Gazetasi.al.

Mjeku shpjegon se duke qenë se nuk i kemi të dhënat sa efektive është vaksina Coronavac për gjendjen e rëndë apo hospitalizimin, vendimmarrja është tek niveli i antitrupave.

Për faktin si do të ndikojë tek njerëzit kombinimi i vaksinave mjeku Alimehmeti ka shpjeguar se i vetmi studim për këtë pjesë është bërë në Kinë, për 3 doza Coronavac ka krijuar një nivel të lartë të antitrupave, ndërsa për 2 doza Coronavac dhe një të tretë Pfizer ose AstraZeneca ende nuk ka të dhëna.

Turqia, Indonezia dhe Tajlanda kanë qenë disa nga vendet që e kanë bazuar vaksinimin masiv tek vaksina Coronavac dhe të dhënat në këto vende kanë treguar se niveli i infektimeve është rritur. Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë kategoria e parë që kanë marrë dozën e tretë, qysh prej fillimit të muajit korrik, që përkon me periudhën tre mujore, pas dozës së dytë Pfizer.

Mediat kanë bërë me dije se në Tajlandë si dozë e tretë për personat mbi 60 vjeç po përdoret vaksina AstraZeneca. Në Indonezi raportohet se kanë vdekur nga infektimi me Covid-19, 16 mjekë që i kishin marrë të dyja vaksinat Coronavac. Autoritetet shëndetësore atje po përdorin si dozë të tretë vaksinën Moderna.

Në vendin tonë vaksinimi masiv filloi në mesin e janarit. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se deri më tani kanë mbërritur në total rreth 1,699,410 vaksina anti-covid.  Të dhënat tregojnë se janë vaksinuar me një dozë  1,158,303 qytetarë dhe të dyja dozat 507,623 persona./SI

1 komente në “Alimehmeti: Të vaksinuarit me dy doza Coronavac duhet të marrin një dozë të tretë Pfizer ose AstraZeneca”

  1. pirro says:

    Gabim. Nje doze e trete eshte e panevojshme, sepse do te kete:
    Shume efekte anesore
    Komplikacione te vonuara
    Nuk dihen egektwt afatgjata te vaksinave te reja mRNA.

    Variantet e reja eshte e pamundur te jene me agresive se origjinali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje