INTERVISTA/ Flet ish ambasadori në OKB: Ja si thyente Berisha embargon ndaj Milosheviçit

31 Korrik 2021, 00:37Politika TEMA

Intervistë ekskluzive, Adrian Thanos (2006)

     Ndodhi pak ditë më parë… Dhe është pa dyshim, një nga ato kuicet e padëgjuara që me shumë gjasa bëjnë vaki vetëm në Tiranën politike të 2006-ës… Ish-Presidenti e lëshoi çuditërisht pa droje… Në përgjigje të pyetjes mbi një libër kujtimesh të ish-homologut malazez… 

    U pyet mbi ato kujtime dhe ja ku u bë… Një buzëqeshje përzier me ca topa fjalësh të ngecura diku në gojë; më pas një “ju garantoj” pothuajse dridhëruese, (me ashk,- do ta quante Pëllumb Kulla); pastaj prapë një buzëqeshje,- le të themi, disi më e gjerë,- pas kësaj dy gojë-mbajtje rresht, pastaj, një tjetër megabuzëqeshje bujare (e shtata në rradhë), pastaj hiç-buzëqeshje (prite Zot ç’do thotë!), por ja ku kemi papandehur fytyrën më solemne mbi rruzull… (të gjitha këto brenda 50 sekondash)…dhe më në fund, mbarimi (në të gjitha kuptimet) i asaj që u nis për të qenë ndoshta një…fjali. 

    E thënë shkurt, ajo që mund të kuptohej, ishte ajo që mund ta lexosh ende tutje-tëhu nëpër Google: Kryeministri i Shqipërisë së vogël, pohoi se vendi që ai drejtonte “me dorë të hekurt” e paska thyer embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë. Pasoi ndonjë politikan i opozitës, (edhe ky shumë i bindur që gjëma është gjëmë). Pas tre ditësh, heshtje… 

     Por, ka një shqiptar që mund t’na thotë diçka më shumë se këto triditëshat e zakonshëm të mejhanes, si me thënë, politike të Tiranës. Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB në kohën e thyerjes së embargos, është personi i duhur për të mësuar më shumë se ç’mund të mbetet në kokë nga gojëqeshje-gojëmbajtjet, apo opozicionet që fiken më shpejt se dritat dje në Kukës… Për fat të mirë, ky ish-ambasador nuk është një ish-zyrtar dokudo…

   Pëllumb Kulla, i është përgjigjur disa pyetjeve të “Shekullit” mbi kohën e thyerjes së embargos, mbi komunikimin e tij në atë kohë me Berishën, çfarë i ka thënë ky i fundit në përgjigje të përcjelljes së shqetësimit të zyrtarëve të OKB-së, si i trajtonte kjo organizatë informacionet që vinin nga kufiri shqiptar etj. 

     Kulla, është, sidoqoftë, si shumica prej nesh, i skandalizuar. Por jo vetëm kaq. Ish-ambasadori VIP ndihet i përdorur. Ka vepruar në kushte besimi të plotë dhe është mashtruar. As më pak, as më shumë: është mashtruar nga ish-Presidenti i tij!

    Dhe pikërisht këtu, kemi rast që veç informacionit ekskluziv, të fiksojmë një dëshmi për një nga tiparet më të spikatura komuniste të politikës, si me thënë post-komuniste: atë që Kulla, me shumë të drejtë, e quan “pabesi”… (AdrianThano)

INTERVISTA

Adrian Thano: Zoti Kulla, disa ditë më parë Kryeministri shqiptar, u pyet lidhur me disa kujtime të botuara në një libër nga ish Presidenti malazez Momir Bullatoviç. Zoti Bullatoviç theksonte në këto kujtime se ka pasë egzistuar një marrëveshje mes tij dhe ish-Presidentit shqiptar Berisha, për të furnizuar me karburant ish-Jugosllavinë, në kushtet kur OKB-ja kishte shpallur ndaj Beogradit, një situatë embargo. 

    Kryeministri Berisha konfirmoi egzistencën e marëveshjes. Duket se Shqipëria e ka thyer këtë embargo nën patronazhin e instancës më të lartë shtetërore të kohës. Si ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, a jeni ju në dijeni nëse OKB-ja ka patur në atë periudhë sinjalizime dhe shqetësime lidhur me këtë situatë? Nëse po, a mund të na i thoni ato? 

Pëllumb Kulla:  Po ka patur, bile, mjaft. Në Këshillin e Sigurimit, strukturat monitoruese raportonin mbi shkeljet e sanksioneve që i ishin vendosur Federatës jugosllave të mbetur tanimë si një bashkim i veç dy republikave, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shumë njerëz në misionet e Bashkimit Europian (BE) dhe të Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit për Europën (OSBE) vigjëlonin rreth e qark kufijve të Jugosllavisë, që brënda saj, të mos hynte asnjë pikë karburanti. Përpara kamionëve dhe traktorëve, ai karburant mbushte serbatorët e tankeve, autoblindave  dhe avionëve të Millosheviçit, që mbillnin vdekje në Bosnjë , Kroaci dhe Kosovë. Depertimet nga kufiri i Shqipërisë ishin shpesh temë e ditës atje.  

Thano: A keni patur ju kontakte specifike lidhur me këtë temë dhe me kë?

Kulla: Natyrisht. Misioni Shqiptar pranë OKB-së, ishte nga të parët organizma diplomatikë që priste qortimet. Ne ia përcillnim kryeqytetit tonë. Në mënyrë të veçantë dhe mjaft serioze, Këshillit të Sigurimit iu raportua në qershor 1995, kur nga Brukseli erdhi vetë koordinatori i BE/OSBE-së, ambasadori Antonio Napolitano. Në një seancë të posaçme u paraqitën dëshmi me foto të përmasave të mëdha, që nuk të linin asnjë shteg dyshimi në se qenë, apo jo të shkrepura në kufirin shqiptaro-malazez. Aty shfaqeshin radhë autobotësh të marra nga ajri dhe nga toka. E vërteta ish se rreth autobotëve nuk shihje asnjë polic, apo njeri që të të kujtonte shtetin. Mund të mbroheshim edhe ngaqë botet nuk e kishin në ballë destinacionin. Ama kishte plot foto me transportime  me hajvanë, fuçira të vendosura në barka të remuara nga fshatarë që përshkonin liqenin e Shkodrës dhe Bunën… Dëshmira të rënda. 

Thano: Kishte Shqipëria ndonjë version shfajësues për situatën?

Kulla: Versioni ynë shfajësues ishte ai që kishim përsëritur edhe herë të tjera.

Thano: Cili, nëse mund të thuhet…

Kulla: Ai, pra, që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij për ta luftuar siç duhet kontrabandën

që gjen hapësirë, pasi spekullantët e pasuruar për ta zhvilluar më tej pasurimin e tyre të pandershëm, motorizohen më mirë, se sa shteti i brishtë paskomunist” Dhe bënim thirrje që Komuniteti Ndërkombëtar të na ndihmomte më tej, me mjete dhe specialistë, që ne t’i thoshim stop kësaj të keqeje. Ishte një formulë që e patën shqiptuar Presidenti dhe Ministri dhe ne nuk na mbetej veç të shkonim në gjurmët e tyre.

Thano: Ju vetë e besonit se kjo ishte e vërteta lakuriqe?

Kulla: Ne atëhere besuam shumë gjëra! Ne ishim të shkëputur nga terreni konkret dhe, si të gjitha direktivat, do ta përmbushnim patjetër dhe këtë. Sado e pabesueshme, ne e thoshim me zemër të pastër këtë shfajësim. Lufta në Bosnjë shënonte kapituj ngjethës njëri pas tjetrit, që godisnin sytë e botës dhe të salloneve të OKB-së. Represionet në Kosovë, vrasjet e arrestimet në atë kohë, nga ana e palës sërbe ishin ende më të pakta, por gjithashtu tronditëse për diplomatët shqiptarë. Këta fakte e bënin më prekës sinqeritetin – për të mos thënë – distancën nga e vërteta lakuriqe me të cilën na mbante Tirana. Këtë ma vuri në dukje edhe ambasadori Napolitano, me të cilin pata një takim të posaçëm. Ai kish rekomandim nga ambasadori tjetër italian, ai pranë OKB-së, Francesco Paolo Fulci, i cili ish mjaft i afërt me mua. Napolitano më foli më hapur, se sa foli në takimet e tjera që pat në Nju Jork. Ai u bind se unë shfajësimin e kisha të sinqertë dhe miqësisht shprehu dëshirën, ndoshta të parealizueshme, që të më takonte atëhere kur unë do të kisha një ide dhe një siguri tjetër mbi të vërtetën. 

Thano: A e sinjalizuat zotin Berisha për këto shqetësime që ju ishin transmetuar dhe nëse po, cila ishte përgjigja e tij? 

Kulla: Pa asnjë dyshim që e bëra. Atë ditë dërgova raportin me shkrim dhe pas ca javësh mbërrita vetë në Tiranë. Ia tregova Presidentit më në hollësi efektin e dëshmive mbi shkeljet e sanksioneve, pra: thyerjes së embargos, siç përdoret këtu më thjesht. Më hollësisht i rrëfeva dhe për bisedën me koordinatorin Napolitano.

Thano: Cili ishte komenti i Presidentit?

Kulla: Ai në një gjëndje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark

Këshillit të Sigurimit t’u thosha, se ne i kishim dhënë fund asaj epoke, kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit. Dhe nuk do të qëllonim më, daç të ishin ata të ngarkuar, daç të ishin pa ngarkesë! “E dimë, – tha presidenti – që shkelet kufiri, që përcillen andej dhe naftë dhe ushqime. Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evasion”.  I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai. E sidomos, sepse i thoshte me ashk.

Thano: A u përcoll ky qëndrim i Presidentit shqiptar në OKB?

Kulla: Sigurisht që po! Jo formalisht në Këshillin e Sigurimit, por në takime të dyanshme dhe në ndonjë konferencë shtypi, kur më atakonin, po. Bile, hera herës, dhe tekstualisht, por teksti tani qe bërë i imi.

Thano: Një pyetje hipotetike… Tani që ju dëgjuat pohimet e shefit tuaj të atëhershëm, çfarë mund t’i thonit koordinatorit të atëhershëm Antonio Napolitano, sikur ta hasnit? 

Kulla: Pak rëndësi ka se çfarë do t’i thosha unë Napolitanos… E rëndësishme është se çfarë do t’i thosha shefit tonë të atëhershëm, Berishës! Do t’i thosha që na ka mashtruar, na ka shpërdoruar pabesisht, ditë për ditë, siç po vazhdon të sillet pabesisht edhe sot në dëm të shoqërisë shqiptare, në dëm të çështjes kombëtare dhe asaj kosovare, në plan të parë. Justifikimi i tij, se thyerjen e embargos ai e kish llogaritur në favor të shqiptarëve përtej kufirit është gjethe fiku. Është një justifikim prej diletanti, që atij i ka efekt ngaqë turma e qorrave do të vazhdojë të brohorasë për të edhe sikur ai t’i verë shkrepsen fitilit për multimilionat e tonëve të eksplozivit nën truallin shqiptar. Do të hidhemi të tërë në hava, me dy gishtat përpjetë, të sigurtë që po fluturojmë në katërqind copëra, për të mirën e çështjes kombëtare!

Thano: Jeni i revoltuar… Kam parasysh tonin tuaj…

Kulla: Nuk jam i revoltuar. Kam pushuar së revoltuari me të. Ai tani nuk ka më asnjë faj. Jam betuar njëherë pas zgjedhjeve të fundit, që nuk do shpenzoj asnjë frazë kundër tij dhe do të përpiqem ta mbaj fjalën. Tani zbavitem me të. Nuk pres asnjë të mirë prej tij, në asnjë cilësi: as si shqiptar, as si bashkëpuntor i devotshëm i tij, as si pensionist, as si ish pronar… E shoh qesharakërinë e tij, si një gjë që më fyen mua dhe vetëm mua. Nuk di sa shqiptarë të tjerë mund ta kenë këtë ndjenjë. Kam parë në jetë gjëra groteske, por një grotesk të madhërishëm, të tillë, nuk mund të bëjë vaki të shfaqet kurrë në historinë e një kombi. Dy pyetje janë thelbësore në pohimin e tij të vonuar…

Thano: Cilat? 

Kulla: Si e ndiqte ai fuçinë e karburantit që rrokullisej, përshëmbull, drejt Prishtinës dhe a e kuptonte që ajo arrinte tamam atje?! Dhe tjetra: ku shkuan miliardat e dollarëve të kontrabandës, kur Shqipëria është e rënuar dhe Shkodra me rrethina është rajoni akoma më i rënuar i këtij vendi të rënuar? Berisha do të bënte mirë që në konferencën e shtypit të thoshte, se Bullatoviçi ka përrallisur kot. Pra të thoshte një gënjeshtër tjetër, që do të sillte më pak dëm, do të fyente dhe do të revoltonte më pak njerëz. Mund të fyente vetëm Bullatoviçin, por nuk ma ha mendja që Bullatoviçi do të prekej aqë shumë, sa të rendëte të na provonte, se ish-Presidenti shqiptar nuk heq kurrë dorë nga gënjeshtrat.

Thano: Në fakt, zoti Berisha nuk u ndal gjatë tek qëllimet e lejimit të shkeljeve, ndoshta edhe për faj të retorikës së tij politike, shpesh të ngarkuar e të paqartë. Dua të them, nuk u sqaruan si duhet qëllimet. Çfarë do të thoshit ju, sikur ato qëllime të ishin vërtet të mira?

Kulla: Pabesia është një tipar dominant që na vjen në trashëgiminë enveriane. Problemi

është se embargoja e thyer ish e pabesë ndaj familjes ndërkombëtare dhe po aq e pabesë edhe ndaj familjes kombëtare. Po le ta zemë se kjo pabesi do të drejtohej vetëm kundër të huajve. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit që e kanë përdorur dhelpërinë në dobi të kombit të tyre. Zoti Berisha, pasi të ma dëgjonte mirë e mirë raportin që po i sillja nga Nju Jorku, mund të më vinte dorën në sup, të ulte zërin dhe të më thosh: “mik i dashur, ti atje je shqiptar, je i yni dhe je njeriu im! Ti e di që unë jam shprehur kundër embargos”. – Unë nuk di që ai të jetë shprehur ndonjëherë në ndonjë vend kundër embargos, por tërë gazetarët e rruzullit ta pyesin ai nuk ka për t’ua thënë se ku gjendet i dëshmuar ky qëndrimi i tij kundër asaj embargo! Por, i hutuar nga prezenca e tij, do të turbullohesha dhe nga droja se kjo deklaratë e tij madhore kundër embargos, do të më kish shpëtuar, do t’i thosha: “po, zoti President, e di!” –  Ai do të më thosh që “ne duhet të bërtasim fort që gjoja po punojmë për t’i a zënë shtigjet kontrabandës, por në fakt duhet me dinakëri t’i vemë në gjumë ndërkombëtarët. Kupton? Kalimi i karburanteve në Jugosllavi neve na intereson. Është në interes të çështjes së shënjtë kombëtare. Matanë kufirit, shërbimet tona sekrete na sigurojnë, se i tërë kontigjenti që futim ne në Jugosllavi shkon në Kosovë”.  Unë, or zoti Thano, nuk dua të shtirem aqë syçelët dhe ju siguroj, se mund ta haja këtë karamele. E andej e tutje do të kthehesha në Nju Jork me vetëdijë krejt tjetër edhepse të gabuar. 

Thano: Mbase nuk kish besim tek ju?

Kulla: E pse duhej besimi, kur ai vetë thotë se qe deklaruar kundër embargos?!!! Nuk kish besim tek i caktuari, tek përfaqësuesi i tij?! E kishte më të plotë konfidencën me varkaxhinjtë e fshatrave të Bunës?! Ju doni të më fyeni mua, apo Presidentin?

Thano: Ju mendoni se ky zbulim i vonë i këtyre ngjarjeve ka pasoja?

Kulla: Ja, kjo është pyetje shumë interesante! Nuk kam dëgjuar që përfaqësitë e huaja të jenë prononcuar mbi këtë zbulim. E kjo tregon se tashmë ata janë mësuar me këtë lloj partneri në politikën shqiptare. Kam droje se ata në të ardhmen nuk do të reagojnë më, edhe për gjëra më skandaloze. Por edhe Opozita socialiste nuk ka bërë aq zhurmë sa ç’bën zakonisht për gjëra më të vogla. 

Thano: Si shpjegohet ky qendrim, sipas jush?

Kulla: Kjo mund të ketë dy shpjegime: socialistët respektojnë amnistinë e 1997, që na i falka të tëra fajet që bëhen mbi këtë rruzull! Ose, thyerja e embargos është vendosur qëkurse nga OKB-ja ajo nuk i ish imponuar Jugosllavisë ende, qysh kur ishte në këmbë Komiteti Qendror, a është vendosur që me Titon bashkë! Dhe ka qenë ndoshta një nga ato vendimet e shënjta, që komunistët e atëhershëm u zotuan njëzëri ta zbatonin në çdo shartim pluralist, PD apo PS, që të përfundonin ata dhe partia e tyre! 

“Shekulli”, 10 dhjetor 2006

TemA dhe DITA 23 shkurt 2013 

Përmbledhur në vëllimin “Luftë pa Fund” Botimet UET, fq 122

19 komente në “INTERVISTA/ Flet ish ambasadori në OKB: Ja si thyente Berisha embargon ndaj Milosheviçit”

  1. Arber iliri says:

    SPAK MOS MUNDOHET TEPER TE FILLOJE
    NDJEKJEN PENALE NDAJ SALIUT THJESHT
    PER KETE KRIM NDERKOMBETAR.

    1. Cudia says:

      Ja pra Pellumb, keshtu mbijetoi dhe Enveri. E mbajti komunizmin në kembe me mentalitetin qe kishin njerezit tamam si puna jote. Ju rrofte dituria qe kini por ne fakt eshte reflektimi qe bëni akoma qe te ben te mendosh se akoma jemi larg demokracise se vertetë. Duhet në fakt të thoje se të gjitha cfarë bënte Berisha i dije por nuk të plaste bytha se posti i ambasadorit ishte goxha privilegj për ty. Si dikur Pali Miska me shoke. Shokët e Enverit!

      1. ben says:

        Cudia-Per Pellum Kullen kam respekt si shkrimtar dhe gazetar i talentuar, prandaj krahasimi me Pali Msiken me shoke nuk eshte aspak me vend.
        Zoti Kulla, si diplomat ishte njesoj si ata gjygjtaret, qe u diplomuan per 6 muaj tek plepat ne Durres dhe bene hatane duke shkaterruar gjygjsorin tone me filozofine se kush paguan me shume, fiton gjygjin. Me kete nuk dua aspak te akuzoj zotin Kulla per korrupsion, pasi besoj ne ndershmerine e tij, por nuk arrij ta kuptoj se perse e pranoi nje pozicion qe nuk perkonte me profesionin e tij? Une nuk e di aresyen e vertete, por nje individ, qe ka nje karriere te nderuar ne profesionin e tij dhe papritmas pranon qe te beje dicka qe se ka bere kurre, ka nje aresye madhore. Se cila eshte ajo aresye, ate e di vetem Pellumb Kulla.
        Ajo qe nuk e besoj eshte deklarata tjeter e tij se nuk e dinte se cfare behej ne kufirin tone verior me Malin e Zi, pasi ate e dinte e gjithe Shqiperia. i madh e i vogel. Zoti Kulla ka te afert qe mbeten ne Shqiperi dhe te gjithe e dinin se si kompania famekeqe “Shqiponja” bente kontrabanden e karburanteve, duke furnizuar makinen ushtarake te Milloshevicit me nafte qe te vrisnin kroatet, boshnjaket dhe sidomos vellezerit e motrat tona ne Kosove.
        Zoti Kulla, nuk do qe te flase me per Berishen, pasi thelle ne ndergjegjen e tij, ai e di se eshte bashkefajtor me te, pasi nje shkrimtar i nivelit te tij, duhet te jete patjeter nje njeri pozitiv, pasi pena e nje maskarai nuk mundet kurre te shkruaje xhevahiret qe kane dale prej dores se tij. Mbase e vret ndergjegja qe u perzie me plehren Salih Berisha.
        Nje fjale e vjeter thote se: po qendrove prane mutit, do mbash ere. Mbase kjo eshte ajo qe zoti Kulla nuk do qe ta shprehe hapur ne publik.

        1. Malka says:

          Pikesepari, e di ti vleresimin e punes qe beri ky Kulla ne OKB? Sot nuk eshte ne gjykim Kulla qe nuk kish bere me pare punen e ambasadorit. Eshte Berisha qe nuk kish bere me pare punen e Presidentit, o xhaje! Pika ne bythke, o benke!

  2. Deni says:

    Po ik more spurdhjak. Ku kishte bythe Berisha te thyente embargo

  3. Scutari says:

    Grotesk i madhërishëm!! Qesharak….ai përshkrimi në fillim. …. Vetëm varri do t’a drejtojë……

  4. Hajro Lula says:

    Dihet boterisht dhe nga te gjithe thyerja e embargos , dihen me emra dhe mbiemra , dihet nga vinte nafta , kush e percillte ne kufirin Jugosllav ,dhe kush e merte ose e perdorte , dhe per se e perdorte …….jane te qarta nga te gjighe , ajo qe nuk eshte e qarte dhe te ben te mendosh ndryshe eshte qendrimi i sotem i udheheqesve kosovare pro Berishes , duke filluar nga kryeministri por dhe nga presidentja ……kjo eshte shume e trishtueshme ….naften e dergonin greket dhe kompaniae rafinerimit Mamidhakis qe nuk jeton sot , me dijeni te plote te kryeministrit atehere dhe babait te kryeministrit te sotem Kiriakos Micotakis , dhe me xhevahirin tone Sali Berisha qe per cudi nuk ka bere asgje negative gjeta gjithe jetes pklitike te tij………bilefhyerna e embargos mblohej dhe nga klani serbogrek ne USA ,perndryshe ketyre kacakeve OKB ja do ti trjdhte per se gjalli ……bile qete shkoj akoma me pkshte , Milosevici eshte ankuar te miku i tij i ngushte Micotakis qe pjesa shqiptare , Salih , ka vendosur ritje te madhe ne pjesen e saj ………dihen te gjitha , dihen cisternat dhe kamionet qe ishin urdheruar nga lart nuk kontrolloheshin asgjekund , bile shoqeroheshin deri ne kufirin jugosllav nga policet tane qe ishin kthyer ne bekshinj ……eshte shume e cuditsbme se si mund te kete sot pklitikane ne Kosoveqe mbrojne ose vendosen nenje vije te drejtperdrejte me Berishen ….dhe e kam fjalen per Albin Kurtin Dhe presidenten esotme ………dshte shume fatkeqe , dhedo apo nuk do te ejne te mendosh ndryshe ……….shume fatkeqesi

    1. SHQIPTARË TË ZHDUKUR says:

      Sepse këta nuk ndjejnë përgjegjësi për shqiptarë të zhdukur në Bosne sepse nga familje shqiptare atje nuk fitojnë vota kur dihet se para lufte në Bosne jetonin mbi 30 mijë shqiptarë statistika këto të viteve pas 1980

  5. Pokeristi says:

    Pellumb o i rrallë i shpendeve!
    E gjithe intervista juaj eshte nje aktakuze.Eshte nje nga aktakuzat e shumta qe rendojnë mbi Sahline deri ne ate kohe kur eshte bere intervista.Dhe te gjitha aktakuzat e gjithe kohes 30-të vjeçare demokraci e gjeten pergjigjen ne shpalljen e Sahliut “person non grata,minues i demokracise e……..”. Prej departamentit te shtetit Amerikan.
    Vonë,por më mirë vonë e pjekur mirë.S’besoj se ndonje nga diktatoret “ antikomuniste” te ketyre tre dekadave,ne te gjithe globin,te jete vlerësuar me komplimente kaq superlativë.

  6. spartak says:

    Ka qenë njëri që shkruajti : A doni më për Behlulin .
    Pëllumb KULLA mos vdeksh kurrë .
    Fatkeqësia qëndron në faktin, se edhe sot e kësaj dite, personazhin kryesor të këtij shkrimi , na e cilësojnë ” Kokrra e budallait ” .
    Edhe ai që e ka thënë këtë është përdorur nga Sali BERISHA , si gjithë të tjerët pa përjashtim , në vitin 2008 , kur i vunë kazmën DEMOKRACISE së brishtë që po rivendosej mu në themelet e saj , tek proçesi bazë i ngjizjes , tek ZGJEDHJET .
    Me marrëveshje, ja hoqën edhe atë çikë yndyrë që kishte , e duke e këthy jo në lëng , por spiri , spiri long .
    A i thuhet këtij njeriu Kokrra e Budallait tek emision i i Eni VASILIT me 12 Mars 2018 .
    Me 13 Mars shkrimi në fjalë : Sali Berisha është kokrra e budallait tek kjo TEMA ka edhe këtë koment .

    Fatkeqësisht , jeni vite dritë larg këtij njeriu të jashtëzakonshëm, me emrin Sali BERISHA .
    Nuk keni arritur dot ta konceptoni , se, pas 90-tës, asnjë politikan, nuk ka qenë e nuk është , por besoj se nuk do ketë për së afri intelektin e këtij njeriu . Asnjëherë nuk ka godit me plagos apo me vra vetëm një zog . Madje dhe kur ka shti sot, ka qenë plotësisht i bindur e i vetëdijshëm, se çfarë, kur dhe ku do rrafshonte goditja e tij, si dhe pasojat .
    Vëllavrasjet e sherret, ku e ka futur këtë vënd e këtë popull, as pas 100 vjetësh, nuk do mund të rregullohen e shuhen dot .
    Sali BERISHA është njeriu politikan, i cili, si ai askush, është përpjekur dhe ka luftuar shumë për të zotëruar e pastaj përdorur informacion të thellë e gjithëanshëm, sa që, edhe SHIK-u i Fatos KLOSIT do ta kishte zili .
    Ka qenë dhe është politikani i vetëm, që u fut në betejën politike me një prapavijë logjistike mbështetëse të jashtëzakonshme e mjaft solide, të cilët të tjerët nuk arrijnë ta konceptojnë, por ai, e ka shfrytëzuar e përdorur me efiçencën maksimale .
    Nuk gjindet politikan si ai, me aftësi të jashtëzakonshme, për të ruajtur momentin, për të kapur momentin dhe për të shfrytëzuar momentin në gjithë veprimet e mosveprimet që ka bërë e vazhdon të bëjë .
    Shumë politikanë na erdhën e vazhdojnë të jenë nga radhët e artistëve e aktorëve, madje dhe me emër . Më vjen keq, por, për nga mjeshtëria e lojës, Sali BERISHA mund të cilësohet si Rektori Honoris Causa i të gjithëve .
    FATKEQESISHT, FATKEQESISHT .
    Të gjitha këto veti të jashtëzakonshme i përdori vetëm për interesa të veta, të familjes së vet dhe për të zezat që i punoi e vazhdon t’i punojë Shqipërisë, Kosovës e krejt kombit shqiptar .
    Dhe, në gjithë këtë veprimtari antikombëtare është mjaft konseguent . Kështu është mbrujtur dhe prandaj është zgjedhur dhe mbështetet .
    Hajde gjeje, se çfarë emri t’i vendosësh këtij gjeniu të mbrapshtë .
    Nëse do kisha mundësi të ngrija një Shtatore DJALLI në një nga qendrat e Tiranës, për ta bërë më të vizitueshme jo vetëm nga shqiptarët, por nga gjithë bota, do ta realizoja djallin me brirët, cfurkun ( hellin ) në dorë dhe me ngjyrimet flakëruese të kësaj figure, ashtu siç gjithmonë e kemi pasqyruar e përfytyruar, por me veçantinë e përbotshme, me fytyrën e Sali BERISHES .
    Vetëm kështu, ky njeri do jetë i pavdekshëm përgjithmonë, ashtu siç ai dëshiron, dhe, i urryer në maksimum përgjithmonë, ashtu siç shqiptarët e ndjejnë dhe e dëshirojnë .
    Vetëm nga kurioziteti me pa këtë shtatore, Tirana, kryeqyteti i shqptarëvet do bëhet qendra më e madhe e pelegrinazhit . Ajo SHTATORE do mbledhë çdo ditë të vitit turistë sa gjithë Ballkani sëbashku, ndoshta dhe më shumë .

    1. Manipulanti says:

      Në një shtet të varfēr dhe me popullatë të varfër shumë lehtë është të manipulohet nga çdo kush sidomos nga atyre që të besojnë

  7. Asd says:

    Dhe berisha thote se nuk ka bere krime. Eshte aq budalla sa koceptin se cfare eshte krim, e ka modifikuar sipas interesave dhe veprimtarise se tij me ose pa koshience te plote. Asnje kriminel nuk mendon qe ka bere krim. Perkundrazi mendon qe ka vepruar sipas rrethanave te “detyrueshme” dhe fajin e ka … viktima. Ai (berisha) ka deklaruar shpesh here per cfare ka bere, se do ta bente prape pa asnje hezitim. Ja pse ky individ eshte i rrezikshem per shoqerine. Izolimi i tij duhet te jete ceshtje primare per drejtesine e re.

  8. Bato says:

    Kete te lexojne syleshet e PD-es.

    1. Demiraj Eçmeniku says:

      Nga nje ish spiun i sigurimit te shtetit. Hapjani dosjen ketij bashkepuntori e do shihni sa njerez ka çuar Pellumb Kulla nga Zemblaku i Korces. Te fala dhe Gezkes Pellumb se te dy krushqit spiune te sigurimit keni qene. Tung nga Waterbury

  9. VF -LP says:

    Po mire ky Pellumbi shpend i rralle, çfare bente ne ate kohe, pse nuk dha doreheqjen?
    Pse nuk e denoncoi publikisht ne ate kohe Sali Berishen?
    Pse pranoi postin e dhene nga Sali Berisha?
    Pse ishte pjese e bandes se Sali Berishe & CO.
    Ky tip eshte po aq i demshem dhe i rrezikshem, ky tip eshte me i poshter se Sali horri, zvarrqnik i peshtire.

    1. Zisi says:

      Po lexo shkrimin, o te placin syte! Aty e gjen shpjegimin. Ju hyni ne gazete vetem qe te shani, or iu qifte derri nenat!

  10. AI says:

    Pellumb humoristi ambassador ne okb….o zot….kto jane gafat e Berishes …..

  11. NË SHËRBIM TË GENOCIDIT says:

    Shteti shqiptarë ka indirektë përgjegjësi për genocidin në Srebrenicë të Bosnes qeveria shqiptare apo presidenti duhej dhe duhet ma në fund tu kërkojnë falje Boshnjakëve dhe atyre familjeve shqipëtare që jetonin dhe punonin në Bosnje të parët ishin viktima të zhdukjeve masive nga serbët dhe që edhe sotë kush nuk i trajtonë rastet e familjarve të tyre

  12. VF -LP says:

    @ Zisi
    Mos u bej merak se i kane hy sat ëme me zis, e ka pase dollapin e madh thone per sat ëme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje