Kërkesa e Yuri Kim për Berishën, Kadilli ngre tonet: 100% faji i Bashës, PD në ditën më të keqe

31 Korrik 2021, 18:47Politika TEMA

Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentuar  sërish deklaratat e ambasadores së SHBA e cila kërkoi dje përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti në Shtator.

I ftuar në një lidhje me rubrikën ‘’Opinion’’ Kadilli tha se PD duhet të jetë e pastër dhe të shkëputet nga trashëgimia e saj, duke kërkuar kështu përjashtimin e Berishës.

Kadilli shtoi se tashmë duhet një opozitë e re e cila nuk e ka të domosdoshme Berishën, pasi si me apo pa të do të ketë PD sërish.

“E kam thënë dhe pak më parë, ne nuk duhet të arrinim në këtë situatë. Duhet të gjejmë kurajon për tu shkëputur nga trashëgimia që nuk është vetëm krenari, por ka dhe problematika.

Berisha nuk e ka çliruar asnjëherë PD nga hija e vet. Ka mbajtur në pushtet z.Basha. Dukshëm edhe kësaj radhe, herët e tjera ka qenë më në distancë. Basha e Berisha janë viktima të njëri-tjetrit. Unë dua lidership, dua që shqiptarët të kenë lidership.

Sot PD është në ditën më të keqe. Berisha mund ta ndjekë ligjërisht e politikisht, por politikisht nuk është më përgjegjësi. Duhet të flasin institucionet e partisë. Institucion është vetëm kryetari, Kryesi s’ka, grupi parlamentar nuk është mbledhur. Nuk është korrekte që qëndrimin e mban ish-kryetari që ka 8 vite që nuk është kryetar.

Nuk e pranoj dot që të jemi për herë të tretë në opozitë dhe mos kemi shikimin për një opozitë të re të shkëputur nga tradita e keqe, e pafalshme për PD që sot jemi në këtë pozicion anti-amerikane, dhe Rama i partisë komuniste të jetë pro-amerikan.

Është një investim 5-6 vjeçar me fërkime të vogla dhe tani erdhëm këtu. E turpshme që sot të jemi në këtë pozicion. Nuk shpjegohet kjo me George Soros dhe partinë e majtë.

Është 100% faji i Bashës, madje edhe Berisha është për faj të Bashës. Në Kuvendin Kombëtar kam qenë i pastër. Duhet PD e pastër nga trashëgimia jonë.

Basha duhet të ishte lider, të merrte përgjegjësi. Mos bëhet dëshmitari i heshtur i historisë. Në shoqërinë shqiptare ekzistojnë fanatikë dhe adhurime, edhe në PD ka numër të konsiderueshëm që janë të lidhur me Berishën. Shumica e madhe e demokratëve , shumica e atyre që votojnë janë për PD. Do ketë PD edhe nëse nuk është Berisha, do të ketë. Njerëzit do të guxojnë të mendojnë edhe përtej Berishës apo Bashës.

PD nuk është klub fanatikësh. Kemi detyrimin për një propozim të ri, 100% të ndryshëm. Partner serioz në radhë të parë me veten, qytetarin dhe partnerët ndërkombëtarë.

Unë kam mësuar vlerat perëndimore, jo marrëdhëniet. 31 vjet në demokraci, 46 nuk i bëri komunizmi. Kemi ende kriza. Që të ketë adhurues e fanatikë të Berishës, kur ka ende të Enver Hoxhës, atëhere po të ketë të Berishës.

Opozita e re nuk e ka të domosdoshëm Berishën e Metën. Por i del Ramës dhe e shkul nga aty ku është.”-tha Kadilli.

3 komente në “Kërkesa e Yuri Kim për Berishën, Kadilli ngre tonet: 100% faji i Bashës, PD në ditën më të keqe”

  1. Shaqo says:

    O Kadill, nese je i zoti, rikrijo pd dhe mos u merr me Ramen sepse nuk je as sa nje bole e tij dhe per sa kohe do te vazhdoni me avazin e Mukes komuniste e antikomuniste, aty ku jeni, mos u qani se do te kete edhe me keq per ju, do te shkrohemi si lsi e do te dale nje e djathte me inteligjente, jo me dallkauke. Nuk ka asnje te sakte aktualisht ne pd, ka pefunduar me kohe ideja e te persektuarve, kaluan 30 vjet, afersisht sa pushteti komunist, dhe po vjen radha e ish komunisteve te thone qe jemi persekutuar.
    Jeni shume te vegjel per te ridale, nuk keni as ide e as alternativa. Duhet nje brez i ri, pa ju zgerbonjat e vjetra qe vazhdoni me perralla antikomuniste.
    Ka te djathte ne Shqiperi por akoma nuk ka lidere vizionare per te djathten.

    1. Lenci says:

      Vetem zgjidhu ti kandil se rama iken vete nga frika ske nevoje ta shkulesh!

  2. qytetar says:

    Shoku Kadil !
    Je shume i vonuar .
    PeDe – ja Jote ku ti ke dhene kontributin tend do perpiqet si bisha e plagosur per te shpetuar.
    Por ka shume mekate para Shqiptareve.
    Zoti ju falte individualisht jo kolektivisht si PeDe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje