Për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi me disa besimtarë që shkuan në Siri për të luftuar me ISIS. Sipas tij fakti që ende ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit Mysliman përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe ‘korrupsionin fetar’ kur foli për këtë problematikë.
Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë kthimin e 19 shqiptarëve nga Siria dje, Gurra, i cili ka qenë edhe kandidat për kreun e KMSH-së thotë se vetë komuniteti duhet të ishte i pari që të interesohej për fatin e tyre pasi në Shqipëri në gjithë këto vite forcërisht janë ndërtuar xhami, është imponuar ideologji dhe pastaj forcërisht janë dërguar në Siri edhe gra që nuk e kishin idenë se çfarë i priste atje.
“Ky është një lajm shumë i mirë që 19 persona u kthyen në gjirin e familjeve. Me kthimin e Alvin Berishës, pastaj me Floresha Rashën dhe fëmijët e saj e Endri Dumanit dhe tani kemi operacionin e djeshëm. Kemi Eva Dumanin e cila ka thënë që nuk do të kthehet. Të mos harrojmë se atje ka presione, kërcënime deri edhe me jetë. Atje deri vitin e kaluar kanë qenë deri në 70 mijë brenda në kamp, të cilët rrethohen pa një autoritet shtetëror. Vetëm organizatat e huaja i mbajnë në jetë. Mendohet se janë 140 shqiptarë atje. I takonte në radhë të parë Komunitetit Mysliman që të kërkonte kthimin e tyre. Në rastin konkret është një damkë mbi supet e komunitetin ndaj edhe duhet të dalin për zot. Përballë këtij realiteti kaq shqetësues komuniteti jo ka heshtur për. Janë dhënë para për heshtjen”, tha ai
“Komuniteti Mysliman i këtij vendi qëndron me kontributin e myslimanëve në Shqipëri. Ndaj për raste të tilla komuniteti ka detyrimin fetar, institucional, që më e pakta të interesohej dhe të ishte bashkëpunues me shtetin. Ka pasur kërcënime dhe komuniteti nuk ka vepruar dhe nuk e ka kthyer kokën atë kohë tek ata që organizuan të tilla ikje në Librazhd, apo Pogradec apo qytete të tjera. Ka pasur informacione të sakta, ka pasur edhe denoncime të forta. Kjo nuk ka ardhur në një ditë.
Ne jemi deri aty sa edhe objekte kulti pa leje, që edhe nuk e njohin institucionin e Komunitetit Mysliman. Ka pasur korrupsion fetar. Pse nuk kontrollohet xhamia e Unazës së Re që vijon të jetë problematike”, tha ndër të tjera ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
Me thene te drejten , problematike jini te gjithe ju islamiket . E si mund tju zesh bese ?
Hipokrizia ne Islame eshte arma me e fuqishme, sidomos ne popullata injorantesh.
.
Islami radikal dhe ai “tolerant” jane ne bashkpunim dhe kordinim te plot ndermjet tyre historikisht ne vijen pare kane qen ata te Xhihadit, shpates, dhunes … te cilet i hapnin rrugen Islamizimit.
.
Si mund te kete xhami te “jasht ligjshe” ?
Si mund te jete kaq e veshtir per tu identifikuar, ose per tu mbyllur ?
.
Jo nuk eshte aspak e veshtire, por lejohen me qellim, me tolerimin e KMSH-s, qe te zgjidhin punet e pista, sulme teroriste, rekrutime, presione … pa i prishur imazhin KMSH-s, e cila bene sikur nuk njef asgje.
.
Ata qe jane derguar ne Siri ishin te vetdijshem, te trajnuar, te organizuar qe nga nisja dhe deri ne frontin e luftes.
.
Islamizmi ne Shqiperi dhe kudo, perdoret si vegel nga Turqia, eshte krijuar nje rrjet i fuqishem dhe i mire financuar, qe funksionon ne menyre perfekte.
Ja dhe sumqiri muftia…….
Muslimanet nuk kane detyrime fetare per tu quajtur muslimane ! Thjeshte deklarohen ose frekuentojne nje xhami! Ndryshe katoliket e ortodokset qe bejne nje ceremoni pagezimi dhe regjistrohen ne regjistrat e kishes ! Nga kjo ndodh qe nje grup i banorve te nje fshati a qyteti ndertojne nje xhami dhe vazhdojne ceremonite edhe pa u mvare nga Komuniteti Musliman! Ne shqiperi ka shume te deklaruar ,Laik, dhe keto jane kryesisht qe rrjedhin nga prind ish muslimane ! Ministria Drejtesise apo kush ka varesi duhet te kerkoje qe te hapet rregjister ne cdo komunitet dhe keshtu jepet se sa eshte numri dhe mos rrijne ca komentues ketu te merren me muslimanet me probleme qe jane kaluar qe ne vitet 1930. Sot muslimanet kane nje vecori , Ja ky zotria quhet Ylli, Kryetari i Komunitetit quhet Bujar, ai qe ishte me pare quhej Skender vetem ai i shkodres me kane treguar qe prezantohet Muhamet por mamane e ka katolike, si gjithmone shkodra do jete gines !!!