“Një gabim kushton shumë”, drejtori i pyjeve flet për situatën e zjarreve në Vau të Dejës: Shumë e vështirë!

3 Gusht 2021, 18:01Sociale TEMA

Drejtori i pyjeve Vau i Dejës, Rrok Ftoni ka folur për situatën e zjarreve pasi është përfshirë nga flakët edhe maja e Cukalit.

Vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Shllak pjesë e bashkisë Vau Dejes, ndërsa prej tre ditësh janë angazhuar 15 punonjës nga drejtoria e pyjores si dhe 6 zjarrëfikës dhe disa banorë të zonës.

Ftoni tha se vatra e vetme që po mbahet nën kontroll është zjarri që është përhapur nga Cukali dhe po shkon në drejtim të Vaut të Dejës.

“Situata e zjarreve është shumë e vështirë. Jemi në terren me të gjithë punonjësit e pyjeve dhe zjarrfikësit e Bashkisë Vau i Dejës. Një gabim kushton shumë. Këto janë gabime njerëzore, jo të Zotit dhe thirrja jonë ka qenë gjithmonë “Kujdes me zjarret.” Besoj me punën e punonjësve të Bashkisë Vau i Dejës kemi arritur ta neutralizojmë dhe kjo është e vetmja vatër që po mundohemi ta vëmë nën kontroll”, tha Ftoni.

1 komente në ““Një gabim kushton shumë”, drejtori i pyjeve flet për situatën e zjarreve në Vau të Dejës: Shumë e vështirë!”

  1. Shqiptari says:

    Ti neutralizoni eshte zgjidha e fundit dhe me jetike por duhet ti parandaloni. Pse nuk ka pasur zjare te ketyre permasave ne kohen e xhaxhit E pra ne ate kohe arat dhe pyjet gumezhinin mga puntoret qe mateshin dy here para se te hidhnin nje bisht cigare ne toke.Normal se i klasifikonte veprimtari armiqesore dhe nuk ja hidhnin lehte. Prandaj rishikoni ligjet qe jo vetem te denohen po dhe te paguajme koker me koker demin qe shkaktojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje