Komiteti i Mbrojtjes Civile është mbledhur mbrëmjen e djeshme për të diskutuar mbi situatën e krijuar ditët e fundit nga zjarret në disa zona të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat pak pas mesnate ka treguar detaje për situatën e zjarreve në vend, duke u shprehur se situata më serioze është në Karaburun.
“Tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetëra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prefektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park”, tha ai.
Më tej numri i një i mbrojtjes u shpreh se është komunikuar dhe me vendet fqinje për ndihmë, por si Turqia, Greqia apo dhe Italia nuk kanë shumë kapacitete për të ndihmuar pasi janë në një situatë emergjente.
“Lajmi jo shumë i mirë është që nuk është se ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinj sepse janë përfshirë në emergjenca shumë më të rënda se tonat, kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë ku sot kam folur me Ministren e Mbrojtjes së Kroacisë para dy orësh, kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, nuk kanë patur mundësi të na përgjigjen menjëherë por gjithsesi jemi në radhë për t’i përdorur sapo të lirohet një kapacitet”, shtoi ministri.
Villni vllin Pas taja pritni ndihem prej të tjerve për here .. Edhe të tjeret kane proplem e tyre more kopuke . Dhe nuk mine të trine në dizpozicjont të juje
Po kur ste ben ty minister se plotson disa kritere te vecanta do harronim dhe ne shqipen.
Po ” kapacitetet” tona o horra ku jané ? Dilni e lypni pa pikên e turpit ndérkohê qê bëni rrush e kumbulla buxhetin dhe taksat e popullit !.
Po pse nuk e bleni hidroplanin ashtu si e ka dhe Kroacia,gjithe keto vite
Edhe kur te vije koha “mos ardhet kurre ” qe te kerkosh ndihme ushtarake (N.A.T.O) te njejten gje do te thone. Prandaj urgjent ushtri te forte.
Jep doreheqjen idiot! Pritet 10 dite para se te dergonit helikopterin e pare. U perhapen zjarret sa dolen jashte kontrollit dhe pastaj u kujtuat ju. Keshtu eshte kur Edi Rama e ka mbushur me Lenka Cuko dhe Hekurane qeverine.
Mbreti eshte lakuriq por puthadoret brohorasin “sa i bukur eshte petku”. Dhe mbreti eshte i kenaqur dhe nuk bezdiset nga pa aftesia e palaçove qe e rrethojne.
qenveria qe deshet. gezuar ramazonin