Bilushi i Metës shpjegon shprehjen e Doktorit: Po të më prekni, mua digjet Shqipëria

4 Gusht 2021, 19:53Antena TEMA

 

Pas zjarreve të fortë që kanë përfshirë Qarkun e Gjirokastrës Bilushi i Metës ndau këtë postim me miqtë e tij.

Të dashur miq!

Siç e shikoni zjarret po djegin gjithë Gjirokastrën. Më kot lodhet Edi Rama dhe qeveria e tij të gjejnë shkaktarë për këto zjarre. Ata po ndjekin pas barinjë dhe piromanë me shpresë se do të gjejnë një alibi. Nuk ka.

Zjarret në Gjirokastër janë nga Zoti pasi ky rreth ka marrë mallkimin e Zotit që mandatin e LSI ja dha PS.

Po të ishte LSI tani, duke qenë se ka pasur gjithmonë pyjet në administrim, nuk do të kishte zjarre. Në çdo pyll ne kemi shpërndarë në kohën tonë mijëra kilometra tuba uji, që nxisnin dhe ekonominë e mbjelljeve ne male por dhe ruanin pyjet.

Tani që pyjet nuk ruhen më nga LSI, janë në mëshirë të fatit dhe Zoti do t’i ndëshkojë socialistët. Ata nuk i përmbajnë dot zjarret.

Siç ka thënë dhe Tritan Shehu, vetëm me PD dhe LSI në pushtet vendi nuk do të ketë zjarre.

Dhe për këtë kemi prova. Sa herë e lini Doktorin në opozitë, hidhen në erë shtylla, s’ka energji elektrike, vihet tritol nëpër makina etj. Në verë shpërthejnë zjarre.

Tani që ju doni të ndaloni dhe Doktorin në parlament, zjarret kanë për të djegur gjithë Shqipërinë. Siç ka thënë Doktori, nëse prekem unë merr flakë Shqipëria. Ja pra kjo është flaka qe do djege Shqiperine. Pse çfarë prisni ju.

3 komente në “Bilushi i Metës shpjegon shprehjen e Doktorit: Po të më prekni, mua digjet Shqipëria”

  1. Populli says:

    Shqiperia jo qe sdigjet por do jete feste kombëtare.

  2. Bard Hyseni says:

    BILUSHI I METES QENKE IDIOT ,SI KA MUNDESI QE TIA ATRIBUOSH FATKETQSIT NATYRORE PS.SI NUK KUPTON MORE IDIOT SE ATO JANE FATKEQSI PER GJITHE POPULLIN.SI KA MUNDESI QE VEPRIMET KRIMINALE TI MBROSH NE KETE MNYRE.O ZOT NA MBYTEN IDIOTET E LSI DHE PD.

    1. Vinsbologna says:

      O shoku po mos e mer seriozisht se eshte satire plako jan gjojna te sajume. Ai mund te jete idiot por tek ky artikulli i bazes nuk ka faj se ska thon gjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje