I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit dhe qumështi kishte shijen e zjarrit

4 Gusht 2021, 15:16Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik i Shqipërisë së dikurshme orientale, në dëshminë e tij tregon sjelljen tipike të bariut, një nga simbolet domethënës të shoqërisë. Fillimisht, rrëfen Vlora, ai hapte me sëpatën e tij të vogël një zgavër në trungun e lisit dhe ndizte zjarr brenda saj. Kaq mjaftonte që mbas pak orësh, lisi shekullor të rrëzohej përdhe dhe gjethet e tij të shërbenin si ushqim i lumtur dite për bagëtinë. Vlora jep dëshminë e tij rrënqethëse se i njëjti pyll, pak para dhe pak pas pavarësisë nga otomanët, ishte rrudhur, tkurrur, mpakur e plakur siç ndodh me vetë shpresën njerëzore me plakjen e viteve. Zjarri kishte lënë shumë më pak pyll në këmbë dhe nuk kishte mbetur këmbë nga kafshët e egra të tij, që  ishin arratisur me llahtar nga egërsia e vetëqeverisjës së shqiptarit të zakonshëm.

Bariut të djeshëm nuk i duhej analizë ekonomike, e llojit raport mes kostos dhe efikasitetit, nuk i duhej të dinte sa shpenzohej për atë që fitonte. Askush nuk i thoshte atij që qumështi që merrte për të ushqyer fëmijët, mishi që i shërbente për të shoqëruar burrërinë që i diktonte rakia apo leshi që i rinonte gunën nën pushkën që i zgjaste dhe forconte burrërinë, kishin shumë më pak vlerë se pylli që digjte. Se kishte më pak vlerë i ushqyeri se ushqimi vetë. Nuk ja thoshte një gjë të tillë askush sepse gjithkush e konsideronte si të drejtë natyrore të tij, që për hir të ushqimit, patrioti me pushkë e gunë, me fyell dhe vetmi, me dele dhe dhi, mund të vriste, priste e digjte edhe zemrën e vatanit për të cilin ishte i gatshëm të binte therror e të therrte si kurban birin si Agamemnoni vajzën në port.

Një qind vjet më parë kjo ishte normale për një popull që rregullin e shihte si zanat të të dobtëve, që taksën e konsideronte si vjedhje nga i ligu dhe që vetë shtetin që i kishte imponuar pushtuesi, e konsideronte si armik që ose duhej grabitej, ose duhej luftuar.

E njëjta histori vazhdon edhe sot, kur shqiptari i zakonshëm e sheh pagimin e taksave si lek të humbur, shtetin si një “baba” që nevojitet vetëm për hall dhe atë çfarë është pronë publike e konsideron si sheshin perfekt për të bërë përsheshin vetjak, kur të dojë dhe si të dojë.

Shumica dërmuese, po vërtet shumica dërmuese e zjarreve të rënë në jugun e Shqipërisë, janë të zjarrvënie të qëllimshme. Janë zjarre që i ndezin barinjtë, që shpresojnë që në vend të pyllit, bredhit, pishës apo edhe ullinjve dhe të bimësisë së ulët mesdhetare, në përpjekjen e saj për rigjenerim, natyra do të krijojë kullotë bagëtish. Ndaj djegin pyllin për barin e bagëtisë. Kështu ndodh gjithmonë dhe ai qumësht, mish e lesh që niset më pas nga Karaburuni e Dukati deri në Tiranë, ka shijën dhe aromën e zjarrit kriminal të verës të banditëve të paditur. Që lenë pas hi dhe dëshpërimin e pafund se sa më shumë ndryshon, aq më shumë shoqëria shqiptare mbetet në thelb e njëjta gjë: edhe njëherë si përherë ajo dëshmohet dritëshkurtër, egoiste dhe individualiste, pa vizion vetjak dhe pa njerëz që t’i tregojnë vizion kolektiv, reflektive ndaj ndodhisë dhe aspak intuitive për atë që mund të ndodhë, e gatshme të djegë jorganin për një plesht dhe e gatshme të shkëmbejë çdo luan me pleshta, me kusht që pleshti të jetë në pushtet.

Çfarë mund t’i thuhet ndryshe bariut të djeshëm të Eqrem bej Vlorës nga fermeri i sotëm i Edi Ramës, kur mes tyre, bir i njërit dhe baba i tjetrit, qëndron njeriu i ri që donte të lindte Enver Hoxha. Banditi në pushtet, po aq i lig sa i marrë, e ngjiti si merimangë njeriun e ri në male që t’i bënte ato pjellore si fushat. Preu e shkuli pyje për të mbjellë patate dhe mbas pak vjetësh, ja dorëzoi edhe malin errozionit, edhe urisë njeriun e ri. Secili nga ta është i pafajshëm, sa kohë që kush hipën lart në Shqipëri, i duket vetja si Moisiu në mal dhe shpresë për ata që e shohin nga poshtë. Pa ditur se mali merr hak me mallkim dhe mallkimi i malit nuk shmanget e shuhet se shkruhet në çdo fletë peme të djegur.

Brez mbas brezi njëlloj, sa më shumë ndryshon, aq më shumë mbetet e njëjta gjë. Me kultin e ankesës në gjuhë, me lodhjen nga puna pa ja bërë ende “rixha” punës, me ëndrra si në Anadollin e largët dikur dhe me kërkesa si votues nga Amerika e sotme, zjarrvënësi i qëllimshëm i pyllit, ndërsa shihte zjarret në lajmet televizive, bëri tifo edhe për garën e Luiza Gegës në Tokio 2020. Brohoriti si patriot për pjesmarrjen e saj në finale dhe mallkoi si legen kur Gega nuk doli e para, pa kujtuar se edhe ajo si ai, është rritur me qumësht pluhur, është rritur në pluhur dhe ja kanë lënë talentin të stërvitet në pluhur. Pa kuptuar se lajmet që prodhon Shqipëria edhe për atë ishull kuqezi shqiptar që e ndiqte nga shkallët e stadiumit japonez, janë të tilla që ju rikthejnë në fyt qumështin e dhisë, të pirë në fëmijëri. Qumështin e ardhur nga zjarri. I njëjti qumësht si ai që vjen sot nga Vlora dhe që nuk ndryshon shumë në thelb e shije me atë që pinte dikur Eqremi, evropiani i madh shqiptar që kishte ardhur nga orienti, për t’u ndjerë si dhia mes dhënve në atdheun e tij. Apo edhe si Rosaku i Shëmtuar, siç e shihnin bashkëkombasit e tij me skaje mustaqesh nga veshi në vesh, me pushkë në krah dhe burrëri të garantuar tre herë rrotull brezit.

13 komente në “I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit dhe qumështi kishte shijen e zjarrit”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Teper e veshtire të qeverisësh shqiptarët… Rama I kaherë detit më këmbë. Sala na mori 30 vjet, pothuajse sa Enveri. Brez I pafat

  2. Artan says:

    Nje shkrim i persosur, me i bukuri qe kam lexuar nga Vangjeli, nje kryeveper publicistike, te lumte Lorenc

  3. pazar says:

    Ore mire shkrimi ,po prape me foton e ketij ju. Pse provokoni?

  4. Hekuran says:

    Sikur shkrimi mps shoqerojej me gjithe pordhet e L.Vangjelit, do quhej shkrim i bukur.
    Por ka shume pordhe ky djale. Shum fare. Aq sa nuk e mbaron dot deri ne fund shkrimin

    1. Sokoli says:

      Jo vetem pordhe, por edhe budallalleqe pa fund. Enveri qe si qe, zjarrin nuk e ndizje dot se te digjte bithen. Zjarret nuk jane vetem nga barrinjte, por te nxitur edhe per te hapur sheshe ndertimi. Dhe, aty ku ka pyll, ka edhe kullote o Lenc vogelushi.

      1. ILYRIA says:

        Kolo shko futi i Pace vlla……mos harro edhe Dopjon e Rakise….
        Sheshe ndertimi ne maje te Malit me Gura sa i Pallat 5-Katesh……..ju qofshi per menjet qe keni…
        Bravo Lorenc……Per shume gjera jam i mendimit tuaj….por eshte shume e veshtire te drejtosh nje Popull individualistesh, qe konceptin e Shtetit dhe Shoqerise e kane vetem kur ju bie Bytha ne Zhavorr……..nje mendjelehtesi ( per ta thene ne menyre Diplomatike) e pa pare diku tjeter……
        Ti shohim Efektin mbas 10-20-Vitesh Fillimit te procesit te Arsimimit te Gjenerates se re Shqipetare…me kushte e Ambjente Bashkohore ne Shqiperi……..Gjeneratat e Sal Ram Berishes (kur drejtonte Shtetin Shqipetar ) kane hik per Lesh………Ate detyre i dhane serbet e greket e ate Detyre e beri perpikmerisht ashtu si ja dhane…….► leri Analfabet Shqipetaret se kafshojne e hane Njeri – Tjetrin ◄……10 me Yll ke marre Sal Ram Berisha ………Zoti marrt hak per te gjitha ato qe i bere Shqipetareve………mallku qofsh gjith Jeten me gjith Trashegimtaret tuj………….

  5. Luli says:

    Shkrim shume domethenes, Shqipetari gjithmon eshte i keqi vetes !
    Si mund te vesh zjarin vendit tend??????????????????????????????????????????????????????????????
    Kjo tregon qe Shqipetaret jane akoma njerez te Eger dhe te pa Civilizuar
    Kete gje e shikon edhe Bota , prandaj thone qe ne Shqiperi natyra eshte e eger si dhe vete njerzit (( Tamam nje kopesht zollogjik ne Europe ))
    Shqipetaret jane Kafshet dhe kafazi eshte Shqiperia qe vazhdon dhe vuan me keta njerez ( Kafsh)

    1. Taulant says:

      Cila bote o debil.
      Ka me te eger sesa bota.
      Ne fillim te pandemis humanistet Francez bllokuan kufirin qe maskat te mos shiteshin ne Gjermani.
      Vdo shtet mbylli kufijt.
      Ti je me kafsh sesa ata qe shan.

  6. Ali pasha says:

    Mos u merr me çobenjê tê puzhgulitur gêrxheve té lunxherisé a llogarasé por gérmo pèr ndonjê tendér apo aferé té majme né ndonjê sirtar ministrie aty né tiranê se jo pér gjé por nuk besojé se kryeministri yné largpamés dhe vizjonar ta keté léné két sektor té mbrojtjes nê méshiré té masatve dhe çibuqeve atyre rrézave !

  7. Taulant says:

    Po ne Itali,Greqi,Turqi cfare qumeshti kishin zjarret debil?

  8. qytetar says:

    LOPA DHE DHE I BURGOSURI

  9. dhembeli says:

    C’ben keshtu o Lorenc ?
    Pse e zgjove nga gjumi Eqerem Bene ?
    Pse e merzit xhanem ?
    Ai e pershkroi cobanin- lab te asaj kohe ashtu si ishte ,me ate mentalitet ,i cili mendonte vetem per bagetine e tij,dhe vetem per vitin pasardhes ,jo me shume . Aq ishte largesia e shikimit te mendjes se bariut te asaj kohe !
    Eqerem Beu mendoi qe ta linte te shkruar ate qe konstatonte , si dhe shume gjera te tjera , me qellim qe brezat e ardhshem te hidhnin shikimin e mendjes shume larg ,…. per kete e kish i gjori , se mendonte qe dhe shqiptaret do dilnin nga erresira 500 vjecare, do benin SHTET dhe si gjithe shtetet e botes perendimore , do te prosperonin ne te gjitha drejtimet…
    C’ta zgjas me shume dhe une …!
    Gjithsesi, po te ishte zgjuar keto dite” nga gjumi shekullor” Eqerem Beu (Nga nxehtesia e flakeve te zjarreve te ndezura per te njejtim qellim) dhe te shikonte Llogarane dhe barinjte dhe do thoshte (mendoj une ), ashtu si tha ambasadorja Gjermane ne stamboll ,ne konferencen e Londres ;” Mos e
    zvogeloni me kete vend dhe jepuni mundesine te jetojne ashtu si dine , me qellim qe brezat e ardhshem te shkencetareve te kuptojne se nga kemi ardhur… .( e perifrazova pak me bute se…)
    Shkrimi me pelqeu shume .
    Faleminderit Lorenc !

  10. Daj Sami says:

    Mos i redukto gjerat,o Anal-ist i madh,po shifi me nga afer,a ka mundesi qe te kene kontribut,ata udhe-heqsit e ketyre fiseve tribale,po ata dollibashet e para votimeve,te kujtohen besoj,qe do merrnin cfurqe e hanxhare,mos valle kane more hura me zjarr,a kane lidhje keto zjarre me personin “Non grada”,qe i shpall lufte amerikes,kur te gjithe shqiptaret e dine mire,se zjarr-vendesi dhe vensi me i madh i ketij 30 vjecari,i kombit shqiptar eshte ky UDBA-shi,qe paralajmeron apokalipsin,se medemek kete e paska inat Sorrosi,a e merni vesh se me c’fare deliranti dhe sociopati,kemi patur ne ne krye te shtetit,ky eshte problemi,se cobejt,do bejne te tyren,sic e kane bere gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje