Studimi i fundit: Të vaksinuarit plotësisht janë 3 herë më pak të rrezikuar nga Covid

4 Gusht 2021, 10:42Politika TEMA

Sipas një studimi, personat që kanë marrë të dyja dozat janë 3 herë më pak të rrezikuar nga infektimi me Covid se sa personat e pavaksinuar. Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët e Imperial College London bazohet në testet e 100,000 personave në Angli midis periudhës 24 qershor deri me 12  korrik.

Gjatë kësaj periudhe,  u infektuan me Coivd rreth 0.63% e personave ose 1 në 158. Kjo tregon katërfishim të rasteve në krahasim me raportin e mëparshëm të studimit, kur 0.15% ose 1 në 670  u infektuan me virus që nga 7 qershori.

Sipas studimit, personat që janë plotësisht të vaksinuar mund të kenë më pak të ngjarë se personat e pavaksinuar të infektohen me virus, për shkak se kanë një ngarkesë më të vogël virale.

Imuniologu Paul Elliott , drejtor i programit React, tha: Ky studim konfirmon të dhënat tona të mëparshme që tregojnë se të dy dozat e një vaksine anti-Covid  janë efektive kundër virusit.

Sidoqoftë, ekziston ende rreziku pasi asnjë vaksinë nuk është 100% efektive, dhe ne e dimë që disa persona edhe pse janë vaksinuar plotësisht mund të infektohen sërish.

2 komente në “Studimi i fundit: Të vaksinuarit plotësisht janë 3 herë më pak të rrezikuar nga Covid”

  1. F.You says:

    Me pelqen ky titull. 3 here te vaksinuar 3 here me pak rrezik. Kur te besh 10 vaksina je 10 here me i mbrojtur. Bagetive cdo vit duhet tu besh vaskine. Ku eshte ndryshimi me njeriun e ri dhe lopeve hollandeze?

  2. Corona prodhim kinezo-amerikan says:

    Sikur thane qe mbron mbi 93% !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje