Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar situatën aktuale të zjarreve në Gjirokastër.
Peleshi shkruan në rrjete sociale se falë punës së FA, vatrat e zjarrit janë eliminuar.
“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar.
Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi.
U dogjen brek & lesht Qeverriut te tera ,
.
por shqyqyr i i Shpetoj Verra !?