Shqipëria ka dekada që ndodhet në kurthin e një punësimi të dobët, që statistikisht nuk arrihet të ngrihet as sa rritja ekonomike e çdo viti kur ka një të tillë.
Presidenti Ilir Meta ka pjesërisht të drejtë kur thotë se punësimi i shtetasve të huaj nga vendet e treta po lehtësohet për të mbushur gropën e madhe të forcës së punës të krijuar nga emigrimi i ndjeshëm i shqiptarëve sidomos vitet e fundit.
Por zoti Meta gabon kur thotë sa kohë nuk punëson dot shqiptarët, nuk mund të marrësh të huajt.
Zoti Meta e kupton, por bën sikur, se nevoja për të punësuar të huajt, sidomos krahë punëtorie nga vendet e treta nuk është bërë se ka nevojë Kryeministria për staf, apo dhe Presidenca, e as ndonjë institucion tjetër me të cilët ai mund të ketë armiqësi politike.
Kërkesa është bërë nga biznesi. Ai ka nevojë, madje urgjente se po të gjente në Shqipëri nuk do të kërkonte jashtë. Biznesi sot ka nevojë për karpentier, për teknolog, për marinarë, për punëtorë fabrikash etj. Biznesi ka nevojë për njerëz që duan të punojnë? Ndaj plotësimi i nevojave të sipërmarjes kurrsesi nuk është politike. Përballë kësaj nevoje emergjente që nuk pret për strategji afatgjatë që kanë dështuar në këtë kohë ashtu si dhe në kohën kur qeveriste me aleatët Ilir Meta, një qeverisje e mirë duhet të operojë qoftë edhe add hoc.
Ndryshimet ligjore në punësimin e të huajve nuk është se prekin thelbin e tij, d.m.th as nuk kufizojnë dhe as nuk shtojnë flukset e punësimit, thjesht lehtësojnë procedurat dhe rrisin shpejtimin e rekrutimit pa shumë burokracira. Për këtë fakt, refuzimi i presidentit për ta dekretuar është një lojë cic mic sa për të na kujtuar që ai është ai që ka qenë edhe më parë. Refuzimi i fundit është një furtunë në gotë që do t’u ngjallë emocionet e vdekura shqiptarëve të papunë me nota patriotizmi që as ata vetë i kapërdijnë dot më.
Përveçse punësimi është i ulët në Shqipëri ka një mijë e një arsye të reja e të vjetra. Që nga shkollimi, që nga mënyra se si kemi të strukturuar ekonominë, e cila mbështetet më shumë te puna se sa kreativiteti dhe produktiviteti. Që tek rekrutimet, praktika e interesat elektorale, te korrupsioni. Shqipërisë dikur i iku punëtoria, sot edhe truri. Jemi ndër tri vendet e para në botë për eksport fëmijësh klandestinë drejt BE-së. Këto janë fakte të dhunshme për të cilat bërtitet dhe nuk mund të luash kaq lehtë.
Por shqiptarët e kanë kuptuar që jo vetëm ju mungon puna, por dhe mbrojtësi i tyre, ndaj ata ikin dhe përditë ëndërrojnë të ikin. Për sa kohë shpresa nuk është shuar dhe ka plot të tjerë që në Shqipëri ende krijojnë përmes punës, të paku të mos i pengojmë nëse nuk kemi se çfarë të bëjmë gjë tjetër.(Si)
ku te le radhe elisa spiŕopali e cila ka futur burin ne 10 borde psh tek drejtoria e automjeteve ai ka blere diplome tek kristali nefier i therasin salarjon tota xhepisti.
Biznesi shqiptar te veproj njejte si ai itali , nese krahu i punes ka kosto te larte atehere te zhvendoset ne Afriken veriore apo Azi.Per 10 barkederra qe duan te bejne eksperimente sociale dhe ekonomike nuk mund te ndryshohet struktura sociale dhe racore e Shqiperise.A kane degjuar ndonjehere per zhvillimin e qendrueshem sociale.Shqiperia mund te dhe duhet te zhvillohet edhe pa struktura ekonomike masive te trajtimit jonjerezor te punet prit shqiptar. Kapitalit te eger shqiptar i duhen vene perball ligje qe mbrojne shqiptaret dhe qe zbatohen.
Nuk ka nevije shqiperia per puntore krahu por per drejtesi , kta kryesia exhe kazanin e fshijne kshuqe me mire te marrim ca ministra te huaj e kshu me rradhe.
Maskarenj gazetare zagare te pushtetbiznesit. Rrisni rrogat o te pangopur se do ti gjeni puntoret ne Shqiperi pa qene nevoja te shkoni ne Pakistan e Bangladesh. Por skllavopranaret nuk duan puntore, duan skllever me 200$ rroge! Ptu fare e keqe, apologjiste te ndyre te skllavopronareve.
Mirë do ishte që shqiptarët mos largoheshin nga vëndi dhe të punonin në Shqipëri por ja që kapitalizmi krijon të tilla emigrime për të shfrytëzuar njerzit.Kush ka pak mënd në kokë e kupton se ka vënde më të varfëra se Shqipëria dhe kështu shqiptarët shkojnë punojnë në Itali,Greqi e gjetkë se paguhen më mirë se në Shqipëri dhe në Shqipëri vijnë më fakirët që pranojnë pagat e pronarëve shqiptarë.Për mua nuk duhet të ketë asnjë shqetësim sepse ata që ikin nga Shqipëria ikin me dëshirë dhe jo me detyrim dhe punon 6 muaj dhe siguron paratë e një viti…
Ata qe shiten, por qe nuk blihen, si patriotet me te medhenj te kombit Zogu, Berisha e Meta, kane nje te perbashket, VJEDHJEN E THESARIT (FLORIRIT) TE SHTETIT.
Zogu ne kohe lufte, mundi te largohet syrgjyn ne arrati, dy te fundit duket se ngelen ne cark dhe do te paguajne.
Hej gazetare msskarenj. Une jam shqiptar qe mezi e kam prit kete dite. Qe te mos talli bythen pronari me mua. Edhe tani doni te ma fusni? Qe erdhi dita ime? Kush ka interes le ta coje biznesin ne Azi bangladesh kabul ne p… te semes le ta coje. Por jo te mi sjelli ketu. Ketu kam une perparesi. Ka shqiptare plot pa pune. Te ngrejne rrogat. Jo me kokoshka pagesat.
Kete mut president e kam share gjithmone. Por jo sot. Sot ka te drejte. Prandaj ik pirdhu ti gazetaruc legen.