Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka folur rreth situatës aktuale të zjarreve në gadishullin e Karaburunit dhe rrethinat e Vlorës.
Ai ka thënë se zjarret janë ende aktive, duke shtuar se janë djegur vetëm shkurre. Aktualisht sipas tij ndodhen 500 forca ushtarake dhe qindra mjete në terren, që po përpiqen për të vënë në kontroll dhe neutralizuar flakët.
“Kanë një muaj që vatrat kanë qenë aktive, duke nisur me Malin e Tomorit, ku situata ka qenë problematike. Ndërsa në Vlorë, kemi neutralizuar flakët në Pashaliman. Drejtimi i erërave ndryshon dhe ne po marrim masa, kanë ardhur në Vlorë 500 trupa të ushtrisë. Kemi shumë mjete për të përballuar situatën. Në Pashaliman ka pasur një riaktivizim. Para 30 minuash në Himarë kishte një tjetër zjarri, kështu është situata e zjarreve.
Duke parë që po ndodh në Rajon, për fat të mirë s’jemi pasur banesa të shkatërruara, persona të lënduar, apo rrezik. Një flotë ushtarake si Turqia, sot ka dhjetëra banesa të djegura, viktima. S’është e lehtë të thuhet se përse ende nuk janë neutralizuar zjarret. Kryeministri ka pasur kontakte me palën italiane, turke, greke, edhe me Kroacinë për të parë mundësinë ndihmës prej tyre. Ata do të na suportojnë. Zjarret lindin nga momentet në moment.
Sot kemi pasur ndihmë të helikopterit për dërguarjen e trupave. Ne jemi shumë afër vatrave, operacioni po bëhet nga toka dhe ajri. Janë djegur shkurre dhe jo pyje, ky është dhe rreziku dhe këtë po përpiqemi të shmangim. Tre helikopterë do të punojnë gatë ditës për të neutralizuar flakët, pasi rreziku vjen gjatë orëve të pasdites”, tha Peleshi.
Jep doreheqjen bastard.
Asnje avion me kove uje nuk keni ndyresiar.
Nje kanadair nuk kushton me shume sesa 5 milion euro .
Aq sa Ramuti i shton ndertimit te 1km rruge vleren .
Ju jeni per turp. Zharri duhej menaxhuar kur ishte i vogel dhe skishte as era. Tani ti hani mutin si qeveri se ka per ta shkrumbuar llogarane!
O Minister
Mundohu te ndaloni fishekzjarret qe ndizen nate per nate qe ne oren 22.30 e deri ne 24.00 ne te gjitha plazhet, zonat e pushmit dhe ne mes te pishave. Do na vene flaken dhe ne Qerret, Golem, etj. Asnje polic nuk shkon te vere gjoba dhe asnje thirje qe kjo gje te ndalohet rreptesisht pasi eshte nje thatesire kaq e madhe. Dhe mbi te gjitha ne Shqiperi ndezja e fishekzjarreve eshte komplet e ndaluar pra cudi si nuk shikon njeri.