“Shpopullimi, drama më e madhe”, Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt”

3 Gusht 2021, 11:37Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për të huajt”.

Ndërsa ka renditur arsyet e kthimit të këtij ligji, Meta shprehet se Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta, duke shtuar se fluksi i të huajve nga vendet e treta është përtej mundësive dhe kapaciteteve që Shqipëria mund të përballojë.

Sipas qeverisë objekti i këtij ligji është:“rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes së të huajve në/nga Republika e Shqipërisë. Ligji përcakton funksionet dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore dhe të subjekteve të tjera, publike dhe private, shqiptare ose të huaja që kryejnë aktivitete në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë të bëjnë me të huajt që kërkojnë të hyjnë, që hyjnë, qëndrojnë dhe dalin nga Republika e Shqipërisë. Marrëveshjet ndërkombëtare, të lidhura me qeveritë e shteteve të tjera, të ratifikuara me ligj, mund të parashikojnë dispozita të veçanta e më të favorshme për shtetasit e këtyre vendeve, që zbatohen reciprokisht”.

Por Kreu i Shtetit ka shprehur rezerva duke e kthyer atë për rishqyrtim, pasi sipas tij Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta.

“Fluksi i shtetasve nga vendet e treta është përtej mundësive dhe kapaciteteve që Shqipëria ka, mund të ofrojë dhe mund të përballojë. Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqenie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?

Masa pranimi kaq gjerësisht të shtetasve të huaj, përmes kritereve të lehtësuara, mund të ndërmerren vetëm pasi të analizohen pasojat e një politikë të tillë shtetërore. Qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore”, thotë Meta.

Po ashtu Presidenti thotë se shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit tonë dhe largimi i trurit, i forcave të reja dhe më krijuese, është një plagë e madhe për vendin, që duhet ndalur sa më parë.

“Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike. Shpopullimi, shqiptarët kanë humbur besimin se kushtet dhe cilësia e jetesës së tyre në vend, mund të përmirësohen, dhe për këtë shkak ata largohen pasivisht. Shumica qeverisëse nuk ka një strategji shtetërore se si do të duhet t`i përgjigjet  me masa konkrete, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata këtij fenomeni të rrezikshëm. Kryeministri ka konfirmuar se qeveria shqiptare nuk është e shqetësuar lidhur me këtë gjendje”, thekson ai më tej.

7 komente në ““Shpopullimi, drama më e madhe”, Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt””

  1. Ola says:

    Hera e pare qe jam dakort me kete plehren. Ai idioti i gjate Rama, do ta mbushe vendin tone me plehra.

  2. Niko says:

    Mire e ka se do mbushet vendi me turq dhe arab.Hera e pare qe jam dakort me Ilir floririn

  3. sako says:

    kesaj rradhe ka te drejte , eshte mbushur Fieri me bangladeshas dhe indiane, burra e gra me callma, po ikin shqipetaret dhe po vine te zinjte. turp per Ramen.

  4. Perlati says:

    Çubriloviç-Soros-Rama
    Treshja Antikombetare
    Ne nivel Teorik
    Dhe Praktik
    E Largimit Masiv
    Te Shqiptareve
    Nga Atdheu i Tyre.

  5. Miti says:

    Totalisht dakord me kete mamuthin. Nje here ne jeten e tij politike po ben dicka ne te mire te Shqiperise.
    Por kam frike se ata qe e kane miratuar kete ligj antishqiptar do ta kalojne pa e ri shqyrtuar.
    Edi Rama me kete strategji dhe keto ligje po i ve kapakun te keqijave qe i ka bere politika Shqiperise keto 30 vjet.
    Pasi e vodhen, vrane, shkretuan kete vend, tani duan dhe ti ndryshojne popullsine. Turp per ty Edi Rama! Historia do te gjykoje.

  6. am says:

    Vendi u shpopullua pikerisht nga keta plehrat qe vune dhunen drejtor ne cdo sektor te jetes. Ekonomia u be prone e shokut Huri dhe zotit Litari. Zgjidhja ishte o perulu dhe prano zotin Hu , ushtar partie dhe shef i pergjithshem ose ik ku te duash. Shumica iken. Me te miret. Kush ngeli hoqi picire dhe mesoi peruljen. Ne shqiperi kishte nje PPSH ne kohen e qepes qe duhej ta duartrokisje ne te gjitha brimat. Tani kemi tre PPSH qe te fusin ne pune me rotacion. Rrofte birisha ne moniku.

  7. Olsi says:

    Ramen e detyrojne amerikanet,me sorosin te pranoje majmuna dhe minje nga bota e 3. Te gjithe e dime qe jemi nje vend i vogel , dhe duke u larguar njerzit,sidomos rinia, duan ta mbushin shqiperine me majmuna, dhe mos harroni qe keta 10 fishohen ne nje kohe te shkurter. Prandaj mos u habisni nje dite kur te jemi pakice, ky eshte nje program qe ka filluar me kohe, do ti shikojme rezultatet pas nje 10 vjecari,prandaj duhet nderhyre sa nuk eshte teper vone. Shpopullimi i shqiperise, eshte nje plan i menduar mire, ne zonat rurale dhe ne fshatra qe nuk ka as 2 apo 3, familje do i mbushin me minje dhe majmuna te botes se trete, kjo u intereson shume shteteve ,dhe nuk investojne ne shqiperi sepse e kan ne plan ta kthejne shqiperine ne geto, ky eshte vetem fillimi. Prisni dhe pak dhe do e shikoni vete. Kjo do te ishte goditja me e forte qe i jepet shqiperise,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje