“Që vërtetë të mos hamë e pijmë bar”, Ylli Manjani: Gjykata e Lartë jashtë funksioni, deformimi ndodhi me mbështetjen e ndihmës amerikane

3 Gusht 2021, 10:56Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë alarmin se Gjykata e Lartë është jashtë funksionit.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Manjani shkruan se janë rreth 40 000 çështje që presin të  shqyrtohen nga kjo gjykatë.

Manjani ndër të tjera, shkruan se ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që s’janë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët.

Postimi  plotë i Manjanit:

Që vërtetë të mos hamë e pijmë bar..

Përtej konspiracionit Soros, East-West institute, Delina-KLGJ duhet të kuptojmë realisht çfarë është problemi i Gjykatës së Lartë.

Prej vitesh është bërë një stok prej rreth 40 000 çështjesh që presin të gjykohen nga kjo gjykatë. Vettingu në mënyrën më absurde i vuri drynin kësaj gjykate prej gati 3 vitesh. Aktualisht gjykata ka rifilluar punë por nga 19 gjyqtarë janë ende vetëm 9 të emëruar.

Pra asnjë shpresë për të reduktuar stokun me çështje të vjetra. Përkundrazi ky stok vetëm shtohet.

Në këtë situatë ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që sjanë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët të gjykojnë shpejt. Deri tani asnjë eficencë nuk është vënë re. Juritët e rinj paguhen pak (50 000/muaj), janë pa asnjë përvojë, nuk kanë asnjë tagër ligjore të analizojnë dosjet dhe janë totalisht të keqorganizuar. Ata thjesht kopjojnë inventarin e dosjes që e bën rutinë sekretaria gjyqsore…

Pesë me hiç!

Por nuk është ky problemi.

Rreth 3 muaj më parë parlamenti monist miratoi ndryshimet në kodet e procedurave, sipas të cilave Gjykata e Lartë tashmë shndërrohet në një gjykatë fakti. Pra ajo ka të drejtë të gjykojë në themel çështjet që i shkojnë për gjykim.

Për ta kuptuar më thjeshtë, sipas Kushtetutës roli i Gjykatës së Lartë është të Njësojë dhe Unifikojë praktikën gjyqsore. Këtë detyrë ajo nuk e bën duke gjykuar prova e fakte por duke interpretuar ligjin në mënyrë të tillë që gjykatat ti trajtojnë rastet njësoj.

Mirpo parlamenti mendon se është mbi Kushtetutën dhe ka ridizenjuar një Gjykatë të Lartë edhe më me shumë kompetenca sesa Gjykata “e korruptuar” që u shkri!!!

Sigurisht i gjithë ky deformim ndodhi edhe me mbështetjen e ndihmës amerikane dhe të zonjës Kim.

Në këto kushte jo vetëm që nuk ka shanc të ulet numri i çështjeve të pa gjykuara, por do shtohet. Kështu Gjykata e Lartë do vijojë të jetë jashtë funksionit normal për shkak mbingarkese, edhe sikur të jenë emëruar të 19 gjykatësit!!!

Jashtë funksionit Kushtetuese po e po.

Ndoshta po të kishte një trupë gjykatësisht prej të paktën 70 vetësh dhe rreth 140 ndihmës ligjorë (jo juristë pa emër si këto të east west), si dhe shfuqizuar ndryshimet antikushtetuese, mund të ketë një shpresë

Por gjykatë të lartë me kaq personel nuk ka asnjë në rruzull!

Veçanërisht me ligjet e reja antikushtetuese, Gjykatën e Lartë jo Delina, Soros e Kim po as zoti n’qiell nuk ka ç’i bën.

Mjer kë që e çon halli në gjykatë!

Kjo është reforma e deformuar në realitet. Pa konspiracion e pa teori koti kush ha bar e kush pi mall…

#fajinekaBerisha

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

12 komente në ““Që vërtetë të mos hamë e pijmë bar”, Ylli Manjani: Gjykata e Lartë jashtë funksioni, deformimi ndodhi me mbështetjen e ndihmës amerikane”

  1. AsD says:

    Po nga nje ane me mire te rrine ceshtjet ne sirtar sesa te fitoje ai qe korrupton gjyqtaret sic ka ndodhur keto 30 vjet… te pakten keshtu ceshtja ngelet e pazgjidhur dhe jo te fitoje pronen ai qe jep leket ne menyre te padrejte.

  2. Lulzim says:

    Sa rrrrrrrrrkkkkkkkk…..osht Albin kurti , aq me teper rrrrrrrrkkkkkkkk.. osht ky idiot politikan i LSI=LESHELI Ylli Manjani

  3. 1 says:

    Avokat ti flet me mllefe e jo me logjike juridike.Per nje moment mendojme qe gabim qe u prish gjykata e larte.Une po te mar nje shembull dhe ti si njeri i ligjit dhe ish minister nxir konkluzionin .Ne gjykaten e larte ishte nje gjykates qe ishte kapur ne Itali ne supermarket duke vjedhur (emri nuk me kujtohet).Ti z. ish minister ishje dakort qe ky extraordineri te gjykonte?Po GJINGJONET qe nxoren uj te zi ne sistem duhet akoma te vazhdonin?Kthjellohu avokat dhe mos ri shume ne diell me koken zbathur

  4. FajinekaSALIU! says:

    SPAK -ASPAK.!

  5. Nurenbergu says:

    Me mire rri mbyllur ne shtepi se dhe ti ke pesuar shume deformime .U deformove qe kur u ngjize nga sti i keq i pallimit te prinderve , alla malokshe neper gure e ferra .U deformmove qe kurespate dashnore si shoket , po jo pa gje se te kenaqte Berishame Like lengun . U deformove kur te rane floket .U deformove ku kure nuk mesove shijet e guzhinave Europiane , vetem zhejz ene gsheja = truni spunon normal.U sterdeformove kur u ndoedhe mes kater rrugeve me te vetmin profesion , llapaqen e gojtar pa pages veten per inat ,,,,- Kuediti .Ka nje zgjidje per ty ,- MER grupin psikopati e beni karakiri , vetevrasje ne shqiiiiiiiip

  6. SADIU says:

    Foli dhe ky halja, hale ka plot po ky soj haleje sepse eshte shume i qelbur.

  7. Shqiptari says:

    Po ketij keni ndermemd ti hapni dosjen e tenderit te byzylykeve.?

    1. Manjaku says:

      Edhe te baterdise me Licensat e Notereve
      dhe te Apartamentit te Sarandes
      te dhuruar nga Balilët, Eskobarët e Ballkanit

  8. Kur mundohet te beje kompetentın dhe sı ı dıturı ı problemeve te drejtesıse,Por per mendımın tım kye ka nje hall,bıle shume te madhe,Ky ka mbetur pa pune dhe ı pa denuar,Kerkon te gjeje pune ne sıstemın e drejtesıse dhe tı shpetoje drejtesıse, Ulu beg se ka hendek I thonım dıkur atyre qe merrnın turr per te zgjıllur punet e tyre,Yllıe pame edhe punen tende dhe se sa ı afte je,Ndofta aftesıte tuaja ı perdore per kundrabande bylyzykesh,

  9. Maskarai says:

    O i korruptuare!!! Kjo që thua ti eshte PASOJA!! Po nuk na the kush është SHKAKU!!

  10. O po ,mire Rusi e Kinezi na i kishte me “hile” se ishim me Marksist- Leninist nga ata ,po ky Amerikani dhe perendimi pse na i kane me “hile ” ? Valle mos jemi me kapitalist nga ata dhe e dime me mire demokracine ? Se ç’është e verteta fajin asnjehere se kemi ne ,por të hujat. Ne fillim na e pati fajin Beogradi,madje ky edhe sot vazhdon t’na i kete, Pastaj fajin e pati Rusi e me vone Kinezi. PO ç’dreqin ka edhe BE dhe Amerika qe na ‘pengojne ” ne rrugen tone te ndrituar. Ne fillim paten inat Fatos Nanon. Madje edhe vet Saliu thoshte qe me Fatos Nanon kryeminister nuk na do Amerika dhe BE-ja. Vetem mua me do -pergjerohej Saliu. Ja tani nuk na duan Sali Berishen ,por na duan Edi Ramen. Madje ky eshte edhe shkaktari qe Amerika dhe BE-ja e urryen Saliun dhe i thane : ‘Sikterr nga ne ” Po sa e degjojne kete Ramen ,more jahu !?
    Tani, sikur thone qe ne qenkerkemi pak trushkulur dhe zihemi me njeri- tjetrin… Qe jemi pak pa tru po e tregojme veten,por qe t’i kemi shkulur fare trute ,kjo s’me besohet.

  11. Vranakonti says:

    Ti o Manjan thua me ironi “fajin e ka Sali Berisha” por ne fakt ai e ka. Saliu ishte ai qe emroi gjykates,prokuror kudo ne shqiperi, njerez te tij, te familjes se tij,srvilat e tij,i prishi,i çnjerzoi, duke i paguar me shuma te medha parash qe te shpetonte bythen e tij nga krimet qe kishte bere.Ne sistemin e drejtesis nuk kishte njerez te sinqert por katila me popullin dhe engjej me Sali Berishen dhe me PD-ke.Prandaj ishte e domosdoshme vetingu per te pastruar drejtesine nga keta njerez te korruptuar.Me mire pa gjykate te larte se sa shejtanin ne djepe.Do vije kohe edhe gjykata e laret do behet. Prandaj mos ha m… kot o Manjan,bythelepires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje