SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjet ndaj ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe ish-kryetarit Bashkim Dedja, të cilët akuzohen për “deklarim të rremë të pasurisë”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 30.07.2021 përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:
-Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
-Bashkim Dedja, me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive , interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikes ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 o Kodit Penal.
Kur anetarët e gjykatës kushtetuese janë hajdutë të korruptuar dhe degjeneruar,
imagjinoni ata shpellarët me kurs plepash në çfarë nivel moçali moral ndodhen.
Çfarë duhet të presësh nga një vend ku presidenti eshte hajdut i korruptuar mafjoz ?