Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.
Nishani shkruan se për shuarjen e zjarrit duhet të përdoren avionët e posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera. Ai shton se situata me zjarret në vendin tonë nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.
REAGIMI
Aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash, në situata jo normale, në prova sfidash të vështira!
Situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.
Zjarret masive janë fenomen i përhapur në këtë sezon e jo vetëm në Shqipëri.
Por po aq evidente dhe e vërtetë demonstrohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes së sotme duke e lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit !
Kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi !
E shkuara jo e largët në këtë vend por në qeverisjen e një modeli tjetër atë të PD, ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.
Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën.
Por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe !
Aktet kriminale të zjarrvënies nuk mbeteshin pa autor kudo ishin ata e përçfarëdo arsye përfshiheshin në krimin e zjarrvënies !
Por më e rëndësishmja në memorien e shqiptarëve është vënia urgjente në dispozicion të operacioneve të shuarjes së zjarreve të avionëve të posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera !
Furnizoheshin me ujë mbi det e shuanin çdo zjarr mbi male, nga Puka e mbi Karaburun !
Vera tmerrësisht e vështirë e vitit 2011 ku zjarret masive përfshinë edhe Italinë, Spanjën e shumë vende përreth e bëri të pamundur kontraktimin e canadair-ve prej tyre.
Por një qeveri e aftë dhe e përgjegjshme gjen gjithmonë zgjidhje.
Ajo është detyra e saj, në fund të fundit !
Atë vit, një avion i madh çisternë për shuarjen e zjarreve u gjet e u mor nga Ukraina e largët, duke luftuar zjarret me sukses, shpëtuar pyjet e pronat e shqiptarëve, duke garantuar pushimet e qeta për qytetarët e jo rehatinë moskokëçarse të pushtetarëve !
Sot askush nuk sheh mjete vendase apo të kontraktuara për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.
Njerëzit kalojnë ditët nën panik e tmerr !
Qeveria nuk na thotë çfarë bën me Mekanizmin e Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE ?
A ka kontakte ? A ka zgjidhje përmes saj ?
Apo e ka shkatërruar edhe atë mekanizëm partneriteti të ndërtuar më parë ?
Krizat pra nxjerrin në pah paaftësinë, papërgjegjshmërinë e një qeverie.
Kontrastojnë dallimet midis modeleve qeverisëse të palëve.
Përballimi i krizave kërkon aftësi, përgjegjësi, parapregatitje, vizion, punë !
Jo Teatër ! ??
Late gje pa vjedhur ju papa ardhesıt e kesaj qeverıe,A late ndonje prapavıje qe tı sherbente ketyre zjarreve,A kıshıt menduar ndonje here se ne vendın tuaj dhe tonın mundet te bıen edhe zjarre,Ashtu edhe ne kohen tuaj kane rene zjarre edhe me te medha dhe baza juaj materjale per shuarjen e tyre ıshte po O Tanı jenı bere te gjıthe te mencur dhe jepnı dırektıva ,
Më fal o kapter!
Thuhet kontratuar, apo kontraktuar.
Apo e ka fajin gazetaruci?
Jari apliko per nje pension te budallekut se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta miratojn me secret deal!u
Nishano , po zjarrin qe i vut ju Shqiperise ne 97 me keta avione e fiket .Skeni fytyre e turp dilni e shkruani ne publik
O zot.
Shkaterruan gjithçka dhe japin mend.
Imagjinoni …
…ish President
injorant mustaqe dhjere