Nga Lorenc Vangjeli
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku i ka kërkuar që Berisha të mos jetë ne parlament në muajin shtator. Si e shihni lëvizjen e diplomates, 2 muaj pas shpalljes “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha?
Ngjarja e vërtetë ka ndodhur në maj, me vendimin e sekretarit Blinken, ajo që shohim tani është pasoja. Në fillim vetëtima përvëluese e pasur nga bubullima, që në thelb janë pjesë e të njëjtës dukuri. Deklarimi i ambasadores Kim bëri shumë bujë për mënyrën sesi u artikulua dhe gjetjen e jashtëzakonshme për të përcjellë mesazhin. Paralelja me një nga sloganet më të famshëm të komunizmit ishte kujtesë për atë që mund t’i ndodhë partisë së parë antikomuniste në vend. Eshtë mënyra për ta ftuar atë për të zgjedhur mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Berisha, mes të nesërmes që jep shpresë dhe të djeshmes që duhet të përfundojë, mes marrëdhënies jetike me aleatin strategjik dhe izolicianizmit. Mes logjikës dhe ndjesisë, llogarisë për të tërën dhe hesapin për pjesën. Eshtë kaq e qartë. Kaq pa ekuivoke dhe kaq direkte. Nuk ka diplomaci në kuptimin klasik të fjalës, por ka politikë. Në mënyrën sesi duhet folur me politikanët shqiptarë që shohin më shumë se 51 hije tek grija e deklaratave dy kuptimëshe.
Shumëkush nga shqiptarët e frustruar në vite nga mënyrat orientale të qeverisjeve që kanë kaluar në këtë vend dhe nga pamundësia e tyre për të kushtëzuar e ndëshkuar me votë atë qeverisje, i kanë parë Shtetet e Bashkuara si shkopin magjik që mund të ndëshkonte mëkatarët, busullën për të dëshmuar drejtimin e duhur dhe gardianin zemërmirë të lirisë. Dhe ata janë habitur kur reagimi u superfuqisë nuk ka qenë ai që do të donin në moment. Kanë qenë si ata besimtarët patetikë që besonin se lutja e mbrëmjes ishte realiteti që do t’i zgjonte në mëngjes. Dhe kur nuk ndodhte kështu, fajësonin jo pritjen e gënjeshtërt, por besimin pa kushte në Zot. Shpresat naive për ta parë SHBA-në si aleat të njërës palë kundër tjetrës, është një nga marrëzitë më qesharake që shpiket në Tiranë nga dëshirat e pamundura dhe nga pafuqia për të ndryshuar një të vërtetë të thjeshtë: SHBA është aleate e Shqipërisë dhe jo e individëve larushë që popullojnë korridoret provincialë të politikës në Tiranë. Nuk do shumë inteligjencë për të kuptuar se edhe Hoxha po të ishte gjallë sot e të qeveriste Tiranën, do të sillej si prift i moralshëm përballë Uashingtonit. Ndaj kush mendon se ka aftësi të ndikojë për mirë a keq në këto marrëdhënie, thjesht do të ishte qesharak përpara një publiku thellësisht proamerikan.
Nga ana tjetër, ajo që e bën serioze situatën, është shtimi i konsiderueshëm i zërave të sovranistëve, që qoftë për modë, qoftë për interes, qoftë me frymëzim të hershëm komunist e qoftë nga barrikada arkaike e antikomunizmit, po injektojnë në publik helmin e rrezikshëm të antiamerikanizmit. E bëjnë një gjë të tillë duke e parë si të ndarë politikisht Uashingtonin në raport me palët në Tiranë, e bëjnë kur konsiderojnë se interesat amerikane janë të ndryshueshme si humori në Tiranë, e bëjnë kur nga vogëlsia e tyre epike gjykojnë se në SHBA ngrysen e gdhihen atë që i ndodh mjekrës gjithmonë e më të bardhë të Edi Ramës apo habiten me flokët gjithmonë pa thinja të Lulzim Bashës; e bëjnë kur mendojnë se matanë Oqeanit flitet për individë dhe jo për parimet që drejtojnë individët. Edhe në këtë rast nuk është fjala për individin Sali, por për fenomenin që duhet trajtuar. SHBA udhëheq botën në dy mënyra që janë të njëjta si kur bëhet fjalë për veten e saj, për marrëdhëniet me aleatët apo dhe ish-armiqtë e mundur: njëkohësisht nëpërmjet forcës së shembullit dhe shembullit të forcës. Nuk ka gjë më të pathyeshme se e drejta morale e thënë nga pozitat e të fortit! Nga pikpamja e patriotizmit skajor shqiptar, nga pikpamja e interesit thelbësor të kombit dhe faktorit shqiptar kudo në rajon, duhet të pranohet si aksiomë fakti që SHBA ka të drejtë edhe nëse e ka gabim. Eshtë fati më i madh i mundshëm që interesat amerikane përputhen me synimet e një populli të vogël, i cili shpesh ka qenë armiku më i egër i vetvetes! Kush guxon të ngrihet kundër kësaj ligjësie, herët a vonë duhet të numërohet në armiqtë e tij.
-A do jetë në gjendje dhe a do e ketë te mundur kryedemokrati Basha te largojë nga parlamenti babain e tij politik?
Besoj se kjo është një nga legjendat urbane në Tiranë që do të kuptohet shpejt si e tillë. Nuk është Basha peng i Berishës, por është kryetari i ri i PD-së pengmarrësi i paraardhësit të tij tashmë të pafuqishëm. Forca e zotit Berisha është gjithmonë e më e vogël, aftësia e tij për të ndikuar në politikë është gjithmonë e më modeste. Tashmë ai është ashtu siç e ka pikturuar veten në këto vite: një antar i thjeshtë i PD-së dhe jo vendimmarrje në të. Dukja gënjen, por thelbi është pikërisht kështu, me përjashtim të faktit që Doktori ka pushtetin vetjak moral, atë që nuk e jep posti, por e krijon individi. Edhe ky “duel” i supozuar se ka me SHBA-në, duket se e fuqizon atë. Një njeri shpesh vlen sa shuma e armiqve të tij. Dhe ky ishte rasti i zotit Berisha deri para se, për hir të interesave vetjake, të vetëvihej në shërbim të Lulzim Bashës. Sepse në politikë, politikani shpesh vlen sa shuma e miqve të tij. Basha e ka plagosur Berishën që në maj të 2017-ës dhe e ka vrarë me grupin e tij të ri parlamentar, me rizgjedhjen në post dhe kuvendin e jashtëzakonshëm. Ajo që u pa në kuvend si shenjë force, ishte në fakt dobësia e të mbyturit që shkul flokët e veta. Shumëkujt do t’i dukej përqafimi i tyre si puthja e Judës në Malin e Ullinjve, por as Basha nuk është dishepulli “tradhëtar” dhe as Berisha nuk është Jezu Krishti i tradhëtuar. I pari është politikani tradhëtar, i dyti është mëkati që duhet qortuar! Ka dhe një pikturë tjetër banale të raportin mes të dyve; shumë individë, edhe me zë të fortë publik, pretendojnë se nëse do të donte, Berisha me ca “trima” që i ka nën urdhëra, është në gjendje edhe të mos e lerë Bashën të hyjë në seli. Dhe e besojnë një gjë të tillë sinqerisht, edhe pse ka gjasa teorike që kjo gjë do të ndodhë. Me kusht që Shqipëria të ishte një ishull dhe pa marrë parasysh se Berisha është më i dobët se Basha edhe për shkak të një rrjeti shumë të fortë interesash okulte që i ve ata në raport varësie. Gjërat e dukshme zakonisht refuzohet të quhen me emrin e tyre te vërtetë. Këtë ka pasur parasysh Basha, kur siç thuhet shpesh në korridoret e politikës, ankohej rregullisht në gjuhë të huaj për të kundërtën: forcën e Berishës për ta kërcënuar. Roli më i jashtëzakonshëm në politikë është t’i përshtatësh veten paragjykimit të të tjerëve, me kusht që ai t’i shërbejë qëllimit të aktorit. Në këtë pjesë, Basha padyshim është i pakrahasueshëm me askënd.
-Është hera e parë që një ambasador i SHBA-së kërkon largimin nga parlamenti të një deputeti para se sezoni i ri parlamentar, ndërkohë që kemi pasur personazhe të tjera që janë shpall “non grata” dhe nuk ka pasur kërkesa të kësaj forme.
Dekriminalizimi i politikës apo dhe ndëshkueshmëria e njerëzve të politikës është një sipërmarrje gjithmonë e më e fortë amerikane për Shqipërinë. Eshtë akt në vijimësi për të bërë atë që sistemi në Shqipëri ka dështuar ta bëjë për një mijë e një arsye. Herë pas here ka pasur paralajmërime për individë, por që nuk kishin ndonjë rëndësi te vecantë për publikun, por theksonin rëndësinë e parimit. Steka u ngrit me Prokurorin e Përgjithshëm dhe një numër mbreslënës gjyqtarësh e prokurorësh të lartë. Në rastin e zotit Berisha është vënë një stekë nën të cilën mund të kalojë cdo staturë më modeste se ajo e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar. Po kështu, ka të dhëna, por ende jo prova, për ekzistencën e një liste të gjatë me zyrtarë publikë që kanë llogari të frikshme bankare jashtë vendit. Njëlloj si lista e famshme Lagarde për Greqinë e një dekade e ca më parë, ajo tregon pasuri të transferuara jashtë Shqipërisë në shifra të frikshme. Dyshon dot kush se ata që janë në gjendje të zotërojnë hapësirën, nuk mundin të gjejnë adresën e dyshekëve qipriote e italianë dje dhe britanikë e zviceranë sot ku pasanikët nga politika kanë fshehur paratë e grabitura???
-Kërkesa e ambasadores a është një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të një shteti apo subjekti politik siç komentohet nga “sovranistët”. Duket se Basha është në mëdyshje ku ka zëra se edhe mund të “dorëzojë” Berishën. Perse është kaq i shantazhueshëm Basha që në tetë vite në krye të PD vetëm ka humbur dhe “lëshuar” gjithcka?
Dhëntë Zoti që amerikanët të ndërhyjnë edhe më shumë në punët “e brendshme” të shqiptarëve. Nuk ka asnjë interes më të lartë jetik në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë e kudo gjetkë që ka shqiptarë sesa siguria, stabiliteti dhe demokracia në hapësirën ku ata jetojnë. Në një botë që është në një ndryshim dinamik dhe shpesh edhe problematik, marrëdhëniet me SHBA-në janë jetike për shqiptarët. Kështu që sovranistët janë të lutur kuptojnë se e kundërta, mban erë komunizëm dhe izolacionizëm. Dinjiteti i Tiranës nuk ruhet duke menduar se duhet të jetë vetë Tirana qendër vendimmarrjeje; mirë do të ishte nëse do të mundte të ecte me këmbët e saj ose të paktën të mos ishte qesharake në shartimin që i bën demokracisë me testikujt e tharrë të komunizmit feudal të hershëm. Ky është një problem shumë më i thellë sesa fati i një individi. Ai ka të bëjë me raportin që shqiptarët kanë vendosur në vite me udhëheqësit e tyre. I adhurojnë si perëndi kur janë në pushtet, ju përmbysin varrin mbas vdekjes. Për të marrë shembuj që nga ish-mbreti komik Zogu i Parë, tek Hoxha që i dha fat tragjik këtij vendi dhe deri tek Berisha që ka hyrë në një duel tragjikomik me SHBA-në. Ajo që ata kanë bërë mirë apo keq kushtëzohet nga ajo që ata kanë bërë shumë keq në fund. Jetëshkrimi i një politikani kushtëzohet në qasje thelbësore nga mënyra sesi largohet nga pushteti dhe më pak nga mënyra sesi ka ardhur apo e ka mbajtur pushtetin. Epilogu është më i rëndësishëm se prologu. Të tre këta individë e kanë kërkuar pushtetin si qëllim të vetëm dhe jo si një mjet për të realizuar qellime fisnike. Revolucionarë në fillim dhe autokratë më pas, të gatshëm të punojnë qindin për interes dhe të aftë t’i nënshtrohen interesave okulte, ata janë të tre viktimat perfekte të ëndrrës për pushtet të përhershëm. Që e kanë gjykuar dhe kërkuar si vendstrehim për t’u fshehur dhe për të mos u ndëshkuar nga mëkatet e kryera gjatë gjakimit për pushtet.
Si gjithmone, analize me nota te holla humori, qe lexohet me shume kenaqsi.
Nuk mendoj gjithesesi, qe Berisha ishte nje diktator si Zogu apo Enver Hoxha dhe ndofta nuk i afrohet aspak as nga aftesia dhe inteligjenca, ndofta nga intrigat. Mendoj qe Berisha ishte nje njeri i pasigurte, i paqendrueshem dhe me probleme dramatike te personalitetit te tij te erret, qe u pasqyruan po aq ne menyre tragjike sa ne dialektiken e tij halabake aq edhe rrenimin apokaliptik te shtetit, ushtrise, drejtesise dhe partise qe drejtoi. Berishizmi nuk eshte nje idoelogji, por vetem nje levizje tribale kleptokrate, destabilizuese dhe degjeneruese, simoter e haxhiqamilizmit.
Goditja e Berishes i jep fund marrezise se tij, por jo kultures se tribalizmit qe ushqehet nga urija, mizerja, grykesia, privincjalizmi, besnikeria dhe nenshtrimi tribal, krahinorizmi, folklorizmi, ekstremizmi fetar.
Mjafton te shohesh ” fenomene” groteske si Gjekmarkaj qe lulezojne ne katedra universitare, ekrane dhe politike, per te kuptuar se kemi mes nesh, nje gjenerate tjeter tribalizmi, qe i nenshtrohet dhe sherben pa skrupuj instikteve krahinore dhe fetare apo “profeteve” te venerueshem, si tape qe limitojn zhvillimin intelektiv. Por gjithmone agresive, servile histerik, karrieriste te paskrupullt, peshtyres dhe sherbetore te devotshem, shume larg kultures se qytetarit racjonal, te ndergjegjshem dhe mendjehapur.
Or taj UT.
Jo vetem Diktator por nje Shkaterrues i gjithçkaje te mire shqiptare.
Sa trushplare jeni per Bishen.
SHKRIM PER ATA QE KUPTOJN
PREFEKT.
O Lorence Jane Militantet hajdute komuniste Gazetaret si për shembulle Andi Bushati Fatose Lubonja dhe vet politikanet hajduta dhe kriminela se për interesat e tyre pronale siq thua edhe ti bën propaganden kunder Amerikes në Shqiprie dhe ju thone Shqiptarve se Amerika eshte me njëren pale ose me tjetren.. kët e thone disa kriminela si Berisha me shoke dhe kushe e besone kët??? Veq disa militante te verbume hajduta dhe kriminela… Se Jame i bindure se shumica e popullit Veq qesh ? me propagande e tyre të deshprume… Po mose të kishte qën Amerika dhe po moste të jet Amerika për çdo pale zgjedhjeshe ne do kishim bër lufte civile dhe bëjme lufte civile mes veti një lloje si në 97 a po një lloje siq bën Talibane në Afghanistan.. Ne për shkaket të mentalitet Turk Otomane Talibane edhe për Shkaket të Fes islame se pse ti nuk gjene as nje shtet myslimane që jetone në paqe dhe në demokraci.. Për fate të keq Kjo po ndodhe edhe Tek ne edhe pse nuk jemi të gjith mysliman .. Ne ose në diktature si me Enver Hoxhen ose Amerikanet duhet të na rrine te koka që Mose të vrasim të gjith njeri tjetrin Jo Saliu jo Edi Rama a po Kushe do që të jet ullheqes proplemi eshte se të ndryshome mentalitet e prapambetur dhe të bëhemi me mentalitet perdimore dhe njerzore se pse fen nuk jave ndryshone pa dhune njerzeve.
Lorenc nuk ke gajde ti thuash Dajos Derr,por vertitesh si “ajo”mikja neper breke!
Po ti mor “Lenci” me ke je?! …Me ke ke qene?! Me ke do jesh? …. Nga te fryje era-pergjigjet “Lenci”….
Lopa dhe i burgosuri.
Republika e Re po troket, po na eshte mcef Basha. Gerthiti e uleriu nga cadra, leshoi fermane, ultimatume biles edhe orar kur do vinte Republika e Re, por tani qe erdhi pej verteti, futi koken tek bytha e Berishes dhe u zhduk nga syte kembet. Meqe vet eshte teveqel dhe sesht i zoti per asnje gje, biles Republiken e Re e shiti tek Rama per ca miljona euro, ja ku ja sollen te tjeret biles edhe te rruar dhe tani i thone, Hajdo mo ngjyeje! Por leshkua, ka frike. Pa babane se gjen dot vrimen. Duhet ta qije babai i pari.
Me shqiptaret..per shqiptaret..rrofte Amerika..
O zot !
Lopa dhe i burgosuri.
cope kari me dy sy ….nga tufa e gjithckaditesve te tioit artan hoxha (te dy)shpetim e mentor nazarko ,spartak ngjela e sa e sa kara te tille dmth …
Je munduar t’i lash me une trendafilin.
Pse,apo do qe kufoma e pa kallur e qe qelb terë jeten shoqerore,mos vihet shume ere te keqe.
Jo ore analist,ata jane kercenim per demokracinë dhe sigurime kombetare te Amerikës.
Kjo lukuni “ujqish” qe udhëhiqen nga non grata Berisha &co,duhen shpartalluar shpejt e me goditje te forta.
Antibiotiku me i mire eshte ai amerikan.
Mero te lutem mos na e shfaq me kete fytyre qesharake.
Shume i sakte dhe konkret eshte UT-ja.Sali Berisha,si Enver Hoxha,jo ne origjine,personalitet,zgjuarsi,se jane shume larg me te,po ne mbrojtje te interesave te tij,menduan fundin e tyre politik dhe jetesor,dhe menduan dhe per trashigimtarin e tyre politik,qe te benin mbrojtjen e trashigimtareve te tyre,mbas fundit te tyre si politik ,ashtu dhe biollogjik,Enveri la Ramizin,kurse ky per shume arsye mori Lulin dhe la po Lulin.Cdo levizje ne PD,nga listat e deputetve,mareveshjet me Meten,qysh nga 92,per percarjen e PS-se dhe marrjen e kreut,me akuza dhe kunder akuza,po me synym te qarte,dalja nga parlamenti,mos pjesmarrja ne zgjedhje dhe cdo levizje tjeter,ne funksion te destabilizimit te vendit dhe rrezimit te qeverise,ishin skenare te pregatitur me I.Meten dhe me zbatus Lulin e vocerr,skenar qe deshtuan me turp ne saje te nderhyrjeve te forta te SHBA-s,dhe tani u vendos qershia mbi torte,qe e nxoren ne menyren me poshtruse nje pusht megjithe kuptimin e fjales,qe ishte pjelle e tyre,qe shtrydhen dhe e dikretituan botrisht,kete moster.Si perfundim Luli eshte pjelle e Saliut dhe po te donte Saliu,me mbeshtetjen qe i dhane ne kuvend,e conte Lulin per lesh,Luli eshte ne hall,kushti eshte i veshtire,o me Salen,o me Lalen,po gjithsesi shtatori ka supriza,grupi i PD-se ndahet,se nuk jane te gjithe kamikaz,loja vazhdon
Sfidoj çdo shqiptar qe jeton jashte atdheut te me thote emrin e ambasadorit amerikan ne vendin ku jeton. (sigurisht pa e kerkuar ne Web) Kush nuk deshiron te kuptoj jam i mendimit qe ne zgjedhjet e ardhshme te votojme ambasadorin amerikan e jo keta mjeran qe kane 30 vjet qe “na qeverisin” te majte apo te djathte qofshin.
O lorenc. Se keta qe te lepijne penën janë te shumtë por arsyet i kanë të pakta.
Pash Zotin? Kujt i bën freskt ti?
Lëri këta injorantë. Rama mund ta dominojë këtë popull sa të ketë jetë! Kjo nuk e bën të sinqertë, demokrat, me virtute etj
Është pikërisht e kundërta.
Mjafton të shohësh sesi tundi flamurin e sovranistit kur ju ” sugjerua” nga amerikanët +faktori tjetër ndërkombëtar që mos shfrytëzonte parlamentin ” e ri” me opozitën ” e re” për të miratuar ligje që dërrmonin opozitën dhe i jepnin pushtetin në tavolinë. Papritmas Rama ulëriu që parlamenti ishte sovran dhe nuk pyeste as për amerikë e as për BE. E kush? Parlamenti i kujtim gjuzit, selamit jenicerit, deputetes së korporatave etj etj që kushdo e kupton që nuk përfaqësonin elektorat të asnjë lloji.
Nejse.
Me pak fjalë. Mos harroni diçka. NJERËZIT MUND TI MANIPULONI ME ARTIKUJ DHE BLERJE MEDIASH. POR ATË QË FLASIN NJËRI ME TJETRIN APO NË MENDJEN E TYRE DHE DITËN E VOTIMIT NUK KENI PËR TA MANIPULUAR DOT AS TI AS META AS BERISHA.
RAMA TË SHIJOJË PUSHTETIN. POR SHUMË MË HERËT SESA MENSON DO JETË NË POZITËN E METËS DHE BERISHËS.
SHËNDET LORENC
Bravo UT per komentin qe ke bere, nuk i heq asnje pike e asnje presje.
Kopeja do te shkaperndahet, ca e ca do te hane bar per ca kohe sa ti zere barku, te tjeret ja mbathin qy ne fillim.
O Sali Tyja Populli nuk te do! Po ti nuk me besove,
Erdh Pranve_ee_ra, Po_oo_r un nuk e beso_ooo_ova
Abuzohet shume me nje shprehje amb.amerikan”Qe S.Berisha.eshte bjurre leshi(shteti).kur desh te bente nje anti-miting.mbas 21 janarit.ku do perplaste protestusit e opozites te atehershem.me paramilitaret e tij.perplasje e cila kishte si qellim te shkaktoheshin viktima.te friksohesh opozita dhe ky me Liken te qeverisnin per qejf.dhe nderhyrja e amerikaneve e detyroi kete burre leshi.te terhiqej ne strofkullen e tij.ajo ishte nje ironi e madhe.po qe simbas vendimit per shpalljen non grada.ja paskan shkrujt ne karten e rregjistrimit dhe ky ha bar dhe qimen nuk e nderron
Mund te perballojme me shume mund shkrimet e ketij zogut te tiranes po mos ia nxirrni foton,aman te keqen
Shkrimi me brilant qe ke shkruar deri me Sot
Urime
Gjetje dhe percaktime te detajuara per mbrekulli,,,
Po sa mire komentohet e sikur te jemi grup lavire e kurvare me denje te botes , Mero hape nje portal Kurvash e kurvare se ndoshta ben me shum namim …