Nga ambasadorja e SHBA, YURI KIM
Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të merituar dhe, ashtu si shumë prej jush, edhe unë do të shkëputem për një pushim nga puna.
Në të njëjtën kohë, gushti i këtij viti nuk është ai i zakonshmi i viteve të tjera. Ai vjen pas një sfide të pashoqe, teksa Shqipëria ka punuar për të ndjekur një shteg të qëndrueshëm nëpër pandeminë COVID dhe ka vazhduar rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.
Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort reformat që do ta sjellin Shqipërinë plotësisht në familjen europiane. Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, reforma në drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Roli i Shqipërisë në rajon dhe marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara janë më të forta se kurrë. Shqipëria lundroi me sukses gjatë mandatit të saj si Kryetare e OSBE në vitin 2020 pavarësisht pandemisë COVID19. Marsin e kaluar, BE e ftoi Shqipërinë t’i bashkohej rrugës së bisedimeve për t’u bërë anëtare e BE-së. Më herët këtë vit, Shqipëria ishte mikpritësja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake drejtuar nga SHBA në Ballkan që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Nga koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan Memorandumin historik për Bashkëpunimin Ekonomik në tetor 2020, planet për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës dhe për të sjellë Gaz Natyror të Lëngshëm nëpërmjet Vlorës po ecin përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë më shumë energji për të furnizuar një ekonomi në rritje, më shumë vende pune për shqiptarë si dhe amerikanë dhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të kënaqen duke kthyer kokën pas. Duhet të shohim përpara me shpresë dhe vendosmëri për të bërë edhe më shumë përparim në demokraci, mbrojtje dhe biznes.
Tridhjetë vjet pasi populli shqiptar – me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara – hodhi tej vargonjtë e diktaturës komuniste, Shqipëria ka arritur në një çast të ri mundësie historike. Në këtë kuptim, gushti i këtij viti është jo vetëm kohë për pushim dhe relaksim, por edhe një kohë për reflektim dhe planifikim, për të mësuar nga e kaluara dhe për të rrokur mundësitë përpara.
Më 1 janar 2022, Shqipëria do të marrë rolin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë në skenën botërore, duke u ulur përkrah Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Rusisë dhe Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërsa vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme, Shqipëria i afrohet më shumë, ditë pas dite, Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim në BE – një proces dhe synim që Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht. Duke ndërtuar mbi punën me stërvitjen Defender Europe 21, presim me kënaqësi të përforcojmë në mënyrë domethënëse bashkëpunimin tonë për mbrojtjen. Presim po ashtu të vijnë edhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.
Shumë do të varet nga kërkesat e popullit shqiptar dhe zgjedhjeve që do të bëjnë udhëheqësit shqiptarë.
Presim me kënaqësi ta shohim parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata, dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem.
Gjatë një viti e gjysmë të shkuar, kam pasur mundësinë të udhëtoj gjithandej në këtë vend të bukur dhe të takoj sa më shumë njerëz që mundem. Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Kruja, Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Pogradeci, Berati, Gjirokastra, Himara, Saranda, Vlora – çdo qytet, qytezë e fshat – ka të veçantat e veta, por bashkohen në një pikë: iu ka ardhë në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa.
Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr.
Teksa bëjmë një pushim këtë verë, kolegët e mi dhe unë në ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë.
Faleminderit ambasadore per kete veshtrim kaq realist te puneve ne Shqiperi. Jemi me fat qe ju kemi ne krah.
Shume faliminderit Zonja Ambasadore .. i gjith populli shqiptare që nuk Jane hajdute dhe kriminel ju mbeshtet në kët perpjekje të juajen për të vendosur shtet ligjore jame i sigurte se nuk do jet nje Pune e let as për ju se pse politikanet hajduta dhe kriminela Gjyqtarer Prokurore dhe ata që e kane vjedhur dhe rrepure Shqiprine keto 30 vite do bën një rrezistense të pa pare më pare dikushe me protesta dikushe me Erdogani dhe Turqine e keshtu me rradhe le të shpresojme se do ja dilni më të vertet kesaje rradhe
Ti znj.Kim ben mire te mbyllesh gojen prr ca kohe se po i ben dem maredhenive SHBA-Shqiperi.Po behesh si Monika qe vetem flet dhe akuzon pa fakte dhe asgje nuk ndodh.Je bere si anetare partie.
Zuku duduku , mos u paraqit su kallam kenete, pyet lagjen tjeter her te te thote se zuku jot ka fara apo jo.
O Zuku, paske ngelur gerdalle si ne kohen e qoftelargut.
Mbylle halend o karakatine e pa vlere.
Faleminderit zonja ambasadore,vetëm se ju po ribëni një gabim që e bëtë mbas vitit 90.
Ju mbështetët Sali Berishën pa marë parasysh të shkuarën e tij dhe ja rezultati.
Tani po mbështesni Lulëzim Bashën,duke mbyllur njërin sy për të shkuarën e tij të largët dhe të afërt.
Ju e dini më mirë se kushdo tjetër këtë të shkuar kriminale të tij dhe që është vetëm një zbatues i politikave shkatërruese për Shqipërinë.
Me Shqipërinë duhet të jeni gjithmonë të sinqertë dhe jo vetëm kur ja u lyp ineresi juaj!
Shum faleminderit ambasadore bjeru ne kok krimineleve se ka shum fat i Shqipetareve esht Amerika .
GOD bless America . Pa mbeshtetjen amerikane Shqiperia do te ishte si ajo copa e letres qe e merr era dhe nuk dihet ku do e conte
Ne si popull nuk qeme ne gjendje te spastronim politiken dhe kemi lene te njejtet njerez per 30 vjet.
Zonja ambasadore faleminderit me zemer.
Falemnderit Ambasadore Kim. Falemnderit U.S.A.
ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST ONLY the GREAT AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ !! ALL Politician in the LAST 30 YEARS ARE : CORRUPTED , KILLERS , ORGANIZED CRIME , MAFIA , NARCO-TRAFFICKERS , THIEVES !!
⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖????????????
GOD BLESS DONALD ❤ LU ❤
GOD BLESS YURI ❤ KIM ❤
30- vjet Mbeshtetje gjithaneshme e te gjitha formave
Shqiperia nji Laborator Natural per Miqte tane te Medhenj
30-vjet shkaterrime e shkerdhime demokratike ,braktisje e emigrim ne mase ,
boshatisje e vendit ,skenare i frikshem e kercenues per vet ekzistencen e Shqiperise .
Pa Mikun tone te madhe do ta kishim me te veshtire arritjen e suksesive 30-vjecare
si ne Politike ,
Drejtesi ,
Ushtri,
mireqenie
etj qish dush ti .
Shum faleminderit ambasadore bjeru ne kok krimineleve se ka shum fat i Shqipetareve esht Amerika .
Ata qe shpresojne te jene ne pushtet? Kush Luli, se ai e ben ligjin ne PD. Ai eshte per vete koke e kembe ne llum. E moj zonje, nuk te rekrutonte dhe te kapultonte Saliu nga hiçi, pa ta ditur nje kleçke, ose themren e Akilit.
Miku i mire – ne dite te veshtire – keshtu shprehet populli im…
Suksese ne punen tuaj qe perkthehet: suksese per Shqiperine..
60% e gjyqesorit ne Shqiperi ishte e koruptuar ne palce. Ajo po e gryente shtetin si zgjbja qenin dhe po e çonte drejt katastrofes totale dhe fnalimentin. Vete Shqiptaret nuk kishin asj mundesi te sheronin kete te keqe. Ishin SHBA qe e larguan vendin nga buza e gremines si dhe heret e tjera. FALEMINDERIT SHBA.
Nga vete nje pakice diskutimesh ketu, kuptoj se cdo dite qe kalon, per shkakun edhe tendin SGBA po humb dashurine dhe shpresen qe kishin shqiptaret ne vitet e para pas renies gjoja te komunizmit. Zonja Kim, edhe qorri edhe shurdhi edhe memeci e kupton qe ju personalish keni marr persiper te mbroni Edi Ramen dhe rilindjen e tij te korruptuar gjer ne palce.Nje here per nje here s e dime te verteten, po koha eshte gjykatese e pameshireshme, por e drejte. Ju po mbroni korrupsionin me korrupsion,. Kjo eshte trishtuese dhe e papranueshme per shumicen e popullit. Ka 9 vite ne fuqi Edi Rama dhe rezulton ne cdo hap i zhytur ne korrupsion, dhe ju merreni me kufomen Berisha. Nuk po zgjatem por vetem ju them me nje zhgenjim maksimal ndaj jush, qe ky qendrim nuk sherben per te ardhmen e shqiptareve por per te shtuar vuajtjet e tij. Meqe ke perdorue pa luajtur qerpikun shprehjen e diktatorit te fundit komunis: edhe bar do te hame dhe nuk e dorezojme pushtetin, ju takon te zgjedh nje tjeter sllogan te perdorur po nga karnavalet e rilindjes: seksese ne jete!
@Ideali:
Dukesh njeri I “shkolluar” nga elokuenca, por te mundon senci i llogjikes.
Thone qe llogjika ka te beje me genet dhe jo me shkollen qe ke bere.
Per mendimin tim llogjika nuk te punon sepse te jane erresuar syte nga dashuria per Sali Berishen dhe sic thote polpulli “mali nuk te le te shohesh kodrat”. Mali ty nuk te le te shikosh disa te verteta apsolute.
Ti nuk shikon te verteten apsolute qe nje ambasadore e huaj (vecanerisht ajo amerikane) jane perfaqesues te Qeverise se tyre ne vendin e akredituar dhe bejne politiken e vendit te tyre. NQS mendon se ambasadorja amerikane ka marre persiper te mbroje Edi Ramen, me koken e vet, ti je si Pal Vata qe ne ate kohe tha se “ai dhe Mehmeti nuk dinin gje. Kushedi se ckish ber Enveri me koken e vet”. Pra ti nxjerr ambasadoren mbi Ameriken. Ti e nxjerr ate me te forte se Bajden. Ti mendon si nje gangster rrugesh qe llogjika e korrupsionit eshte ligji baze i shoqerise. Ty as qe te vete mendja te analizosh fjaline e ambasadores kur thote se lufta kunder korrupsionit eshte lufta per te forcuar Ameriken. Pra mali “Sali Berisha” ty nuk te le te shikosh se si Amerika shpalljen non grata te Saliut nuk e ben vetem per Shqiperine por ne rradhe te pare per vehten e saj. Meqe dukesh “demokrat” i mire po ta spjegoj me ngjashmerine e mbeshtetjes qe Amerika i beri Shqiperise per te rrezuar komunizmin. Ajo nuk e beri vetem per Shqiperine, por edhe per vehten e vet….
Ti nuk shikon se si “mali” sali Berisha ben demagogji si idjot kur kerkon shpjegime te hollesishme nga Amerika per korrupsionin e tij. Amerika nuk jep spjegime tek asnje per politiken e saj ku perfshihet edhte shpallja “non grata”. Ajo ka force vepruese ne Amerike dhe jo ne Shqiperi. Eshte Shqiperia dhe populli i saj qe do vendosin se cduhet bere me Sali Berishen. Eshte PD qe duhet te gjeje rrugen e saj drejt prosperitetit dhe jo te vazhdoje te mbroje Sali Berishen. Aq me teper ajo nuk duhet te beje demagogji sikur Yuri mbeshtet Ramen. Ambasadorja mbeshtet dhe promovon politiken amerikane ne Shqiperi.
Kush ka vesh, duhet te degjoje.
Kush ka sy duhet te shikoje.
Sakrifikimi i Shqiperise per nje “bythe” te vetme te qelbur” ne boten e krimit dhe korrupsionit, nuk flet vetem per miopine tende, por edhe ligesine tende….
Ideali tend eshte ideali antishqiptar sepse eshte antiamerikan. Ideali jot eshte Sali Berisha qe nuk ka lidhje me idealet e shqiptareve……
Ha ha ha ti Pa emer (Innominato), nje personazh i se keqes ne romanin e famshem te Alessandro Manzonit “I promessi sposi”. Ku e gjen ti kete mal Berisha ne fjalet e mia. Une kam thene k:kufoma Berisha. Pra ty te jane veshtur syte nga militantizmi dhe nga zakoni i lepirjes i trasheguar. E ben kufomen mal. Turp Ketu mbyllet siskuzi me ty. Sigurish do te jeshe edhe ti pjese e korrupsionit, E atij mentaliteti te pabrekseve qe e treguan kush ishin dy here: me 1944 dhe me 1990.Bije bastard te partise dinake. (kam imituar paksa Migjenin. Kjo klase politike tashme ka mbetur jo vetem ne klase ne provimet e qershorit, por edhe te vjeshtes, shtatorit. Do t ia dale Amerika t’i tregoje vendin. Te shohim. Kemi shprese. Gjer tani nuk duken bathet. E para se edhe ne vet ate korrupsioni nuk besoj te kete marre kurore me gjemba. E dyta se Spaku i zgjedhur politik, me motra e kuneter ministrash nuk me jep shprese. Vet kryeprokurori i SPAKUT doli keto dite qe paska vile ne Lalez . Sa turp! Te pakten te kish dhene doreheqje. Nuk dua ta zgjas me teper me ty. Ke nje veshtrim njedimensional, fasade si te piktorit qe s’eshte piktor.Nese e ke arsimin e nevojshem te futesh ne boten tredimensionale apo edhe ndimensionale, ndoshta do te arrish ta njohesh paksa kete rruge qe per fat te keq te vendit tim eshte kuturu.
@Ideali.
Ti ideali nuk ke thene mali por e ke nenkuptuar Berishen si mal. Me fal po qe se te kam keqekuptuar. Fjalen mal une e perdora ne vend te fjales kufome, per arsyen e thjeshte, se ti e quan Berishen kufome qe ne ta meshirojme ate.
Ne thelb asnje ideollogji nuk mund te jete kufome. Edhe ideollogjia e Berishes eshte akoma e gjalle sepse ai ka lene pronaret e paligjshem, kriminelet, hajdutet dhe spiunet kunder atdheut gjalle. Ata shetisin neper Tirane, kane vila dhe pasuri. Ata kercenojne edhe Ameriken, pale Shqiperine. Ata kercenojne me zjarr dhe hekur te cfarosin shqiptarizmen dhe ta zevendesojne me militantizmin berishjan. Lista mund te jete shume e gjate dhe ketu nuk eshte vendi.
Ambasadorja amerikane flet per te arthmen tone. Ajo flet edhe per deputetet qe duhet te mos kene vend ne parlamentin e arthshem. Une kete e kuptoj si thirrje per Bashen qe kufomen e Saliut mos ta lartesoje ne nje pjedestal-mal, duke e bere deputet, por ta varrosi…
Ti idealist, qe nuk ke lidhje me idealet, ne vend te flasesh per ato qe flet ambasadorja e ke mbushur shkrimin me kritika per te dhe per Ramen. Kjo me ngriti nervat dhe jo se une e “caj bythen” per Ramen. Ne g..te..s.. te vene te tere! Te gjithe me rradhe e me sira, ata qe kane tallur bythen me kete vend dhe me kete popull. Rradha, sot eshte per Saliun. Prandaj ti “filozof” shumedimensional, mos u mundo te ndihmosh kufomen tende duke ngateruar rradhen…
Edhe dicka qe tregon naivitetin tend idjot eshte fakti qe me quan mua militant dhe pjese e korrupsionit, etj. Te siguroj qe nuk kam lidhje me asnje prej tyre, por edhe me mentalitetin e te pabrekeve. Aq me teper qe kjo puna e “pabrekeve” flet me shume per ty qe mendon se ata qe jane te varfer jane budallenj dhe ata qe jane te pasur kane mentalitet te perparuar. Prandj ti koqe je konfjuz dhe nuk kupton se Patriotizmi nuk ka te beje me pasurine.
Ti meqe ke shume pare per te blere breke, me siguri nuk ke me shume pare se Saliu. Saliu, i krimbur ne pare dhe pasuri, ne vend te brekeve te plazhit, kish veshur benevrek dhe atlete me carape te bardha te gjata. Lart ne gjoks kish veshur antiplumbin dhe shetiste ne Laz… Me siguri ti ne Itali ke veshur “spidio” meqe nuk ke paret e Saliut…
Respekte e mirnjohje pafund per ju dhe SHBA-ne.
Faleminderit Ambasadore
Zonje ju keni vetem llafe asnje gje me shume, a nuk jeni ju amerikanet , qe e keni mbajtur vete kete klase politike, qe nga 90 e deri tani, qe i kane bere shqiperise 501 te keqija, dhe sju hyn gjemb ne kembe, ku popullsia shqiptare ka ketu e 30 vjet qe largohet nga shqiperia,per te pasur nje jete te pakten dinjitoze, dhe sidomos rinia qe po na iken nga ky vend , sepse nuk shikojne te ardhme, dhe ju bashke me sorosin, i thate edit merr tani punetore nga bota e 3, dhe le te ikin te rinjte shqiptar. Mbushe vendin me bangladeshas,pakistanez, sirian, e afrikane, dhe per nje 10 vjecar keta shtohen si minjte, ne shqiperi, dhe shqiperia seshte kina zonje, qe te huajt nuk bien ne sy, por tek ne me 2 milion e gjysem, nje dite i bie te jemi pakice , ne vendin tone zonje. Ja ndihma qe na keni dhene keto 30 vjet, qe i mbani akoma fort kete klase politike te mbaruar, se ashtu ju intereson zonje , te jemi te fundit ne cdo fushe, dhe ashtu jemi vertete , dhe tani po na beni dhuraten e fundit , po sillni njerez nga bota e 3 , qe te na ktheni ne geto me lloj, lloj racash. Po ky quhet vertete bashkepunim zonje, ju falimenderit shume. Te pakten mos na beni kaq te humbur , se nuk vime nga afrika, te mos kuptojme, qe po flisni duke tallur ate qe sthuhet.
Ti Olsi ngaterron detyrat. Eshte detyra jone te bejme Shqiperine dhe Amerika vetem na mbeshtet. Sorosi eshte nje “gogol” i mistifikuar ne Shqiperi nga armiqte e kombit tone, per te justifikuar maskaralleqet e hajduteve, spiuneve dhe antishqiptareve. Tema me Sorosin nuk justifkon mungesen e klases sone politike. Ajo spjegohet me nivelin tone politik ku futesh edhe ti. Mbrojtja e hajduteve dhe spiuneve te deklaruar, nuk mund te justifikohet me armikun Soros. Jemi ne qe kemi mbeshteur ‘token e Xanum” qe ja hengri koken Shqiperise…Do duhen edhe 50 vjete te tjera qe mentaliteti te ndryshoje nga “toka e Xanum” te “toka i perket pronareve legjitim”… Mbrojtja jote e shqiptarizmes me luften kunder racave te tjera, eshte shume cinike. Ne nuk mund te izolohemi perseri si ne kohen e Enverit. Shqiptaret do ikin dhe te tjere do vijne, po qe se ne nuk jemi te zote te mendojme me koken tone, por te mendojme me mentalitetin e Sali Berishes. Sali Berisha promovoi levizjen e popullsise ne Shqiperi nga veriu ne jug ndersa tani ju mbeshtetesit e tij dilni kunder “asimilimit” te shqiptareve brenda Shqiperise. Per ju asimilimi i jugut nga veriu eshte normale, por jo asimilimi i shqiptareve nga Bangladeshi apo Kinezet. Edhe mua me pelqen kjo ide, I dashur Olsi, por fatkeqesisht sot ne bote nuk pi uje se eshte kunder “te drejtave te njeriut”… Fuck te “drejat e njeriut”…..Hahahah!
Urime dhe shendet zonja ambasadore KIM.Kemi shpres akoma te SHBA-ja se do na shpetoi dhe do na mbroje nga perbindeshi Sali Berisha,i cili shkaterroi shqiperine ,vodhi dhe ka vrare shqipetar te pafajshem.Sali Berisha eshte me keq se Pol Poti i Kamboxhias.
Faleminderit z ambasadore,pervec qe jeni nje dipllomate e shkelqyer jeni dhe nje grua e mrekullueshme.I gjithe populli mbeshtet pa medyshje Shtetet e Bekuara te Amerike,BE-ne,qe te na ndihmoni si gjithmone ne luften me kete klase te korruptuar politike per te miren e popullit dhe te demokracise.
Flm zonja me e nderuar ne Shqiperi.po me maloket nuk ben dot gje ktu se e kan mush Tiranen dhe e kan cuar 100 vjet mbrapa duan vetem zjarr dhe luft.se kane kurven e madhe Sali qe duhet djegur persegjalli ky burre I poshter .Enveri me duket engjell para kti kriminelipatetik
FALEMINDERIT NJË MIJË HERË ZONJA AMBASADORE !
ZOTI JU BEKOFTË ? bashkë me FAMILJEN tuaj të MREKULLUESHME ❤
⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖????????????
Falemenderit për sufllaqen zj Kimete. E mora. Kishte edhe majonez dhe ketchup. Mirë unë po tè tjeret per cfare te falenderojne xhanëm?? Fjalimin ta ka shkruar Edvini nen supervizionin e Sorosianeve. Ti vetem e lexon dhe vrap per kabuni me oriz te kuq tek gjigandi Tomë dhe arixhofka Qife Rakipi. ( çensura hap syte se ju griu Mero)
Zonja ambasadore ju uroj gjithe te mirat dhe fati besoj se na ka bekuar qe JU te jemi ne keto kohe kaq te veshtira ne Shqiperi si perfaqesuese e SHBA. Ju them me bindje se pavaresisht se cfare thote klani i S. Berishes ndaj JUSH, mbi 90% e shqipetareve jane me JU dhe JU jeni zeri jone. Kam vetem nje merak se mos merziteni nga keto sulme dhe na braktisni
, sepse prandaj edhe behen qe JU te merziteni dhe te na braktisni ne keto momente ku besoj varet e ardhmja jone. Edhe njehere mos na braktisni por vazhdoni dhe zgjerogeni listen NON GRADA se populli Shqiptar eshte me Ju dhe me SHBA.
Faleminderit ambasadore e nderruar, Amerika mbetet shpresa jone e fundit
Jam shumë dakort me komentin e shqiptarit të Ilirisë.Nuk ka çfarë të komentohet më tepër.Ky koment duhet që të dërgohet tek Juri Kim,që ta dijë çfarë thonë dhe çfarë kërkojnë shqipëtarët.
Ej, ju qe falenderoni nga zemra, ku e gjeni tere ate stomak xhanem?! Dilni me emer te pakten se kam degjuar qe Kimetja do t’ju jape pasaporten Ameriqene, jo si Edvini qe ju genjen me nje sufllaqe