Masakroi gruan me thikë, shqiptari në gjykatë: Nuk e dija çfarë po bëja, u pendova

4 Gusht 2021, 12:33Rajoni TEMA

Florand Shehu, shqiptari që masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka deklaruar ditën e djeshme para autoriteteve se nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po bënte në momentin kur ndodhi krimi.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm.”- është shprehur ai.

Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes së kaluar, ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u vetëdorëza në komisariat.

Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare, me të cilën ka një djalë për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë.

3 komente në “Masakroi gruan me thikë, shqiptari në gjykatë: Nuk e dija çfarë po bëja, u pendova”

  1. psikologia says:

    mesoni per psikopatine njrez dhe crregullimet e personalitetit
    keta vrases mund te paranjihen dhe shmangen

    1. Detari says:

      sesht nevoj, popull i bastarduar me cecen-tataro-kurd i ka keto vese.
      shikoja surratin kurdit tek fotoja

  2. psikologia says:

    mesoni per psikopatine njrez dhe crregullimet e personalitetit
    keta vrases mund te paranjihen dhe shmangen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje