Media në Greqi: Zjarret në Shqipëri po kalojnë në territorin tonë

4 Gusht 2021, 16:53Rajoni TEMA

Zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë janë përhapur edhe në territorin grek. Të paktën kështu raportojnë mediat greke.

Sipas Protothema, një vatër zjarri në Shqipëri arriti në territorin grek në zonën e Filatit më herët gjatë pasdites së sotme.

Raportohet se flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin.

Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore si masë parandaluese. Gjithashtu, bëhet e ditur se Mbrojtja Civile në vend ka kërkuar ndihmë për mjete ajrore.

1 komente në “Media në Greqi: Zjarret në Shqipëri po kalojnë në territorin tonë”

  1. Neri says:

    Te mos trembet Greqia fare.Nuk kemi gje me grekun ne.Ne kemi inat njer tjetrin dhe i veme zjarrin.Per ne te rroj partia pa shqiperia le te shketohet.Kete gje beme dhe pas 1992.Parrulla e atehershme:Te shkatrrojme cdo gje qe ka nderyuar Enveri;tani te shkatrrojme zonat qe kane votuar PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje