Riatdhesimet nga Siria, SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç rekrutuesve, kërkohen financuesit

4 Gusht 2021, 16:51Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje nënat e riatdhesuara nga Siria. Burime pranë SPAK konfirmuan për A2 se për rastin ka një proces penal të hapur, ndaj dhe do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme si dhe marrja në pyetje e tyre pas fazës së karantinimit.

Brunilda Koçollari, Entela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdije Kaca e Klotilda Zani do të pyeten nga Prokuroria e Posaçme lidhur me itinerarin që ato kanë ndjekur për të mbërritur në Siri.

SPAK gjithashtu do të kërkojë informacion për rekrutuesit, financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të kalojnë nga Shqipëria në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Për të hedhur dritë mbi këta persona, hetuesit e SPAK i kanë sytë tek nënat e riatdhesuara pak ditë më parë. 5 gratë, së bashku me fëmijët e tyre, menjëherë pasi mbërritën në Rinas, u dërguan në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet mjekësore dhe psikologjike.

17 persona vijojnë të mbeten në kampin Al-Haël ndërsa situata për ta është mjaft e vështirë. Eva Dumani, Myrvete Dibra, Hajrije Taushani, Emanuela Daci dhe Elona Shuli janë familjet të cilat nuk dolën gjatë operacionit të parë, ndërsa disa prej tyre kërkojnë të rikthehen në atdhe.

1 komente në “Riatdhesimet nga Siria, SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç rekrutuesve, kërkohen financuesit”

  1. Spak kerkon pidhin e kurvave te veta o Mashtruesit e Kazanit ju shkerdhefte Afrika c'ju permban preagu says:

    kur u bon edhe fshataret e maloket e kazanit mashtrues hej !
    lexojne komentet tona dhe hp formulojne titujt ,me mendimin se po mashtrojne shqiptaret .
    po perse mos bij kurvash e prostituta ,i largoni temat ose komentet tona kur ne i komentojme kta moterqira ?
    yyyt kermat e njerezimit vendi juaj eshte ne Hale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje