E megjithatë, je vetëm!

5 Gusht 2021, 16:34Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane. E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova. Nëse do të kishte, ato do të jepeshin është munduar t’i mbushë mendjen ai gazetarëve të pranishëm, që janë munduar me pyetjet e thjeshta për të kuptuar diçka më shumë. Por, pa sqaruar se Departamenti i Shtetit nuk i bën publike ato.

Ishte e natyrshme, që përpara se ai të merrej me procesin e tij vetanak gjyqësor me një gjykatë në Paris, vetë autoritetet e shtetit shqiptar, si presidenti Meta por edhe kryeministri i vendit Edi Rama të merreshin zyrtarisht me akuzën ndaj tij. Presidenti Ilir Meta natyrshëm është futur në guaskën e vet, pasi po merr oksigjen nga shtyrja e shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po prononcohet; kurse Edi Rama, kryeministri i vendit, që pak i kushton fati i paraardhësit të tij, as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë. Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është duke u përpëlitur për të parë si do rrjedhin situatat në mënyrë që të shprehet publikisht realisht për fatin e z.Berisha. Kuptohet atë që lidhet me të, përfaqësimin në parlamentin e ri, që nuk dihet ende nëse ai do ta respektojë si duhet. Apeli i ambasadores së SHBA e linte të hapur këtë opsion. Me pak fjalë, të tre subjektet kryesore në vend që lidhen me të, as nuk e marrin përsipër të prononcohen zyrtarisht, sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së. Vendosmëria e ambasadores dhe artikulli-letër që la në fund kuptohet se në dorë kanë dhe letra të tjera që do t’i nxjerrin në kohën e duhur.

Ndërkohë që te PD-ja gjithnjë e më shumë po dalin zëra kundër Berishës, kurse të tjerë më së shumti po presin konjukturën e rradhës për t’i kthyer krahët. Berisha e di mirë këtë dhe ndaj duke i kërcëllitur dhëmbët SHBA-së, indirekt ua ka bërë të qartë se as nuk i llogarit fare. Por sërish është i vetëm dhe në segmentin më të vështirë të jetës së tij. Kjo është tragjedia e madhe e tij. Dhe, vetmia e ndjek sërish edhe pse çdokush e shikon me kujdes në reagimin e ashpër ndaj zyrtarëve amerikanë; përçmimin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke dhënë prova që e turpërojnë procesin, nëse do jetë i vërtetë; si edhe akuzat me emër për persona brenda dhe jashtë sistemit, si të përlyer me korrupsion.

Në momentin që organet e drejtësisë shqiptare nuk kanë ofruar gjë kundër tij, por edhe askush nuk e përgënjeshtron, ai do të ketë zë, të paktën deri në shtator. Problem është nëse gjërat që ai artikulon do jenë disa për qind të vërteta.

Larg Berishës dhe të gjithë politikës shqiptare, në ditët e ardhshme zhgënjimi do jetë te shqiptarët, që fillimisht askush nuk i gjen provat këtij personi, që ka vulë mbi shumë zhvillime në vend por edhe kësaj politike kaq agresive. Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra por mbi të gjitha sesa vlen drejtësia në Demokraci. Dhe, sido që të ndodhë, ajo që tashmë shihet qartë është një dhe vetëm një: Berisha është i vetëm dhe gati i pambrojtur në këtë luftë të pabarabartë me Departamentin e Shtetit, që as denjon t’ia hedhë sytë, por edhe me Shqipërinë, që duhet se e ka përcjellë prej kohësh në histori. Atë të të bërit shtet…alla shqiptar me fytyrë berishiane. Për këtë është më mirë të jesh i vetëm.

17 komente në “E megjithatë, je vetëm!”

    1. Kruja says:

      Syri i Oktapodit, je o Sale. Kot nuk t’a bene USA ftyren me t’zeze se kpuca. T’a ngrin buzqeshjen o Sale, ke marr fun, futi dy gishtat n’byth sic fute grushtin ‘komunist’.
      Hajt t’keqen Daja Sami, fen i ke lujt ktij kopuku, Syu i Oktapodit dhe i Peshkaqenit.
      Pale do dhe prova, pfeee…eee…

    2. k says:

      Edhe vijnë malokët truma truma, me i fry berishs ke suma.

  1. fteri says:

    Film pa pare Sali të jan lagë poturet në KËTË KOHË TË NXEHTË të luftës kundër mafjes e korrupsionit të pa ndëshkuar ballkanike dhe europiane nga Amerika .

    Ç’na thua o komunisti Sali për ardhjen në shqipëri të ligjit të kontrollit pastërtisë figurës komunistit të konvertuar në “demokrat si JU ?”.Nga do të ja mbashë ….Ti nuk pranon kërko ngritjen e një monumenti KORRUPSIONI për ty ?!……..

    “Nderin” që s’ta bëjnë në vendin tënd, që ti të ishe prapa hekurave për krimet e zullumet që ke bë 30 vjet , ,ndodhë ta bëjë një vend tjetër mik i madhë i shqiptarve AMERIKA dhe Ambasadorja e nderuar z. Kim ,je një don kishot ,miza përballet me luanin ,që po të,dojë me një të kafshuar gëlltit nja një milon si ti.

    Vetëm ki kujdes : se “monumenti” mund ti ngjajë Gadafit me hu në bythë ,ose Çausheskut me të shoqen plumbin kokës.Apo pikërisht atyre duhet t’u ngjajë !
    KY MONUMENT I JOTI ,para MILITANTVE RRUGAQ PD-ISTA që shqiprisë i vunë zjarrin nënë qeverisjen tënde të keqe.

    1. Gada says:

      Me sa duket Fundin tragjik nga i cili shpetoi bllokmenet do e ndjeke vete Berishen

  2. pordh me rigon says:

    tufa /hienat rrin bashk

    1. Orest Dalani says:

      Po ti ku je ? Ti me ke ri ? Apo i ben sy papulit nga vrima e celsit si te pallon gruan ? Ik o bajge se na hape barkun , bythqir , ik e ruaj gruan se te qiet , ptuuuu vromjari

  3. Patronazhisti says:

    Nuk bëhesh dot gazetar me zor. Por në rastin e këtij limfatiku mungon edhe ajo farë zori. I eshte mbushur mendja qe ka lindur rradhor. Kush është vetë e kush është bashkë. Sa janë shtuar këta rradhorët këto 8 vjetët e fundit. I gjen në zakonisht tek zorra e trashë e rilindjes. Atje vegjetojnë në lumturi. ( kujdes çensura e kuqe)

  4. Sit back and relax says:

    Edhe humbja kërkon dinjitet, njerzillek, veti keto qe i kane vetëm njerëzit, mos i kërkoni tek kafshet.

  5. Tropojani says:

    Lexim jashtë klase për Berishën. Me elozhe të fshehura pro Berishiane. Vari leshte, artikull I pa nevojshëm

  6. Xhebrail Jemini says:

    Kesj rradhe do thyesh hundet Sali, keq fare. Se e fillove me koleget e tu, ku sejcili qe gezonte reputacion e popullaritet e shikoje si konkurent dhe me spiunlleqe e shpifje mundoheshe ti beje varrin, me tentativen per te mbyllur sektorin shkencor-eksperimental te fakultetit te mjekeise , me ata qe i pe si konkurrente potenciale ne politike dhe i hengre pabesisht. Me kundershtaret politike qe gezonin popullaritet e i burgose e dhunove me mercenaret e Bukoshit , me percarjen e popullit dhe vjedhjen e tjetersimin e prones., shkaterrimin e industrise dhe lenien ne rruge te specialisteve, shitjen e vjedhjen e pasurive te ketij populli qe u zhduken per 5 leke. Por kesaj rradhe e ke keq punen; Ndalu Beg, se ka hendek. Jane ditet e bekuara keto qe ngjallin shpresen e venitur ne zemrat e shqiptareve te zhgenjyer per 30 vjet.

  7. Petrit says:

    E megjithate, nuk eshte vetem.
    PROF DR SALI BERISHA nuk eshte dhe nuk do te jetë kurrë vetem.
    Ai ka ne krah te gjithe shqiptarët e ndershem dhe te gjithe ata qe e duan shqiperine dhe kombin shqiptarë.
    Sepse Sali Berisha eshte nje dhe mund te zhbehet sado qe te lodhen hienat e kuqe komuniste.

    1. Luan says:

      Natyrisht qe nuk do te mungojne pretorianet e Saliut qe qajne parajsen e humbur te vjedhjes e paligjshmerise duke na trembur me gogolin komunist qe ka 30 vjet qe ka vdekur e sna tremb dot me. Formule qe spi uje me. Ska me budalenj.

  8. Jimi says:

    Dhe i vetem trim ne lufte !

  9. Kalec Dega says:

    Sali Ram Berisha tani eshte nje “Petrit” i mbuluar me fekale te lavdishme qe vegjeton ne kanalet e ujërave te zeza, por qe pusetat nuk kane kapak dhe ne vend te kapakëve jane “Taulant” ” Petrit”

  10. Amerikoni says:

    Jo more s’qenka vetem, paska dhe ate të preshit me vete.
    Po prit sa trim do jete kur t’ia sjellin Zenin për vizite në USA me byzylyke inoksidabel sa trim do jete…
    Dita e pagese vjen për te gjithe maskarenjte.
    Pyet Sadamin vlla, se dhe ai ishte me pro Amerikan se ty e luftoi Iranin 10 vjet për USAn.
    ?

  11. Tomori USA says:

    Mezi presim ti vihen hekurat keti bastardi, krimineli, shkaterusit te demokracis e drejtesis, prones private e asaj shtetrore, cperfytyrimit te qytetareve , ku nje pjes te mire i kethehu ne hajdut pronash e shkaterus te pasuris kobetare. Sa me pare ne burg, aq me mire per demokracin dhe shtetin ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje