Varianti Delta në SHBA shqetësuese, spitalet ‘pushtohen’ nga të rinjtë

5 Gusht 2021, 16:11Bota TEMA

Spitalet amerikane janë në kaos, jo vetëm për shkak të personave të  pavaksinuar, por edhe për shkak të pacientëve të rinj me  simptoma të rënda. Ekspertët kanë theksuar se pacientët që janë shtruar në spital, janë kryesisht moshat e reja, midis 20 dhe 30 vjeç dhe të pavaksinuar.

Në fakt, ata kanë simptoma shumë më të rënda, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që u u infektuan vitin e kaluar. Shumë ekspertë besojnë se mutacioni “Delta” është përgjegjës.

Sipas studimeve në disa vende të tjera, varianti i ri shkakton simptoma më serioze dhe prek kryesisht të rinjtë. Disa besojnë se rritja e rasteve tek të rinjtë është për shkak të faktit se këto grupmosha nuk janë vaksinuar, si dhe për arsye se nuk respektojnë masat.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në fund të janarit, më shumë se 50% e pacientëve me COVID ishin mbi 65 vjeç, ndërsa personat nën 55 vjeç përbënin vetëm 22%.

Sot, pacientët e moshuar përbëjnë vetëm 25% të rasteve ndërsa grupmosha 18 deri në 49 vjeç përbën 41% të rasteve.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje